AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ndarja strikte s’është zgjidhje për Palestinën dhe Izraelin

Ndërsa bombat vazhdojnë të bien, dhe lufta propagandistike gëlon, është e vështirë të imagjinohet ndonjë rrugëdalje nga tragjedia izraelito-palestineze. Por kjo mund të pasqyrojë paaftësinë tonë për të imagjinuar dy shtete, qëllimi i të cilëve është të afrojnë dy popuj, jo të krijojnë dy shtete aparteidi ku tani ekziston një.

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Njohja e një shteti palestinez është gjëja morale që duhet bërë dhe mënyra e vetme për të arritur një paqe të drejtë në Lindjen e Mesme. Për të bindur qeverinë e ardhshme izraelite se palestinezët duhet të kenë të drejta të plota politike, nevojitet një valë e re vendesh që zgjerojnë njohjen formale – siç sapo kanë bërë Spanja, Irlanda dhe Norvegjia. Por mbështetësit duhet të theksojnë se shteti palestinez nuk mund të jetë as një pasqyrë e Izraelit dhe as një mjet për të ndarë rreptësisht hebrenjtë nga palestinezët.

Lëreni mënjanë faktin e trishtuar që asnjë qeveri izraelite në horizont nuk është e gatshme të diskutojë një paqe të drejtë dhe se palestinezët nuk kanë një lidership demokratik të legjitimuar që të mund t’i përfaqësojë ata. Thjesht le të imagjinojmë se një dialog i tillë do të fillonte. Çfarë parimesh duhet të përfshijë ai për të frymëzuar besimin në një rezultat të drejtë për të gjithë – pavarësisht nga përkatësia etnike, feja dhe gjuha – nga lumi Jordan deri në detin Mesdhe?

Arsyeja pse një Izrael i Madh ka qenë gjithmonë i papajtueshëm me drejtësinë është se Izraeli u mohon qytetarëve të tij palestinezë – 20% të totalit – barazinë e plotë për ta mbajtur veten si një shtet ekskluzivisht hebre (jo vetëm izraelit). Thjesht krijimi i një shteti palestinez përkrah Izraelit nuk do të shërbente për ta zgjidhur këtë problem.

Dhe çfarë do të ndodhte me hebrenjtë që janë vendosur (ilegalisht) në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nëse Palestina do të krijohej si një shtet ekskluzivisht palestinez arab? Një ide që po merret në konsideratë është një shkëmbim popullsie, që të kujton shkëmbimin tragjik të grekëve dhe turqve etnikë pas luftës së viteve 1919-1922.

A jemi çmendur? Një shekull pas atij akti spastrimi etnik, pasardhësit e atyre njerëzve të shkëmbyer janë ende në zi për atdheun e tyre të humbur. A duam vërtet të promovojmë një katastrofë të ngjashme, një tjetër çrrënjosje masive, në emër të paqes dhe drejtësisë?

Thjesht imagjinoni një shtet palestinez që imiton politikën izraelite të ndërtimit të rrugëve të mbyllura për të lidhur komunitetet jo të afërta (për shembull, një autostradë e mbyllur që lidh Bregun Perëndimor dhe Gazën), ose rrugë ekskluzivisht palestineze që lidhin komunitetet palestineze në Izrael me shtetin e ri palestinez. Rrugët e mbyllura që Izraeli ka ndërtuar për të lidhur komunitetet hebreje funksionojnë si mure që në mënyrë të pashmangshme rrethojnë palestinezët. Sigurisht që zgjidhja nuk mund të jetë ndërtimi i rrugëve të reja të mbyllura që lidhin palestinezët dhe kufizojnë hebrenjtë.

Po ideja që kolonët izraelitë mund të zgjidhnin të qëndronin si shtetas të dyfishtë nën një shtet palestinez, ndërsa qytetarët palestinezë të Izraelit do të fitonin gjithashtu shtetësi të dyfishtë? Kjo është logjike, por si mund të kenë besim hebrenjtë në Palestinë dhe palestinezët në Izrael se nuk do të trajtohen si një shtresë e ulët? Për shembull, si mund të parandalohen forcat e sigurisë të çdo shteti që ta trajtojnë pakicën si një problem që duhet të frenohet ose ndoshta të eliminohet në të ardhmen? Shkurtimisht, si mund ta shmangim zëvendësimin e një shteti të aparteidit me dy shtete të tilla pranë njëri-tjetrit?

Shumë palestinezë, të prekur nga nënshtrimi i tyre i gjatë, do të tundohen të kërkojnë që çdo kolon hebre të dëbohet nga shteti palestinez. Të tjerët, për të cilët shtetësia është prioriteti kryesor, mund të jenë të kënaqur me një zgjidhje dy shtete aparteid. Por a ia vlen të luftosh për qëllime të tilla? A mund të gjenerojnë ata mbështetjen globale që u duhet palestinezëve për të arritur një paqe të drejtë?

Nëse qëllimi i palestinezëve do të ishte një shtet ekskluzivisht palestinez, dyshoj se Afrika e Jugut, avokatët e së cilës – të rritur mbi parimet humaniste të Nelson Mandelës – e ndoqën në mënyrë kaq elokuente Izraelin në Hagë, do të ishte dakord. Vizioni që frymëzon protestat studentore pro-palestineze në Shtetet e Bashkuara, Norvegji, Spanjë, Irlandë dhe shumë vende të tjera evropiane është një e drejtë e barabartë, jo e një të drejte simetrike për të imponuar aparteidin.

Parimi i ndarjes së hebrenjve nga palestinezët është i papajtueshëm me të drejtat e njeriut, sepse nënkupton transferim masiv ose trajtim si një shtresë e ulët. Prandaj, të dyja palët duhet të heqin dorë nga kërkesa për një shtet ekskluziv (hebre apo palestinezo-arab).

Kjo nuk do të thotë se jeta hebreje duhet të reduktohet në ndonjë mënyrë, ose se palestinezët duhet të heqin dorë nga aspiratat e tyre për shtetësi. Ajo që do të thotë kjo është se qëllimi duhet të jenë shtetet poroze izraelite dhe palestineze që garantojnë vetëvendosje për të dy popujt. Që të funksionojnë mirë, do të nevojiteshin institucione konfederale për të mbrojtur të drejtat e barabarta. E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishmja, një marrëveshje e tillë do të kërkonte shtetësi të plotë të dyfishtë. Kjo zgjidhje do të garantonte të drejtat e njeriut që kërkon Jugu Global (i përfaqësuar sot nga avokatët e Afrikës së Jugut) dhe që Veriu Global pretendon se i nderon.

Si të arrijmë këtu? Mund të ketë diçka të vërtetë në batutën e njohur irlandeze – “Unë për vete s’do t’ia nisja që aty” – por mendoj se përgjigja është dhënë tashmë nga hebrenjtë, myslimanët dhe të tjerët që bëjnë fushatë njëkohësisht kundër antisemitizmit dhe gjenocidit. Izraelitët dhe palestinezët duhet të pranojnë reciprokisht (ndoshta nëpërmjet një Komisioni të Vërtete dhe Pajtimit të ngjashëm me të Afrikës së Jugut) tre lloje dhimbjesh: dhimbjen që Evropa u shkaktoi hebrenjve me shekuj; dhimbjen që Izraeli u shkakton palestinezëve për tetë dekada; dhe dhimbjen që palestinezët dhe hebrenjtë kanë shkëmbyer nën hijen helmuese të luftës dhe rezistencës.

Ndërsa bombat vazhdojnë të bien, dhe lufta propagandistike gëlon, është e vështirë të imagjinohet ndonjë rrugëdalje nga tragjedia izraelito-palestineze. Por kjo mund të pasqyrojë paaftësinë tonë për të imagjinuar dy shtete, qëllimi i të cilëve është të afrojnë dy popuj, jo të garantojnë ndarjen e tyre.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Strict Separation Is Not the Answer for Palestine and Israel

Etiketa: AfrikaAfrika e JugutautostradbesimdialogEvropagazGazaGazëhebreIrlandaIzraelIzraeliJordanLuftaLufteLumimarrëveshjeNorvegjiNorvegjiaPalestinaPalestinepaqeProject SyndicateProtestatSHShtetet e BashkuaraSpanjatë drejtaVetëvendosje
Tjetri
Gjyqtarja Sonjela Voskopi konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Sonjela Voskopi konfirmohet në detyrë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.