AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata liron nga qelia gazetarin Ervis Hasanaga

Gjykata e Tiranës njohu si të ligjshëm arrestimin e një gazetari dhe pranoi kërkesën e prokurorit për masë sigurimi detyrim paraqitje. Avokati Ylli Kameri tha se arrestimi ishte i paligjshëm dhe gazetari ishte ndaluar vetëm për publikim lajmi, i cili kishte rezultuar i rremë. Ai tha se arrestimi cënonte lirinë e shprehjes.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çekiçi i gjyqtarit | Foto ilustrim nga Wikimedia

Gjykata e Tiranës caktoi të dielën masë sigurimi detyrim paraqitje ndaj gazetarit Ervis Hasanaga, i cili po hetohet për akuzën e “falsifikimit kompjuterik”, sëbashku me oficeren e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Rexhina Omeri.

Prokurori Arben Agovi tha se hetimet për rastit do të vazhdonin dhe se ai kishte kërkuar masën e sigurimit “detyrim paraqitje”, duke pasur parasysh qëndrimin e të arrestuarve dhe situatën e tyre familjare. Agovi tha se gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestin.

Por avokati Ylli Kameri, që përfaqësonte në seancë Hasanagën, tha se në rastin e tij nuk kishte vepër penale dhe se arrestimi ishte i paligjshëm. Kameri i tha BIRN  se gazetari nuk ishte arrestuar në flagrancë siç ka njoftuar policia, por ishte paraqitur vetë në polici pasi ishte thirrur për të sqaruar.

Ai tha se Hasanaga nuk kishte bërë falsifikim të asnjëlloji, por kishte publikuar një lajm që më pas kishte rezultuar i rremë. “Kur është njoftuar nga një person (i njohur i kallëzuesit) se lajmi ishte i rremë, redaktori e ka fshirë lajmin”, tha Kameri. Ai shtoi se gazetari nuk e kishte shkruar vetë lajmin, por kishte qenë në cilësinë e redaktorit apo publikuesit.  Po ashtu sipas avokatit ngjarja nuk ka sjellë pasoja.

Avokati tha se çështja ishte civile apo administrative, por jo penale. “Publikimi i një lajmi të rremë nuk mund të jetë në asnjë rast falsifikim kompjuterik”, tha Kamberi. Avokati tha se ndjekja penale në këtë rast cënonte “lirinë e shprehjes dhe fjalën e lirë me të mirat dhe problematikat që vijnë prej saj”.

Megjithatë gjyqtari Ardit Mustafaj ka marrë parasysh kërkesën e prokurorisë, duke arsyetuar se kjo kishte të drejtën për të hetuar. Kamberi tha se ai i do të kërkonte apelimin e çështjes.

Gazetari Ervis Hasanaga u arrestua më 30 Maj, bashkë me oficeren e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rexhina Omeri, ndërsa Kushtrim Selimi – shef sektori pranë AMP-së, u shpall në kërkim. Ata po hetohen për akuzën e “falsifikimit kompjuterik”, por të dhënat nga dosja tregojnë se gazetari Hasanaga ka bërë vetëm publikimin e një informacioni jo të saktë, të cilin më pas e ka fshirë. Kallëzuesi pretendon që lajmi i ka cënuar karrierën.

Organizatat për mbrojtjen e gazetarëve e kanë cilësuar të ekzagjeruar arrestimin, ndërsa kanë ngritur shqetësimin se policia po përdorte masa ekstreme për çështje që zgjidhen nga kodi i etikës apo ligji civil.

Blerjana Bino nga Safe Journalist tha se rasti  mund të ketë “chilling effect” dhe mund të sjellë vetë-censurim të gazetarëve. “Në rastin e Hasanagës, shqetësimi ynë është për precedentin që krijohet për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias duke e zëvendësuar kundravajtjen penale, pra shpifjen e dënueshme me gjobë, me falsifikimin kompjuterik, që është vepër penale dhe ka dënim me burg”, tha Bino.

Ajo tha se arrestimi i një gazetari duhet të jetë një masë e fundit, “e përdorur vetëm kur ka një shkelje serioze të ligjit dhe kur mjetet e tjera për të siguruar përgjegjësinë janë shteruar”.

Etiketa: AdministrativeAMPArben AgoviArdit MustafajarrestimiBIRNBlerjana BinoBurgdetyrimDosjaErvis HasanagagazetarGjykataGjykata e TiranësHetimetKushtrim SelimiMASMasapasojapoliciPoliciaProkuroriRexhina OmeriSigurimiTiranëYlli Kamberi
Tjetri
Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në Bulqizë

Vritet një minator në galeritë e kromit në Bulqizë

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Apeli Administrativ rikthen për rishqyrtim në KLP kërkesën për masë ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

19:11 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.