AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Gjyqtarja Fatime Deçolli përballet me vetingun

Gjyqtarja e Tiranës, Fatime Deçolli dha shpjegime para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për balanca negative në vlera të vogla, ndërsa në seancë u vu në dukje se hetimet e KPK kishin përmbysur një raport me probleme nga DSIK.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
14:10 | 03/06/2024
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Fatime Deçolli gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën një seancë dëgjimore me gjyqtaren e Tiranës Fatime Deçolli. Gjyqtares, që iu nënshtrua procesit të rivlerësimit në të tri kriteret,  iu kërkuan shpjegime për dy balanca negative të shpërndara në vite dhe që në total shkonin rreth 500 mijë lekë dhe po ashtu u pyet në lidhje me qëndrimet e saj në një prej çështjeve të gjykuara prej saj që ishte rrëzuar në Apel.

Deçolli në fjlaën e saj falënderoi KPK-në për hetimin e thellë dhe të gjithanshëm dhe ra dakord me konkluzionet, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh shpjegimet e dhëna sa i përket bilanceve negative.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Deçolli, u krye nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Etleda Çiftja anëtare dhe Brunilda Bekteshi relatore.

Fatime Deçolli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si gjyqtare dhe kryetare gjykate në Berat. Prej vitit 2010, Deçolli e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Bilancet negative

Relatimi i Bekteshit mbi pasuritë e Deçollit ishte i detajuar, por KPK vuri në dukje se kishte gjetur probleme dhe kishte kërkuar shpjegime vetëm në lidhje me dy momente.

Kështu sipas Bekteshit, pas një investimi në vitin 2004, Deçolli rezultonte me një bilanc negativ prej 100 mijë lekësh. Siç doli nga relatimi, ky bilanc ndikohej nga fakti që Deçolli nuk kishte deklaruar ndryshime në kursimet cash të kohës.

Ajo tha se shuma e kursyer në vitin 2004 ishte përdorur për investimin, por në muajt qershor-dhjetor 2005 kjo shumë ishte rivendosur si kursim dhe për pasojë nuk kishte ndryshim kursimesh në vitin pasardhës.

Bilanci i dytë negativ prej rreth 400 mijë lekësh, i ndarë në vitet 2011, 2014 dhe 2015, ishte krijuar për shkak të pagesave të kredisë në blerjen e një apartamenti dhe shpenzimeve të tjera të familjes.

KPK tha se nuk kishte marrë parasysh të ardhurat nga një shtëpi e dhënë me qira në Berat, duke shpjeguar se tatimet për këto të ardhura ishin paguar vetëm pas hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin.

Në këtë pikë, Deçolli i kërkoi Komisionit të merrte parasysh të ardhurat e vjehrrës që kishte ndihmuar familjen. Sipas saj nëse merreshin në konsideratë edhe këto të ardhura, ky bilanc negativ ndryshohej.

Në vijim u bë me dije se gjyqtarja dhe bashkëshorti kishin blerë një apartament në Tiranë për shumën 82 mijë euro në vitin 2009. Pagesat për apartamentin ishin ndarë në tre këste. Kësti i parë siç doli në hetim ishte paguar fillimisht me një hua afatshkurtër që ishte shlyer me kursimet e Deçollit. Sipas Komisionit, huaja ishte shlyer ne rrugë bankare dhe nuk u gjetën probleme.

Kësti i dytë ishte paguar përmes një kredie, ndërsa kësti i tretë pak më shumë se 24 mijë euro ishte ende i pashlyer pasi shtëpia nuk ishte regjistruar si pronë në kadastër.

Anëtarja e trupës Etleda Çiftja pyeti Deçollin për këtë rast. Çiftja kërkoi të dinte nëse kishte ndonjë kontratë mes Deçollit dhe kompanisë, për shkak se gjyqtarja e shfrytëzonte banesën prej vitesh, por nuk e kishte paguar këstin e tretë. Deçolli këmbënguli se nuk kishte kontratë tjetër, përveç asaj që e lidhte shlyerje e këtij detyrime me regjistrimin e pronës.

Bekteshi tha se ishin verifikuar pasuritë e vjehrrës dhe djalit të gjyqtares dhe nuk ishin gjetur probleme. Po ashtu KPK kishte hetuar për pasuri edhe në dy mbiemrat e tjerë të përdorur nga gjyqtarja dhe të deklaruara prej saj.

Figura dhe profesionalizmi

Bekteshi relatoi se Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar kishte sjellë një raport me probleme për Deçollin, duke vënë në dukje një çështje dhe ngritur dyshime për gjyqtaren. DSIK megjithatë nuk kishte dhënë mendim përfundimtare mbi gjyqtaren, por ia linte këtë vlerësim Komisionit.

Por verifikimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjetën se çështja në fjalë, një çështje divorci, nuk ishte gjykuar prej saj. Deçolli vetë e cilësoi fyes raportin e DSIK-së dhe bëri kritika ndaj punës së institucionit, por u ndërpre nga kryesuesi Hamitaj që i cilësoi këto jashtë interesit të seancës.

Sa i përket profesionalizmit, Deçollit iu kërkuan shpjegime për një çështje të gjykuar prej saj, emërtuar si “Dosja numër 3”. KPK tha se vendimi në fjalë ishte prishur nga Gjykata e Apelit. Siç u kuptua çështja ishte një padi për konsiderimin si “absolutisht të pavlefshme” të një kontrate dhurimi.

Deçolli në shpjegimet e saj tha se kishte ndjekur vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë. Ajo tha se nëse padia konsiderohej e plotë Apeli mund ta kishte shqyrtuar atë vetë dhe nuk kishte pse e kthente.

Gjyqtarja dha shpjegime edhe mbi disa denoncime. Ajo falënderoi KPK për hetimin e thelluar dhe kërkoi konfirmim në detyrë. Vendimi do të shpallet në 5 qershor.

 

Etiketa: ApelApeliBashkëshortiBeratBrunilda BekteshiDosjaDSIKEtleda ÇiftjaEuroFatime DeçolliGjykataGjykata e ApelitGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësGjyqtareHetimhuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfirmimKPKlulzim hamitajpadiProcesi i vetingutPunëraportSHTiranëVendimi
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Fatime Deçolli – Gjykata e Tiranës

Tjetri

Punonjësit e fondit Besa akuzohen për mashtrim me kreditë

Tjetri
Fajdet qarkullojnë paratë e pista në ekonominë shqiptare

Punonjësit e fondit Besa akuzohen për mashtrim me kreditë

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.