AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar – Fatime Deçolli – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Fatime Deçolli e Gjykatës së Tiranës u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

BIRNngaBIRN
12:37 | 03/06/2024
në KPK, Skeda
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja Fatime Deçolli e Gjykatës së Tiranës u përball të hënën më 3 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja dhe Brunilda Bekteshi.

Fatime Deçolli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si gjyqtare dhe kryetare gjykate në Berat. Prej vitit 2010, Deçolli e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Fatime Deçolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Fatime Deçolli.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Fatime Deçolli deklaronte pasuri familjare me vlerë 8.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 27.2 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 22.3 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 3.8 milionë lekë si dhe automjet me vlerë 900 mijë lekë. Gjithashtu, bashkëshorti i subjektit zotëron kuota me vlerë 36 mijë lekë në një fond pensioni.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 40.3 milionë lekë, nga të cilat rreth 51% kanë si burim pagën e subjektit, 35% pagat e familjarëve, 7.2% dhuratat nga familjarët dhe 1.6% të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimin mbi një banesë private në emër të bashkëshortit si dhe përfitimet nga shitja e pasurisë së prindërve.

Më konkretisht në vitin 2005, subjekti Fatime Deçolli deklaron për herë të parë në emër të bashkëshortit një banesë private dhe truall në Berat të regjistruar në hipotekë me vlerën e 3 milionë lekëve. Nga deklarimi është e paqartë nëse kjo pronë është një aset shtesë apo rivlerësim aseti ekzistues. Në prona do të ishte një aset shtesë, subjekti do të rezultonte për vitin me mungesë burimesh për justifikimin e saj.

Në vitin 2009, subjekti deklaron blerjen e një apartamenti banimi me vlerë 82,600 euro, me burim kryesor një kredi bankare në vlerën e 45,000 eurove si dhe detyrimin e pashlyer ndaj firmës së ndërtimit në vlerën e 25,600 euro.

Në vitin 2016, bashkëshorti i subjektit deklaron shtesë në llogari bankare në vlerën e 15,953 euro me burim krijimi shitjen e pasurisë së paluajtshme në emër të mamasë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBashkëshortiBeratBIRNBrunilda BekteshiEtleda ÇiftjaEuroFatime Deçolliflamuj të kuqGjykataGjykata e Rrethit TiranëGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjyqtarGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollikredilulzim hamitajPagatPasuri të paluajtshmepasuriapronaraportreporterreporter.alSkedaSkeda e pasurisëTiranë
I mëparshmi

Rrjedh teza e gjuhës angleze në provimin e Maturës Shtetërore

Tjetri

Gjyqtarja Fatime Deçolli përballet me vetingun

Tjetri
Gjyqtarja Fatime Deçolli përballet me vetingun

Gjyqtarja Fatime Deçolli përballet me vetingun

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.