AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Korrupsioni perceptohet si kërcënimi më i madh i sigurisë në Shqipëri

Shumica e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë kërcënimet më serioze për sigurinë e vendit, sugjeron një anketim i zhvilluar në fillim të këtij viti nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:03 | 05/06/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë prezantimit të Barometrit Shqiptar të Sigurisë 2024. Foto kortezi nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

“Korrupsioni është identifikuar si kërcënimi kryesor i sigurisë që kur barometri u krye për herë të parë në vitin 2019, por përqindja e qytetarëve që e identifikojnë korrupsionin si kërcënimin kryesor të sigurisë në këtë anketë është më e lartë se në vitet e mëparshme,” thuhet në gjetjet e Barometrit Shqiptar të Sigurisë për vitin 2024 që u prezantua të mërkurën në Tiranë.

Sipas të dhënave, 45 përqind e të anketuarve vendosën korrupsionin si kërcënimin kryesor për sigurinë, ndërsa 23.8 për qind e tyre mendojnë se është krimi i organizuar si kërcënim kryesor, një perceptim po ashtu në rritje nga vitet e tjera.

Këto dy “rreziqe” ndiqen nga kërcënimi i luftrave me shtete të tjera, pandemia apo terrorizmi.

Studimi po ashtu identifikoi një besim të ulët të qytetarëve tek institucionet dhe perceptimin e administratës shtetërore si të “palirë”.

Në masën 41.7 përqind, qytetarët janë shprehur se nuk ndihen të përfaqësuar nga Parlamenti, si institucioni më i rëndësishëm demokratik i vendit, një e dhënë kjo që sipas autorëve të raportit “tregon një të dhënë të rëndësishme për pasigurinëe politike”.

E pranishme në aktivitet, nënkryertarja e parlamentit Ermonela Felaj, tha se kjo e dhënë duhet të ishte një ‘alert’ për punën e Kuvendit në të ardhmen.

“Rritja e mosbesimit tregon se Kuvendi nuk është atje ku duhet në rolin e tij mbikëqyrës dhe përfaqësues,” tha Felaj, duke shtuar se kjo “duhet t’i bëjë të zgjedhurit që të reflektojnë”.

Sipas Felajt, kjo ka ndodhur dhe për shkak të polarizimit të skajshëm politik të parlamentit.

Pyetësori po ashtu ka identifikuar një mosbesim të madh të qytetarëve (82 për qind) ndaj drejtuesve të qeverisë, për të cilën besojnë se shkelin ligjet, abuzojnë me pushtetin dhe se puna e qeverisë ndikohet në vendimmarrje nga interesat e bizneseve të mëdha (45.7%).

Shqiptarët gjithashtu nuk besojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira, se do të ndëshkohen krimet e funksionarëve të lartë dhe se administrata ka liri shprehje.

Anketimi u bazua në disa tematika të sigurisë, si kërcënimet e sigurisë dhe marrëdhënia me vendet e tjera, siguria politike, ekonomike, shëndetësore dhe ushqimore, si dhe marrëdhëniet gjinore.

Perceptimi për drejtësinë e re tregon se afërsisht 2/3 besojnë në seriozitetin e punës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa ndahen pothuaj përgjysmë kur pyeten për pavarësinë nga politika të SPAK dhe GJKKO.

Lidhur me sigurinë ekonomike, për 2/3 situata financiare shihet as mirë, as keq, ndërsa shumica besojnë se është rritur hendeku mes të pasurve dhe të varfërve për shkak të qeverisjes.

Shqiptarët shfaqen më të shqetësuar kur vjen puna tek siguria ushqimore, duke pohuar se kanë frikë se nuk do të mund të plotësojnë nevojat ushqimore, se kishin pakësuar sasinë e ushqimit pasi nuk kishin para mjaftueshëm dhe se produktet ushqimore në treg nuk ishin të kontrolluara nga institucionet përkatëse.

 

Etiketa: AdministratabesimErmonela FelajGJKKOKorrupsionikrimiKrimi i organizuarKuvendiliraMASpandemiaParaPunaPunëQëndra për Studimin e Demokracisë dhe QeverisjesSHshqipShqipëriSiguriaSiguria ushqimoresondazhSPAKTerrorizmiTregZgjedhjet
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati

Tjetri

Gjyqtari Julian Haxhiu jep shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë

Tjetri
Gjyqtari Julian Haxhiu jep shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë

Gjyqtari Julian Haxhiu jep shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.