AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati

Megjithëse Kolegji konstatoi parreugllsi dhe disa pasaktësi në vlerësimin e kryer nga Komisioni për prokuroren e Kukësit, Rita Gjati, problemet e gjetura për pasurinë dhe figurën, u çmuan se e vendosin këtë subjekt rivlerësimi në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm në këto dy kritere.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Rita Gjati (majtas) dhe avokatja Evrikli Kolovani duke dalë nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Kukësit, Rita Gjati. Megjithëse disa prej konkluzioneve të Komisionit nuk janë konstatuar të pabazuara, Kolegji konkludoi se Gjati rezulton të ketë kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe figurës. Ndërkohë, problemet në aspektin profesional nuk u gjetën penalizuese. Gjati nuk ishte e pranishme në seancën e shpalljes së vendimit në KPA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 19 mars 2021 t largojë nga detyra prokuroren Rita Gjati, duke çmuar se subjekti nuk ishte bindëse në shpjegimet e saj për pasurinë, lidhur me kontaktet e papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar, si dhe për problemet e konstatuara në kriterin profesional, duke argumentuar se deklarimet e mëparshme të saj nuk përputheshin me provat e siguruara gjatë hetimit administrativ.

Pas ankimit të paraqitur nga subjkti në Kolegj, ky i fundit konstatoi shkelje të rënda procedurale në procesin e kryer në KPK dhe e kaloi çështjen për shqyrtim në seancë publike. Megjithatë, rezultati përfundimtar i shkarkimit të Gjatit, mbeti i pandryshuar.

Sipas kryesueses së trupit gjykues të Kolegjit, gjyqtares Ina Rama, subjekti nuk arriti të përmbyshë detyrimin kushtetutes për të deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë si dhe për të shpjeguar bindshëm burimin e tyre. Ajo tha se rezultoi se Gjati ka kryer deklarim të pasaktë dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për pasuritë, nga për rrjedhojë gjendet në kushtet e deklarimitt ë pamjaftueshëm.

Për një apartament dhe garazh në Sarandë, megjithëse Kolegji ka pranuar pretendimet për korrigjimin e të ardhurave të bashkëshortit si mësues për periudhën 1986-1997, dy kredi të marra nga Fondi Besa dhe të ardhurat nga shitja e një trualli në shumën 1 milion lekë, sërish subjekti e familjarët janë gjetur në pamundësi financiare. Lidhur me mosdeklarimin e bashkëpronësisë së garazhit, u konkludua se subjekti nuk ka përmbushur detyrimin për deklarim të saktë e të plotë.

Situatë të ngjashme, KPA konkludon edhe për një apartament në Tiranë me vlerë 6 milionë lekë të regjistruar në emër të djalit të subjektit në vitin 2021. Sipas kryesueses Rama, pas kontrollit në Kolegj, pavarësisht korrigjimit të disa gabimeve në analizën e KPK, sërish subjekti dhe personat e lidhur të saj gjenden në kushtet e pamundësisë financiare për pagesën e këstit të parë dhe të mobilimit në vitin 2015.

Për një truall 550 m2 në emër të djalit, të fituar me vendim të Këshillit të Bashkisë Sarandë të vitit 2000, si shesh ndërtimi, KPA vlerëson se mosdeklarimi i këtij trualli nuk përbënë fshehje të pasurisë. Por, Kolegji vlerëson se përdorimi i vendimit të Këshillit të Bashkisë Sarandë, i miratuar në mungesë të qartë të kriteteve duke passjellë përfitim të padrejtë të vlerës monetare, ndikon në mosarritjen e një vlerësimi të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Deklarimet kontradiktore të subjektit për një hua, Kolegji i cilëson se nuk përmbushin kushtet për t’u konsideruar si deklarim i rremë.

Ashtu si KPK, edhe Kolegji vlerëson se Gjati ka kryer deklarim të pasaktë në kriterin e figurës, pasi nuk ka treguar faktin se ajo dhe bashkëshorti kishin krijuar marrëdhënie juridike me një person të përfshirë në krimin e organizuar, pasi kanë përfituar të drejtën e përdorimit mbi një apartament në pronësi të tij, përpara shlyerjes së çmimit të shitjes. Për rrjedhojë, kanë rezultuar debitorë ndaj tij me një shumë monetare prej 4 milionë lekësh. Kjo situatë vlerësohet nga Kolegji se e vendos subjektin në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm dhe për figurën.

Ndërkohë, parregullsitë e subjektit në kriterin profesional janë konsideruar të pamjaftueshme për të konkluduar se ajo është papërshtatshme në këtë kriter. Për rrjedhojë konkludohet se arrin nivel kualifikues për profesionalizmin.

Në përfundim, Kolegji e ka gjetur të bazuar në fakt dhe në ligj vendimmarrjen e Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurores Gjati, duke e lënë në fuqi.

 

Etiketa: 1997AnalizëBashkëshortiFondi BesahuaIna RamaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKkrediLigjMosdeklarimProkuroreRamaRita GjatiSHVendim
Tjetri
Korrupsioni perceptohet si kërcënimi më i madh i sigurisë në Shqipëri

Korrupsioni perceptohet si kërcënimi më i madh i sigurisë në Shqipëri

681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.