AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Një farsë mizore dhe e kushtueshme”, thotë organizata e të drejtave për marrëveshjen Rama-Meloni

Organizata Human Rights Watch kritikoi marrëveshjen për kampin e refugjatëve në Shqipëri mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni si “një skemë model për keqmenaxhim dhe një planimetri për abuzime.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës të sigurisë italiane në kampin e Shëngjinit. Foto: LSA.

“Vizita e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni më 5 qershor në portin e Shëngjinit në Shqipëri vë në dukje çmendurinë e skemës së Italisë për të dërguar në Shqipëri migrantët dhe azilkërkuesit e ndaluar në Detin Mesdhe,” deklaroi Judith Sunderland, ndihmëspërgjegjësja për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën ndërkombëtare Human Rights Watch.

Organizata e ka kritikuar disa herë marrëveshjen si me rrezik potencial për dhunimin e të drejtave të njeriut ndërsa e ka vlerësuar atë si një farsë mizore, e destinuar për të ushqyer politikën e brendshme në Itali, duke e paguar shtrenjtë, por pa sjellë zgjidhje konkrete dhe të arsyeshme për problemin e emigrimit.

Italia thotë se marrëveshja do t’i mundësojë asaj të ndajë emigrantët meshkuj që kapen në det, t’i mbyllë në Gjadër për një procedurë të shpejtë të shqyrtimit të kërkesës për azil, për t’u pasuar nga një deportim në vendin e origjinës, në rast se vendi i origjinës klasifikohet si “i sigurt”. Organizata vëren me shqetësim se Italia ka vlerësuar si vende “të sigurta” edhe shtete të tilla si Egjipti, Tunizia, Algjeria apo Kameruni, ku në fakt ka raste të dokumentuara për përdorimin e torturës kundër kritikëve të qeverisë.

Italia pritet të shpenzojë me 670 dhe 850 milionë euro për këtë skemë, e cila është normalisht më e kushtueshme se sa trajtimi i zakonshëm në territorin italian.

Pyetur për rrezikun e dhunimit të të drejtave të njeriut nga kjo marrëveshje, kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili dikur ka qenë vetë emigrant politik në Francë, deklaroi se “kjo është vetëm një mënyrë se si mund të shihet problemi”.

“Larg nga të qenit një ‘model për t’u ndjekur’, vizita shpalosi edhe një herë faktin që qeveria Meloni nuk ka një përqasje të arsyeshme dhe njerëzore përkundrejt migrimit,” thuhet në deklaratën e HRË. “Marrëveshja italo-shqiptare është e kushtueshme, i vendos njerëzit në rrezik dhe ka gjasa nuk do të ndihmojë për të penguar njerëzit që të hipin në varka për të kaluar Mesdheun. Ajo është një ide e keqe që po bëhet gjithnjë edhe më e keqe,” shton deklarata.

Etiketa: AlgjeriaazilazilkërkuesAzilkërkuesitEdi RamaEuroGiorgia MeloniHuman Rights WatchItaliItaliaMarrëveshjamarrëveshjeMeloniQeveriaRamarrezikSHshqipShqipërishqiptarevizita
Tjetri
Shoqëria civile bën thirrje për ndalimin e gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI

Shoqëria civile bën thirrje për ndalimin e gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.