AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Mungesa e një hipodromi mban peng zhvillimin e hipizmit në Shqipëri

Përpjekjet e një grupi të vogël sipërmarrësish - me pasion të madh për garat me kuaj, për të ndërtuar një hipodrom afër Durrësit janë penguar nga mungesa e bazës ligjore.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gara hipizmi në Durrës

Golfi, hipizmi apo tenisi, të cilët shumëkush i quan “sporte luksi” vazhdojnë të mos e kenë vëmendjen e shtetit, megjithëse investimet e kryera për infrastrukturën sportive janë realizuar kryesisht nga privatët.

Golfi ka mbetur në aplikimet e amatorëve në sipërfaqe mjaft të vogla; tenisi ka shtuar numrin e fushave në disa nga qytetet kryesore të vendit, ndërsa përpjekjet e të apasionuarve në garat me kuaj për ngritjen e një hipodromi dhe për krijimin e bazës ligjore përkatëse kanë ndeshur në indiferencën e organizmave shtetërore.

Aktualisht, kuajt e racës gjakpastër angleze, që i dhanë jetë garave të shpejtësisë në bregdetin e Durrësit, janë shumë më të pakët në numër se sa 15 vjet më parë.

Gerti Hima mbetet një nga biznesmenët e pakët durrsakë, që bashkë me disa kolegë nga Fieri, Shkodra apo Kosova përpiqen të organizojnë gara hipizmi në bregdetin e Darzezës, pranë Fierit.

Hima tha për BIRN se një pjesë e madhe e të apasionuarve, të cilët iu përkushtuan krijimit të “Jockey Club Albania” sot janë tërhequr nga përpjekjet për të krijuar një hipodrom në rrethinat e qytetit.

“Bashkë me dëshirën, ishte edhe një investim i madh financiar,” shtoi Gerti.

“E nisëm me blerjen e kuajve të galopit nga një grup jo i vogël biznesmenësh, kryesisht në Durrës,” kujtoi Gerti, i cili ishte një nga drejtuesit e “Jockey Club Albania”, që do të kishte vlerën e Federatës së hipizmit për garat e shpejtësisë” .

“Fituam mbështetjen e organizmave në vendet fqinj,” bashkohet në bisedë Arjan Gjyzeli, veçanërisht atë të Shkollës së Hipizmit në Piza (Itali).

“Gjetëm gjithashtu edhe simpatinë e shikuesve të shumtë, që vinin për të ndjekur garat që organizoheshin në bregdetin e Golemit”, shtoi ai.

Kujdesi ndaj kuajve të shpejtësisë, si dhe përgatitja e kalorësve, kërkojnë shpenzime të mëdha, por pengesa kryesore për të apasionuarit  e garave të shpejtësisë mbetej ngritja e një hipodromi .

Gjyzeli kujton se u arrit një marrëveshje për shfrytëzimin me qera të një sipërfaqe prej disa hektarë shumë pranë autostradës Tiranë – Durrës.

“Ishte një ndërmarrje e madhe dhe na mungonte baza ligjore për ndërtimin e një infrastrukture me përmasa të tilla,” tregoi Arjan Gjyzeli për BIRN.

Hipodromi i parë në Shqipëri do të ishte një hap i rëndësishëm edhe për turizmin në qytetin bregdetar të Durrësit.

Por bisedat me disa deputetë dhe kërkesa zyrtare për anën ligjore, që përfshinte edhe raportet  e fitimit nga bastet mes shtetit dhe organizatorëve të garave, kanë gjetur përballë vetëm indiferencën e plotë të ligjvënësve.

“Kanë ardhur për të na ndjekur dhe na kanë përgëzuar, madje jemi bërë edhe pjesë e festimeve të organizuara nga prefektura në Gjirin e Lalzit. Por gjithçka ka mbetur te premtimet”, tha Arjan Gjyzeli, president i “Jockey Club Albania” për vite me radhë.

Për 5-6 vjet me radhë “JCA” nuk reshti së organizuari gara në distancat 1.000, 1.500 dhe 2.000 metra, dhe fituesit e trofeve “Mikpritja durrsake”, “Pranvera”, “Kupa e mbretit” apo “Derby”, që organizohej çdo fundviti mblidhnin në bregdetin pranë Shkëmbit të Kavajës qindra adhurues.

“Këta janë kuaj që arrijnë shpejtësitë më të mëdha, deri në 80-90 km në orë”, tha për BIRN, Avni Loka, nga Opoja (Kosovë).  “Purosangue inglesi” është përzgjedhur në Anglinë e shekujve 17-18 nga kryqëzimi i një grupi kuajsh vendas me kuajt arabë të importuar. Lartësia ideale e një kali të tillë eshte 162-165 cm. “Ne i kemi mirëpritur në Opojë kalorësit dhe ekipet nga Durrësi dhe ua njohim vlerat”, shprehet Avniu.

Në kodrat pranë qytetit, Gerti Hima vazhdon të kujdeset për kuajt e tij.

Një nga tërheqjet e veçanta për fëmijët dhe të rinjtë në resortin që ai administron, janë kuajt.

Në pistën rrethore, Ola Dedej, një kalorëse e hershme e garave, u jep fëmijëve leksionet e para të kalërimit.

Ola e ka kultivuar pasionin e saj që në moshën 12-vjeçare, dhe tashmë marrëdhënie e saj me kuajt e galopit ka fituar sigurinë e nevojshme.

Nga ana tjetër Gerti dhe miqtë e tij nga Kosova, Shkodra e Fieri nuk i ndahen garave me kuaj në bregdetin e Darzezës.

“Nuk kemi spektatorë, dhe as vëmendjen e shtypit, që na shoqëronte dikur, por vazhdojmë të besojmë se shteti do ta kthejë kokën drejt nesh,” tha ai.

“Në një vend si i joni, kalërimi dhe garat me kuaj janë një sport  tradicional, mjaft i bukur dhe nuk është e drejtë që të vonohemi edhe më shumë,” përfundoi Gert Hima.

 

Etiketa: Arjan GjyzeliautostradAvni LokaBIRNBiznesmenbregdetiDarzezësdeputetDurrësGerti HimahipizmiItaliJockey Club AlbaniJockey Club AlbaniaKosovamarrëveshjeMjaftOla DedejOpojaParapresidentPurosangue inglesiSHshpenzimeshqipShqipëri
Tjetri
Rrjedh teza e dytë në provimet e maturës shtetërore

Rrjedh teza e dytë në provimet e maturës shtetërore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.