AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

TVSH pëson rënie në të ardhurat nga reklama me 67%

Raporti vjetor i Radiotelevizionit Publik Shqiptar i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë së fundmi, tregon se të ardhurat nga shitja e reklamave ranë me 67%  vitin e kaluar, gjë që shtyu qeverinë të japë më shumë para nga taksat. Administrata ndërkohë mburret me rritjen e ndjekësve në Instagram dhe TikTok.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e RTSH-së. Foto: BIRN.

Të ardhurat e televizionit publik shqiptar nga shitja e reklamave ranë në vetëm 72 milionë lekë, (720 mijë euro) gjatë vitit 2023, në krahasim me 217 milionë lekë që patën qenë në vitin 2022, një rënie dramatike kjo me 67% si dhe niveli më i ulët i të ardhurave në së paku tre vjet. Të dhënat janë publikuar në raportin vjetor të këtij institucioni, i depozituar për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti nuk mbart shpjegime se pse ka ndodhur kjo rënie e të ardhurave përveç konkluzionit të thatë se ato kanë qenë sa 48% e planit vjetor.

“Planifikimi është bërë mbi bazën e parashikimeve nga Drejtoria e Shitjes dhe Promocionit, por gjatë vitit 2023 realizimi nuk qëndron në nivelet e parashikuara nga kjo Drejtori,” shkruhet në raport.

Ndryshe nga të ardhurat nga shitja e reklamave, financimi i drejtpërdrejtë nga taksapaguesit përmes buxhetit të shtetit u rrit me 50 milionë lekë, bëhet e ditur nga raporti.

Shqiptarët e financojnë televizionin publik kryesisht përmes një takse që paguhet nga çdo familje në vend me vlerën 100 lekë në muaj, pagesë që bëhet bashkë me faturën e energjisë elektrike. Kjo taksë përbën 60% të të ardhurave të transmetuesit publik ndërsa taksapaguesit paguan vitin e kaluar përmes buxhetit të shtetit edhe rreth 618 milionë lekë të tjera. Shpenzimet nga buxheti kanë për qëllim mbulimin e aktiviteteve jofitimprurëse, të tilla si transmetimi satelitor për diasporën apo financimin e orkestrës simfonike.

Të ardhurat nga shitja e shërbimeve të ndryshme, përfshirë reklamat, mbulojnë më pak se 10% të shpenzimeve.

Televizioni publik është televizioni me buxhetin më të madh në vend. Gjatë vitit të kaluar, shpenzimet e përgjithshme ishin 2.1 miliardë lekë ose gati 20 milionë euro, shifër kjo konsiderueshëm më e lartë se sa shpenzimet e televizioneve të mëdha kombëtare si Klan apo Top Channel. Megjithatë, ndonëse operon në të njëjtin treg, TVSH nxjerr një pjesë fare të vogël të të ardhurave nga reklamat, pjesë që është bërë edhe më e vogël në vitin e kaluar. Kështu, të ardhurat nga reklama përbënin 9.7% të shpenzimeve në vitin 2022 ndërsa ranë në vetëm 3.4% në vitin 2023.

Televizioni publik numëron zakonisht rreth 1 mijë të punësuar ndërsa shpenzimet për paga u rritën vitin e kaluar duke arritur në 1.1 miliardë lekë, thuhet në raport.

Të ardhurat kryesore të transmetuesit publikë vijnë nga e ashtuquajtura “taksë e televizorit”, e cila paguhet nga të gjithë pronarët e shtëpive që ekzistojnë në vend dhe që kanë një kontratë furnizimi me energji elektrike. Këto të ardhura kanë qenë në stanjacion gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar mosarritjen e numrit të kontratave të furnizimit të OSHEE.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur. Bordi i saj drejtues zgjidhet nga parlamenti ndërsa drejtori ekzekutiv zgjidhet nga bordi. Bordi aktual është zgjedhur kryesisht nga Partia Socialiste ndërsa drejtori aktual është një ish-deputet dhe funksionar i Partisë Socialiste.

Etiketa: buxhetideputetenergji elektrikeEuroFamiljeKlanOSHEEPartiaPartia SocialistePartisë SocialistPartisë SocialistePunëraportRaportireklamaSHshqipShqipëriTop ChannelTregTVSH
Tjetri
“Çështja Beleri” një test për marrëdhëniet shqiptaro-greke

Zgjedhja e Belerit si eurodeputet i Greqisë krijon ngërç politik dhe ligjor

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.