AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi ndaj ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj shkon drejt konkluzioneve përfundimtare

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj u përball me pyetje për pasurinë dhe konfliktin e dyshuar të interesit në procesin penal për deklarim të rremë të pasurisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:36 | 11/06/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj u përball të martën më 11 qershor me pyetje të prokurores Doloreza Musabelliu lidhur me mospërputhjet në deklarimet e tij të pasurisë si dhe për gjykimin e çështjeve ku palë kishin qenë persona me të cilët kishte pasur marrëdhënie financiare.

Guxim Zenelaj u dërgua për gjykim në vitin 2022 dhe po gjykohet për veprën e deklarimit të rremë të pasurive. Në tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Zenelajt, konkretisht të një ngastre toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Gjatë seancës të martën, Zenelaj u pyet nga prokurorja Doloreza Musabelliu lidhur me gjykimin e një çështjeje ku palë kishte qenë një person nga i cili kishte marrë një hua. Ai deklaroi se për të kërkuar dorëheqje nga një çështje në kohën kur ai ushtronte funksionin në Gjykatën e Lartë, procedohej me kërkesë verbale drejtuar kryetarit.

Sipas tij, nëse kryetari refuzonte të lejonte dorëheqjen, atëherë kërkesa nuk formalizohej me shkrim dhe vijohej gjykimi – ndërsa kur jepte miratimin përgatitej edhe me shkrim.

Në vijim, Zenelaj dha shpjegime për mënyrën e përfitimit të një prone. Ai tha se nuk kishte pasur komunikim me palën tjetër dhe se të gjitha negocimet i kishte kryer bashkëpronari i truallit që zotëronin.

Për mospërputhjen e deklarimit të pjesës takuese në një shtëpi private, ai sqaroi se në vitin 2017 kishte bërë deklarim më të detajuar, duke shpjeguar se zotëronte 1/3 e banesës, ndërsa pjesa tjetër ishte pronë e dy vëllezërve. Ai shtoi se deklarimi i vitit 2003 ishte i pari dhe prandaj ka ndodhur dhe mospërputhja.

Musabelliu vërejti se subjekti kishte deklaruar si burime të banesës së ndërtuar në vitin 1996, të ardhura të fituara në vitin 2005. Zenelaj shpjegoi se ai i kishte përfunduar një pjesë të punimeve e mobilimin e banesës në vitet 2006 dhe 2007 dhe se të ardhurat e 2005-ës kishin shërbyer për këto investime.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj konstatoi se ishte përfunduar shqyrtimi i provave dhe se duhet që procesi të vijojë me paraqitjen e kërkimeve përfundimtare. Prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare me shkrim dhe seanca u shty për më datë 26 qershor, në orën 14:00.

Zenelaj u largua nga sistemi gjyqësor në korrik të vitit 2017, së bashku me anëtarët e tjerë Arjana Fullani, Andi Çeliku Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako, të cilët njoftuan përfundimin e mandatit të tyre. Në vijim ata refuzuan t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit. Po ashtu refuzuan pozicionet në Apel.

Bazuar mbi këtë refuzim, KPK vendosi se secili prej tyre kishte bërë dorëheqje dhe bazuar në ligjin për rivlerësimin kalimtar, caktoi masën që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

 

Etiketa: Andi ÇelikuApelArjana FullaniAtalanta ZeqirajDeklarim i rremeDoloreza MusabelliuEvelina QirjakoGjykataGjykata e LarteGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiGuxim ZenelajhuainvestimeKPKLezhëMASPalermoPasuri të paluajtshmeSeancaSHShëngjinSPAK
I mëparshmi

Lista e kandidatëve për KLGJ dhe KLP nuk gjen konsensus

Tjetri

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Tjetri
Lufta për tenderin 19 milionë euro vendosi nën akuzë ish-drejtoreshën e rrugëve

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.