AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Gjenerali britanik kujton momentin shmangies së Luftës së tretë Botërore në Kosovë

Komandanti parashutist në pension, Adrian Freer, kujton kohën kur kaloi një 24 orësh "të çuditshëm" me forcat ruse që vërshuan në aeroportin e Prishtinës në qershor 1999 në fund të luftës në Kosovë dhe "katastrofën" që u shmang.

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
2 years më parë
në Intervista
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Adrian Freer. Foto kortezi e Adrian Freer.

Deri më 11 qershor 1999, plani ishte që parashutistët e Brigadës së 5-të Ajrore të komandantit Adrian Freer të zbarkonin në aeroportin jashtë Prishtinës, por komandantët e NATO-s kishin ndryshuar mendim dhe, në vend të kësaj, i dërguan ata të siguronin hyrjen jugore në Kosovë, në Qafën e ngushtë të Kaçanikut.

Kush e di se ç‘do të kishte ndodhur, nëse s’do të ishin ridrejtuar. 250 trupa ruse ishin nisur tashmë drejt aeroportit nga toka nëpërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës, duke fituar avantazh mbi 50,000 ushtarët e udhëhequr nga NATO-ja që po vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Ishte një fillim ogurzi për vendosjen e NATO-s pas 11 javësh sulmesh ajrore për të dëbuar forcat nën sundimin e presidentit të atëhershëm serb Sllobodan Millosheviç.

Ndërsa NATO-ja vendosej, forcat jugosllave dhe serbe duhej të tërhiqeshin njëkohësisht, por asgjë nuk ishte e garantuar.

“Trupat e NATO-s vendosën që nëse Ushtria Jugosllave dëshironte të bënte të vështirën, gryka e Kaçanikut mund ta bllokonte atë”, kujton Freer, 25 vjet më vonë, në një intervistë nga shtëpia e tij në Skoci.

Por ata nuk kishin llogaritur rusët.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pati shumë pak vonesa në kalimin në grykën e Kaçanikut dhe më pas m’u kërkua të shkoja në aeroportin e Prishtinës shumë shpejt”, kujton Freer. “Situata ishte jashtëzakonisht e tensionuar.”

Historia e vërshimit të rrufeshëm të trupave ruse në Prishtinë dhe ajo që pasoi u bë legjendë kur, muaj më vonë, doli se gjenerali britanik përgjegjës për forcat e NATO-s të vendosura në Kosovë, Michael Jackson, refuzoi një urdhër nga komandanti suprem amerikan i NATO-s, Wesley. Clark, për të dëbuar rusët.

“Nuk do të filloj Luftën e Tretë Botërore për ju”, raportoi Newsweek t’i ketë thënë Jackson komandantit Clark, duke ngritur shqetësime serioze në atë kohë mbi zinxhirin e komandës në aleancën ushtarake perëndimore.

Përpara 25-vjetorit të përfundimit të luftës së Kosovës dhe vendosjes së NATO-s, 71-vjeçari Freer i tregoi BIRN për 24 orët “e çuditshme” që kaloi me gjeneralin rus Viktor Zavarzin dhe për bindjen e Jackson se ngërçi mund të zgjidhej në një ” mënyrë prej ushtari”.

“Kontingjenti rus ishte i vogël, por ata ishin mjaft të armatosur dhe nëse do të kishte pasur një luftë, ajo mund të ishte përshkallëzuar shumë lehtë”, tha ai për BIRN.

Rusia dhe Serbia “dorë për dore”

Adrian Freer (djathtas). Foto kortezi e Adrian Freer.

Sipas Freer, NATO-ja e dinte se rusët ishin rrugës për në aeroport. “Rusët kishin përparuar me shpejtësi të konsiderueshme”, tha ai.

Detyra për t’u përballur me ta i ra forcave britanike dhe Freer, veteranit të Falklands.

“Unë arrita atje dhe pati një bllokim”, tha ai. “Filluam bisedimet me gjeneralin rus në një lloj karvani ushtarak në aeroportin e Prishtinës. Ishte një takim shumë i tensionuar. Askush nuk e dinte se si do të shkonte.”

U bë shpejt e qartë, tha ai, se nuk mund të flitej për dëbimin e rusëve “për njëfarë arsyeje diplomatike”.

“Marrja e një pjese toke shihej si dobi taktike dhe operacionale për forcat ruse”, tha ai.

Zavarzin, i cili ishte përfaqësuesi ushtarak i Kremlinit në NATO në atë kohë, ishte “shumë i qartë në objektivin e tij”, tha Freer. Prania e gjeneralit i jepte operacionit rus peshë të konsiderueshme.

“Siç dihet, Rusia dhe Serbia duke qenë dorë për dore, ishte më shumë Rusia që vinte në ndihmë Serbisë, nëse mund ta them kështu.”

Teksa kujton atë kohë, Freer tha se pozicioni britanik për shmangien e konfrontimit të drejtpërdrejtë me forcat ruse “ishte absolutisht i drejtë”.

“Në fund të ditës, mbizotëroi logjika. Do të kishte qenë thjesht një katastrofë”, tha ai.

Ndërsa Jackson u kthye në Maqedoninë e Veriut, Freer qëndroi në aeroport.

“Hëngra me rusët dhe duhet të them se racionet e tyre ishin shumë pak ftues”, tha ai. “Ishte një natë interesante e pasluftës.”

Rusët mbajtën një prani në aeroport për katër vjet përpara se të tërhiqeshin në korrik 2003. Pesë vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia me mbështetjen e fuqive të mëdha perëndimore, por jo atë të Rusisë dhe Serbisë.

Jehona në Ukrainë

Ndërsa lëvizte nëpër Kosovë menjëherë pas vendosjes, Freer kujton se pa “një sasi të madhe shkatërrimi”, fshatra të rrafshuar dhe civilë të vdekur.

“Jo larg Prishtinës, në një fshat pamë se kishin vrarë rreth 50 fshatarë të të gjitha moshave”, tha ai, duke iu referuar forcave serbe.

Por edhe pse shqiptarët e Kosovës i përshëndetën autokolonat e NATO-s në avancim me lule dhe buzëqeshje, Freer tha se dislokimi ishte i mbushur me sfida operacionale dhe “gabime planifikimi” ndërsa ai kërkonte të garantonte një zonë tampon midis avancimit të trupave të NATO-s dhe tërheqjes së forcave jugosllave dhe serbe.

Pavarësisht incidenteve sporadike që përfshijnë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, Freer tha se NATO-ja “garantoi që tërheqja e forcave serbe të mos pengohej nga UÇK-ja”.

“UÇK-ja e kuptoi se mes tyre kishte elementë mashtrues, fanatikë që mendonin se duhej të tregonin diçka. Por nëse të kanë vrarë familjen, nuk do të jesh i predispozuar të jesh dashamirës.”

Një çerek shekulli më vonë, në mes të një lufte të re në Evropë, Freer tha se ai dhe ushtarët e tij që u vendosën në Kosovë mendonin se ata “po merrnin pjesë në diçka të qëllimshme, me një qëllim të vërtetë”.

“Kishte padyshim një spastrim të tmerrshëm etnik dhe njerëzit ishin traumatizuar”, tha ai për BIRN dhe tha se kishte paralelizma me Ukrainën që nga pushtimi i plotë i Rusisë ndaj fqinjit të saj në shkurt 2022.

“Nuk ka dyshim. Ne po mbështesnim një operacion humanitar pas mizorive të kryera”, tha Freer. “Është qartazi e ngjashme me atë që po ndodh tani në Ukrainë, ku popullsia civile është në vijën e parë dhe vuan.”

I pyetur nëse ai parapëlqente më shumë një ndërhyrje më të drejtpërdrejtë nga Perëndimi në luftën në Ukrainë, Freer tha se do të ishte “e pamend” nga ana e tij të përpiqej të hamendësonte drejtimin e ardhshëm të NATO-s në lidhje me konfliktin.

“Megjithatë”, tha ai, “nuk ka absolutisht asnjë dyshim se pa mbështetjen e plotë të NATO-s, veçanërisht trajnimin e saj të ushtarëve ukrainas dhe sigurimin e armatimeve dhe materialeve, Ukraina nuk do të ishte në gjendje të mbështeste operacionet e saj aktuale.”

“NATO-ja, jam i sigurt, do të monitorojë vazhdimisht situatën në mënyrë që të jetë në gjendje të vlerësojë qeveritë anëtare mbi atë që duhet bërë për të arritur një rezultat pozitiv në një sërë skenarësh të dhënë.”

Etiketa: Adrian FreerAeroportBIRNbllokimKosovaKosovëlufta ne KosoveLufteMaqedoniaMaqedonia e VeriutMjaftNATOoperacionRusëRusiaSerbiaSHshqipShqipëriaTokaUkrainaUkrainëUshtriaUshtria jugosllaveWesley Clark
Tjetri
Policia procedon penalisht kapitenin e tragetit për krim mjedisor

Dymbëdhjetë të pandehur për kontrabandë dërgohen për gjykim

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.