AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Java e Gjelbër shkon te fusha e gjelbër”: Euro 2024 ndryshon axhendën e Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen e saj të fundit e përshtati kalendarin e punës së Kuvendit me atë të ndeshjeve të kampionatit europian të futbollit – një praktikë që kritikohet nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
20:58 | 13/06/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti në seancë plenare. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Në kalendarin e punës për datat 10 qershor- 27 qershor, Java e Gjelbër që parashikohet të mbahet në javën e fundit kalendarike të çdo muaji, u zhvendos në javën e tretë të qershorit.

“Java e Gjelbër” është një javë pune gjatë së cilës deputetët parashikohet të jenë në takime me elektoratin, por ky është një aktivitet i pamonitorueshëm nga Kuvendi, duke ngritur aludime se do të shfrytëzohet si javë pushim për ata deputetë që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares, të cilat mbahen në datat 15, 19 dhe 24 qershor.

Një burim nga Kuvendi i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kampionati europian i futbollit ishte dhe arsyeja pse u ndryshua kalendari, pasi shumë deputetë pritet të udhëtojnë drejt qyteteve të Gjermanisë, ku do të luajë ndeshjet e para Kombëtarja e Shqipërisë.

Në seancën plenare që u mbajt të mërkurën, ndryshe nga praktika parlamentare që i parashikon të enjteve ose të hënave, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po përdorte “arsye banale” për të ndryshuar axhendën e punës së Kuvendit.

“Keni vendosur që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin personal, por ky nuk është dyqani i Ramës dhe PS,” tha ai në seancë, duke akuzuar PS-në se vendimin e ka marrë pa u konsultuar me opozitën.

Por, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, i tha Bardhit se nuk kishte pse jepte shpjegime për vendimet e konferencës së kryetarëve, ku opozita refuzonte të merrte pjesë.

Ndryshimi i kalendarit të Kuvendit për t’iu përshtatur axhendave personale të deputetëve shihet nga ekspertë të shoqërisë civile si një tregues i papërgjegjshmërisë nga Kuvendi.

Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN se, -”kjo është një papërgjeshmëri e të zgjedhurve tanë, të cilët në axhendë të tyre të parë kanë kënaqësinë dhe të fundit kanë hallet e njerëzve”.

“Me këtë lëvizje të kalendarit ‘Java e Gjelbër’ po shkon te fusha e gjelbër,” tha Xhemollari, duke shtuar se,- “nuk e di se çfarë do të trajtojnë në seancën e të hënës nga ankesat e qytetarëve se nuk besoj se ka shqiptarë me ankesa në Dortmund apo Duseldorf, ku do të zhvillohen ndeshjet e kombëtares”.

Nuk është hera e parë që Kuvendi ka ndryshuar axhendën e vet për ta përshtatur atë me angazhime jashtë parlamentare të deputetëve.

Para zgjedhjeve vendore të 14 majit mazhoranca dhe opozita ranë dakord që të mbyllnin punimet e Kuvendit duke mos parashikuar zhvillim seancash plenare, në mënyrë që deputetët të angazhoheshin në fushatë.

 

Etiketa: BIRNdeputetErmonela FelajEuroEuro 2024FushaGazment BardhiJava e GjelberKonferenca e KryetarevekryetarKuvendiKuvendi i ShqiperiseOpozitaParaPDPSPunëQëndresa QytetareRigels XhemollarishqipVendimetzhvillim
I mëparshmi

Mungon konsensusi, kandidatët për KLGJ dhe KLP zgjidhen me gogla

Tjetri

Leksione të vjetra dhe të reja nga lufta në Ukrainë

Tjetri
Leksione të vjetra dhe të reja nga lufta në Ukrainë

Leksione të vjetra dhe të reja nga lufta në Ukrainë

nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.