AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungon konsensusi, kandidatët për KLGJ dhe KLP zgjidhen me gogla

Nënkomisioni Ad Hoc i Ligjeve zgjodhi të enjten me short listën e parë me emrat e katër kandidatëve nga radhët e avokatisë, që do t’i kalojë seancës plenare për dy vende vakante në secilin prej këshillave të lartë të drejtësisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:18 | 13/06/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë shortit për listën e parë të kandidatëve nga avokatia. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas shortit, avokatët Artan Reçi dhe Albens Tabaku do të votohen si anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Samir Kola dhe Erind Mërkuri për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Anëtarët e opozitës në nënkomision, Gazment Bardhi dhe Dhurata Çupi,  e kontestuan procesin e përzgjedhjes së kandidatëve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit si të deformuar dhe të politizuar.

“Procesi i deformuar na e pamundëson çdo mundësi për të zgjedhur në mënyrë konsensuale emrat e anëtarëve të rinj,” tha Bardhi, duke aluduar se Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj kishte bërë një përzgjedhje antiligjore dhe politike të kandidatëve nga lista e parë që u dorëzua në Kuvend nga Avokati i Popullit.

Bardhi dhe Çupi nuk morën pjesë në procesin e votimit të emrave nga lista e të kualifikuarve, duke bërë që procesi të ishte formal dhe asnjëri prej tyre të mos merrte 4 votat e nevojshme për të kaluar në seancë.

Por kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, i quajti paragjykime të procesit deklaratat e Bardhit. “Procesi është i normuar me ligj dhe Sekretari i Përgjithshëm ka kryer detyrën që i cakton Kushtetuta,” tha ajo.

Anëtari socialist i nënkomisionit, Damian Gjiknuri i kërkoi Bardhit që të mos e bojkonte votimin duke bërë që procesi të kalonte tek googlat.

“Ne ishim të gatshëm që ju të zgjidhnit një individ nga lista e të kualifikuarve…,” iu drejtua ai i Bardhit, deklaratë që nga deputeti demokrat u interpretua si “ofertë për pazar”.

Sipas Bardhit, konsensusi duhej të ishte treguar kur u votua për futjen në listë të kandidatëve të skualifikuar nga Gjonçaj. Ndërsa deputetja Çupi tha se nuk mund të kishte tashmë konsesus me një listë ku ishin emrat që donte PS-ja.

Kandidatët e skualifikuar nga Gjonçaj janë Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj dhe Albana Tushe, kryesisht me argumentet se nuk plotësonin një kriter ligjor që lidhej me ushtrimin e profesionit të avokatisë pa ndërprerje në 10 vite rresht.

Ndërkohë, kandidatët e kualifikuar u dëgjuan nga komisioni dhe u përgjigjen pyetjeve të tyre në lidhje me platformat e tyre për këshillat, qëndrimin për hartën gjyqësore dhe mendimin për punën e anëtarëve të këshillave që janë avokatia.

Avokatja Eris Hysi, kandidate për KLGJ-në u përball dhe me pyetje në lidhje me lidhjet e saj familjare apo miqësore me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Ajo u përgjigj prerë “jo” pyetjes së Bardhit, ndërsa shtoi se mund t’a kishte lidhur puna me të në kohën kur Agaçi ka ushtruar profesionin e avokatit, por se nuk kishte as lidhje miqësore, as familjare me të.

Por gjithsesi gjatë mbledhjes, Bardhi pretendoi se avokatja Hysi kishte lidhje me Agaçin dhe se ajo ishte “projektuar” nga mazhoranca për t’u bërë kryetare e KLGJ-së.

Hysi ishte renditur e para në listën e kandidatëve për KLGJ, e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.

Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në KLP listën e kryesonte Erind Mërkuri, i ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.

Gjatë shortit, emrat e Tabakut dhe Reçit u hoqën nga goglat për KLP-në edhe pse Bardhi e kundërshtoi praktikën,  e cila sipas Bushkës bazohej në një rregullore të miratuar nga vetë nënkomisioni.

Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët e zgjedhur me short i nënshtrohen votimit në seancë plenare dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së,  do të quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur në raundin e tretë.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka tejkaluar me 6 muaj afatet ligjore, pasi mandati i anëtarëve të KLGJ dhe KLP ka përfunduar që në dhjetor.

Ndërkohë mbetet pezull procesi për përzgjedhjen e anëtarit të tretë për vakancat në dy këshillat nga radhët e shoqërisë civile.

Procesi është në pritje të dorëzimit të raportit të verifikimit nga Sekretari i Përgjithshëm për listën e kandidatëve që kanë kaluar vlerësimin e kritereve formale dhe vlerësimin paraprak nga një komision i pavaruar i ngritur nga Avokati i Popullit.

 

Etiketa: AgaAlban AlimemaAlbana TusheAlbens TabakuArtan ReçiAvokati i PopullitavokatiaBajriDamian GjiknuriDhurata ÇupiErind GërmenjiErind MerkuriEris HysiFatos LazimiGazmend BardhiGazment BardhiGenc GjonçajGenci GjonçajGjyqKandidatekandidatëtKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKlotilda BushkaKLPKomisionKuvendKuvendiLigjParaPërparim KaloPSPunaPunëSaimir KolaSaimir VishajVota
I mëparshmi

KPA e shkarkoi prokurorin Naim Tota për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Tjetri

“Java e Gjelbër shkon te fusha e gjelbër”: Euro 2024 ndryshon axhendën e Kuvendit

Tjetri
PS voton e vetme komisionin kontrovers të ‘antikorrupsionit’

“Java e Gjelbër shkon te fusha e gjelbër”: Euro 2024 ndryshon axhendën e Kuvendit

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.