AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ura e madhe mbi Drin rrezikon ta kthejë Kukësin në ‘ishull të harruar’

Dy dekada pas nisjes së punimeve, ura e madhe e rrugës së Kombit është drejt përfundimit, por përfaqësuesit e biznesit dhe shoqërisë civile ankohen se ky investim do ta izolojë edhe më tej bashkinë e Kukësit dhe fshatrat përreth.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
18:15 | 17/06/2024
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ura mbi Drinin e Zi është drejt përfundimit, por askush nuk merr përsipër hyrje-daljet për në qytet, duke shtuar distancën. Foto: Bashkim Shala.

Punimet  për ndërtimin e urës së re mbi lumin Drini i Zi në Kukës kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe në  fund të  qershorit është planifikuar të lëshohet për qarkullim. Por ekspertët thonë se kjo vepër e madhe infrastrukturore e Rrugës Kombit, e dyta pas tunelit të Kalimashit, do të izolojë më tej Kukësin, Tropojën, Hasin dhe rrethinat e tyre.

Projekti mbyll hyrjet dhe daljet aktuale për në Kukës, ndërsa fshatra të njësive administrative të Mamëzit, Surroit, Arrënit e Malziut do duhet të udhëtojnë 8 kilometra vajtje- ardhje shtesë për shkak të saj.

“Ura e re është një imazh që nuk i përket Kukësit. Kjo urë nuk lidh harmonikisht, ekonomikisht, apo fizikisht qytetin e Kukësit. Vepra  është një “brryl” që i bëhet Kukësit,” thotë Andrit Shehu, arkitekt dhe ish- drejtor i drejtorisë së planifikimit dhe zhvillimit të territorit në Bashkinë  Kukës.

Ndërtimi i kësaj ure, sipas projektit, do të nxjerrë jashtë loje urën ekzistuese duke bllokuar njëherësh edhe hyrje-daljet historike në qytetin e Kukësit. Hyrje-daljet janë planifikuar të bëhen përmes Bypass-it të Gostilit, në një rrugë rreth katër kilometra më të gjatë dhe  që sipas inxhinierit, nuk është aspak të përshtatshme për të përballuar fluksin  e qarkullimit.

Edhe komuniteti i biznesit e përfaqësuesit e shoqërisë civile e shohin zgjatjen e rrugës për në qytetin e Kukësit si “politikë izolimi”.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, i lau duart nga problemi, duke thënë se “ky segment është pjesë e kontratës koncesionare”.

Por kompania koncesionare, Albanian Highway Concessions pretendoi se nuk kishte asnjë detyrim kontraktual për hyrje-daljet për bizneset dhe banorët në Kukës.

“I vetmi detyrim i yni do të jetë rampa në pjesën veriore të urës (kur vjen nga Kosova),” tha për “BIRN” Spartak Tumani, drejtor i Albanian Highway Consessions.

Ura vështirëson komunikimin

Ura e Madhe  mbi lumin Drin është projektuar nga inxhinieri italian Giorgio Rizzo.  Ajo ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metrash, një lartësi prej 56 metrash dhe peshon rreth 5000 ton.  Do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Në mars, kryeministri Edi Rama publikoi me mburrje në rrjetet sociale pamje nga punimet e fundit për ndërtimin e urës së re të Kukësit, duke këmbëngulur ndër të tjera se investimi ishte një ngjarje e madhe ekonomike për zonën.

“Investimi prej 30 milionë dollarësh e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën,” shkroi Rama.

Por për banorët e qytetit të Kukësit, ura e re jo vetëm që nuk i shërben qytetit dhe rrethinave, por kthehet në një pengesë shtesë për lëvizjen e tyre dhe e kthen qytetin në një ishull të harruar.

“Nuk do ndalojë më njeri në Kukës, madje as kuksianët e larguar, të cilët gjatë udhëtimit për në Kosovë, ndaloheshin në Kukës. Qytetarët e Kukësit nuk kanë asnjë benefit. Do u ndalohet hyrja historike që nga viti 1978,”, thotë Andrit Shehu.

Drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor, Rifat Demalija, kërkon reagimin e qytetarëve  dhe të pushtetit lokal, pasi sipas tij ky projekt do të sjellë pamundësimin e jetesës në këtë qytet.

“Sipas projektit që po përfundon së shpejti, rezulton se nyja hyrëse e dalëse e qytetit të Kukesit për nga ura aktuale e Drinit të Zi ka ndryshuar. Pra, hyrja historike e Kukësit zhvendoset rreth katër kilometër më larg për në  fshatin Gostil,” thotë për “BIRN” Demalija.

Ai shtoi se përfaqësuesit e shoqërisë civile kishin zhvilluar një takim me këshillin bashkiak mbi këtë problem tre vjet më parë dhe e kanë kundërshtuar projektin. Demalia shtoi se ky devijim shtonte problemet e trafikut, rrezikun nga aksidentet dhe se në fakt qyteti veçohej.

“Kukësi do anashkalohet nga vizitorët dhe turistët,” tha ai.

Për biznesin lokal, zgjatja me 4 kilometra dhe spostimi i hyrjes për në qytet është një problem shtesë pas tarifave që ata paguajnë për t’u lidhur me Durrësin dhe Tiranën.

“Nëse trau i pagesës  na vështirëson jetën në Kukës, ky na detyron të gjejmë një rrugë dhe të largohemi nga qyteti,” thotë Sokol Kolgjini nga shoqata “Biznesi për Biznesin”.

Kolgjini ironizon projektuesit e rrugës dhe mënyrën se si ajo lidhet me qytetin. “Çdolloj infrastrukture duhet të lehtësojë komunikimin, por ky projekt e vështirëson atë. Do të jetë një kaos në trafik, sepse i gjithë trafiku për Has dhe Tropojë duhet të kaloj përmes qytetit, në një rrugë plot trafik si rruga e pazarit”, thotë për “BIRN” Kolgjini.

Autoritetet pa zgjidhje

Rruga hyrëse dhe dalëse nga ana juglindore e Kukësit është ndërtuar para viteve ‘90 të shekullit kaluar. Rruga u shërbente atëherë banorëve të disa fshatrave dhe kishte një trafik të kufizuar. Inxhinieri Andrit Shehu thotë për “BIRN” se ajo nuk është e përshtatshme për të përballuar qarkullimin dhe hyrje- daljet e të gjithë zonës.

Shehu thotë se gjatë kohës që punoi në bashki, ai mbajti dhjetra korrespondenca, përfshi me kryeministrin Rama për të kërkuar një projekt që do i shërbente edhe qytetit të Kukësit, por nuk mori përgjigje.

“Deri në momentin që unë jam larguar nga bashkia (6 muaj më parë) nuk ka pasë asnjë lloj dashamirësie nga instancat shtetërore për të dërguar një grup profesionistësh për të diskutuar për alternativat,” thotë ai.

Shehu thotë se zgjidhjet teknike për të ruajtur të pacënuar hyrjen e vjetër të qytetit kanë qenë të mundura, por propozimet nuk janë marrë parasysh.

“Janë 75 mijë banorë të qarkut të Kukësit që tashmë u duhet të aksesojnë qytetin përmes një hyrje aspak dinjitoze. Ndërkohë që koncesionari ka bërë bypass në zonën e Mirditës, edhe për fshatra me 10 shtëpi,” thotë ai.

Bashkia e Kukësit i tha BIRN se prej disa vjetësh ka kërkuar të njihet me projektin dhe zgjidhjen që u ofrohej banorëve të Kukësit. Bashkia vetë propozon një projekt shtesë prej gati 300 milion lekësh, për rikonstruksionin e  rrugës hyrëse Ura e Drinit të Zi-Radio – Kukësi.

Në korrespondence me bashkinë, Ministria e Infrastrukturës përgjigjet se hyrja për në qytet ishte marrë në konsideratë nga ana e shoqërisë koncesionare.

“Nga ana e shoqërisë koncensionare, në projektin e propozuar për ndërtimin e Urës së Re mbi lumin Drin, është marrë në konsideratë lehtësimi i hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit, duke shfrytëzuar urën dhe rrugën ekzistuese”, thuhet në një përgjigje që bashkia ka marrë dhe që iu vu në dispozicion BIRN.

Por në një komunik me BIRN, drejtuesit e kompanisë AHC-së thonë se ky nuk është një problem i tyri.

“Pjesa tjetër është problem social që duhet të gjejë zgjidhje nga qeveria dhe autoritetet vendore. Më konkretisht kërkohet një projekt i ri,” tha për “BIRN” Spartak Tumani, drejtor i Albanian Highway Consessions.

 

Etiketa: AdministrativeAksidentetAlbanian Highway ConcessionAndrit ShehuARRSHAutoriteti Rrugor ShqiptarBanorëbashkiBashkiaBashkia e KukësitBashkia KukesBIRNdetyrimDrini i ZiEdi RamahasKosovaKosovëKryeministri Edi RamaMirditëParaprogresQeveriaRamaRifat DemalijaRrjetet socialeSHshqipSokol KolgjiniSpartak TumaniTiranëTrafiktrafikuturistURAUra e Drinit të ZiUra mbi Drin
I mëparshmi

Vendet e Ballkanit synojnë një vit turistik rekord, pavarësisht shqetësimeve që kjo sjell

Tjetri

Spektri i neofashizmit po përndjek Evropën

Tjetri
Spektri i neofashizmit po përndjek Evropën

Spektri i neofashizmit po përndjek Evropën

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.