AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Europol kapi 35 ton kokainë në portet e BE dhe arrestoi 6 trafikantë

Hetimet e Europol dhe autoriteteve ligjzbatuese gjermane zbuluan dhe kapën 35 tonë kokainë të destinuar për në Bashkimin Europian. 6 anëtarë të një rrjeti trafikantësh u arrestuan, ndërsa aksioni ekspozon përpjekjen e trafikantëve për të infiltruar portet kryesore të Europës.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kokainë e sekuestruar. Foto Ilustruese: Policia Kriminale e Bavarisë

Një sasi prej 35 ton kokainë ,e cila ishte destinuar për në Bashkimin Europian, është sekuestruar nga prilli deri në shtator 2023 prej autoriteteve në Gjermani, ndërsa Europol në bashkëpunim me policitë lokale në Belgjikë, Ekuador dhe Gjermani, njofton se shkatërroi rrjetin e trafikantëve.

“Rrjeti kriminal vepronte nga Gjermania. Logjistika e tyre, dyshohet se organizohej përmes përfshirjes së një numri të madh kompanish fantazmë, duke përfshirë kompani transporti dhe bashkëpunëtorë në krim, si personel administrativ dhe shoferë”, thuhet në njoftimin e Europol.

Aksioni për goditjen e grupit u zhvillua në 31 maj dhe 5 qershor në Këln dhe Hamburg dhe solli ndër të tjera arrestimin e 6 personave. Gjatë kontrollit në 24 shtëpi u sekuestruan makina luksoze, bizhuteri, para cash, paisje elektronike dhe dokumente të ndryshme.

Euopol vë në dukje se rrejti i trafikut që sillte drogë nga amerika latin shfrytëzonte portet e mëdha të Detit të Veriut, për të futur narkotikun në BE.

“Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të shteteve anëtare të BE-së dhe Europol-it për të dhënë një përgjigje ndaj rrjeteve kriminale më kërcënuese aktive në BE, veçanërisht atyre që veprojnë në portet kryesore të BE-së”, thuhet në njoftim.

Prej kohësh tashmë Bashkimi Europian është në alarm për shkak të rritjes së trafikut të drogës përmes porteve të mëdha si Roterdami, Antverp dhe Hamburg. Një studim i autoriteteve në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë i publikuar në janar 2024, për rreziqet dhe sigurinë në këto porte, zbuloi ndër të tjera një sërë pikash të dobëta, që po shfrytëzoheshin nga trafikantët për të trafikuar drogën jashtë këtyre porteve.

Studimi vë në dukje se mënyra e operimit e grupeve të trafikut të narkotikëve ishte përditësuar dhe se të paktën prej vitit 2018 ata ishin në gjendje të përdornin kodet e identifikimit të kontejnerëve të transportit për të trafikuar drogën.

“Në vitin 2018, autoritetet ligjzbatuese të portit të Roterdamit zbuloi një MO (metodë) të re të përdorur nga rrjetet e kriminelëve të përfshirë në trafikimi i mallrave të paligjshme: falsifikimin dhe përdorimin e kodeve të referencës së kontejnerëve”, thuhet në raport.

Analizat që autoritetet portuale në Antverp dhe Roterdam bënë bazuar në këto të dhëna zbuloi një imazh të frikshëm të përmasave të trafikut përmes kësaj metode. “Autoritetet portuale të Antverpit dhe Roterdamit vlerësojnë se qindra ton drogë janë trafikuar përmes porteve duke përdorur këtë mënyrë”, thuhet në raport.

Analiza e Europol vë në dukje se infiltrimi i porteve nga rrjetet e trafikut të drogës është një prej kërcënimeve të mëdha për ekonominë në BE.  “Infiltrimi i porteve nga krimi i organizuar është një kërcënim i madh për ekonominë legjitime dhe sigurinë e BE-së”, thuhet në raport.

Raporti shpjegon se trafikantë blejnë akses te kodet e referencës për kontejnerët në të cilët ata vendosin drogën përmes lidhje korruptive me kompanitë e transportit dhe kjo u lejon atyre që t’i tërheqin kontejnerët, që veç drogës transportojnë edhe mallra legjitimë, si të ishin të tyret me të mbërritur në port.

Etiketa: AmerikaAntverpBashkimi EuropianBEBelgjikWEkuadorEuropolGjermaniGjermaniaHamburgHoland♪7kokaineKrimkrimiKrimi i OirganizuarKrimi i organizuarligjzbatueseLokaleMakinaNarkotiknarkotikëoperacionpaktParaPortePunëPunëtorraportRaportiRoterdamSHShofershtator
Tjetri
Raporti i ecurisë së koncesioneve kthehet në një joraport

Raporti i ecurisë së koncesioneve kthehet në një joraport

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.