AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Çështja “Xhaçka”, Kushtetuesja shqyrton bllokimin e vendimit të saj nga Kuvendi

Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese mori në shqyrtim të premten padinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kundër vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:37 | 21/06/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka në Kuvend. Foto: LSA

Në një votim të paprecedentë në fillim të prillit, shumica parlamentare vendosi të bllokojë me forcën e kartonit zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i kërkonte Kuvendit të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të Xhaçkës.

Mocioni ndaj Xhaçkës u ndërmor nga opozita në qershor 2022 pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik dhe iu dha me vendim qeverie e drejta e përdorimit të brigjeve të detit para hotelit.

Në padinë e saj, PD kërkon deklarimin e këtij vendimi si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe dhënien një interpretimi përfundimtar të zgjidhjes së konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe pakicës parlamentare të 1/10 e deputetëve.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, e cilësoi vendimin e mazhorancës si një “sfidim” të autoritetit të Gjykatën Kushtetuese dhe cënim të balancave në një shtet ligjor.

“Për herë të parë një vendim i marrë nga Gjykata Kushtetuese është sfiduar nga Kuvendi përmes shpalljes së vetes sovran ndaj vendimeve të saj,” tha ndër të tjera Bardhi.

Anëtarët e gjykatës ngritën shumë pyetje për përfaqësuesen ligjore të Kuvendit, avokaten Artemida Hoxhaj për të kuptuar se në ç’rrethana ishte marrë  vendimi nga Kuvendi dhe nëse kishin të drejtë organet e këtij institucioni që të vlerësonin vendimet e kësaj gjykate.

Duke lexuar disa pasazhe në raportin e shumicës në Këshillin e Legjislacionit, ku thuhet se ky këshill kishte marrë në shqyrtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari tha se “ky raport ka komente mbi vendimet dhe është përdorur fjala ‘devijim’”.

“A është korrekte dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës që vendimet e Gjykatës Kushtetuese për një çështje konkrete që përmbajnë një detyrim konkret të vihen në diskutim, të vlerësohen dhe të etiketohen siç janë bërë në këtë raport?’ pyeti ajo avokaten e Kuvendit.

Hoxhaj pretendoi se vendimet janë marrë në analizë dhe Kuvendi i ka zbatuar ato, ndërsa e justifikoi votën e deputetëve socialistë si vendim personal të tyre që lidhej me vlerësimin “prima facia” që Kuvendi ka të drejtë t’i bëjë mocionit.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, vuri në dukje se deputetët në fakt kishin votuar një raport të hartuar nga mazhoranca sipas rendit të ditës së Kuvendit, dhe i kërkoi avokates se cilat ishin “provat” dhe asyet juridike që ky raport kishte për të argumentuar rrëzimin e mocionit për mosplotësim të kritereve juridiko-formale.

Por avokatja nuk arriti të japë përgjigje shteruese për këtë pyetje, duke iu referuar raportit të PS-së si një dokument që nuk ishte detyrues për votën e deputetëve.

“Ata janë të lirë të kenë dhe argumente të ndryshe nga ato që ka raporti. Nuk janë të detyruar të kenë arsyet e raportit. Ata mund të bien dakord, por mund të dalin me mendime paralele. Ne nuk mund të dimë mendimet e tyre,” tha ajo.

Ndërsa Bardhi pretendoi se raporti nuk kishte prova, pasi rregullorja ia jepte kompetencën për të bërë gjykim “prima facia” të provave vetëm Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet.

Zaçaj i la detyrë avokates së Kuvendit që të sillte këto provave të supozuara para seancës së radhës që do të mbahet me 25 qershor, ku palët do të sjellin konkluzionet përfundimtare.

Në seancë parashtroi qëndrimin e tij edhe avokati i Xhaçkës, Genci Çifligu, i cili mbrojti vendimin e Kuvendit për rrëzimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese si vendim në përputhje me Kushtetutën.

“Gjykata Kushtetuese e ka kthyer çështjen në Kuvend në mënyrë që Kuvendi të vendoste për dërgimin ose jo të mocionit,” tha ai, duke shtuar se sipas dispozitave kushtetuese, “…Kuvendi nuk është i zhveshur tërësisht nga kompetencat e gjykimit”.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese,  duke shmangur praktikën e mëparshme parlamentare, kur Kuvendi ka vendosur që të dërgojë për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që ndalon deputetët të përfitojnë nga të mirat publike.

Në këtë rast, mazhoranca ka përdorur afate dhe procedura parlamentare për të zvarritur në kohë shqyrtimin e saj në organet parlamentare dhe me vendim politik ka mbrojtur deputeten e saj duke rrëzuar 2 herë kërkesën e opozitës për ta dërguar këtë çështje për interpretim në Kushtetuese.

Etiketa: AkuzaArtan GaçiArtemida HoxhajBashkëshortideputetdetyrimGazmend BardhiGazment BardhiGenci ÇifliguGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimHolta ZaçajInvestitor strategjikkushtetueseKuvendKuvendimandatetMarsida XhaferllariOlta XhaçkaOpozitaParaPartia DemokratikePDPSraportRaportiVendimVendimetVendimivotim
I mëparshmi

Korrupsioni bllokon fondet e BE-së për bujqësinë

Tjetri

Komisioni “Xhafaj” kërkon të huazojë ekspertë nga jashtë

Tjetri
Komisioni “Xhafaj” kërkon të huazojë ekspertë nga jashtë

Komisioni “Xhafaj” kërkon të huazojë ekspertë nga jashtë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.