AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni “Xhafaj” kërkon të huazojë ekspertë nga jashtë

Komisioni i Posaçëm parlamentar i ngritur nga mazhoranca socialiste për të bërë reforma antikorrupsion vendosi të premten që të ftojë organizatat ndërkombëtare dhe ekspertë nga jashtë që t’i bashkangjiten grupeve teknike të punës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:51 | 21/06/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i komisionit të posaçëm, Fatmir Xhafaj dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Foto: LSA.

Ftesa publike u votua nga anëtarët e mazhorancës, ndërkohë që opozita ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij komisioni.

Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj u bëri thirrje publike “ekspertëve shqiptarë kudo që ata jetojnë, që të ndihmojnë me ekspertizë”.

Xhafaj po e bën këtë në shembullin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, por thuajse të gjithë ekspertët e lartë që asistuan këtë reformë kanë marrë tashmë poste të larta në organet e reja të drejtësisë.

Komisioni i ri po kërkon ekspertizë nga shtetas shqiptarë që mund të punojnë në fushën e jurispudencës apo akademisë në shtete të ndryshme të botës, por vendimi nuk sqaron metodologjinë se si do të arrihet kjo.

Deputetja Etilda Gjonaj sugjeroi që të gjenden forma më proaktive ose mënyra komunikimi për t’i bërë pjesë të grupit ekspertëve të komisionit shqiptar që kanë ndërtuar karrierën e tyre si pedagogë në universitet europiane.

Kjo ishte mbledhja e dytë e këtij komisioni, i cili u ngrit bazuar në një rezolutë të njënashme të mazhorancës që shpallte angazhimin e saj për thellimin e reformave anti-korrupsion në kuadër të rrugës së integrimit europian.

Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi”, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

Mazhoranca u angazhua që  komisioni do të jetë gjithpërfshirës, por opozita është treguar skeptike deri më tani për qëllimet e ngritjes së tij. Një pjesë e opozitës ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë presion mbi organet e reja të drejtësisë nëpërmjet këtij komisioni.

 

Etiketa: Anti- korrupsioniEtilda GjonajFatmir XhafajKomisioni parlamentarKorrupsionOpozitaparlamentReforma ne DrejtesiSeancauniversitetVendimi
I mëparshmi

Çështja “Xhaçka”, Kushtetuesja shqyrton bllokimin e vendimit të saj nga Kuvendi

Tjetri

Bilanci negativ i prokurorit Kolë Hysenaj u rrudh në KPA, por mbeti i mjaftueshëm për shkarkimin e tij

Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

Bilanci negativ i prokurorit Kolë Hysenaj u rrudh në KPA, por mbeti i mjaftueshëm për shkarkimin e tij

foto 4

KShH: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve

16:41 | 03/07/2026
nje autobus i transportit publik ne kryeqytet ne trafik. foto nensi bogdani (1)

Transporti publik me flotë të vjetëruar dhe mungesë financimi

15:08 | 03/07/2026
braho ne klp

Kreu i SPAK nuk përjashton një tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut

14:40 | 03/07/2026
bienalja

Zhdukja e ngadaltë e gazetarisë kulturore

08:18 | 03/07/2026
foto 3

Tërheqje zvarrë dhe shkopinj gome, si u shpërnda protesta te Parlamenti

20:06 | 02/07/2026
“Represiv”, Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draft-kodin e ri për Penal

KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm

16:51 | 02/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.