AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rezart Taçi kërkon që çështja e tij për pastrim parash të transferohet në Itali

Nëpërmjet avokates së tij, Ilenja Mëhilli, ish-biznesmeni kontrovers i naftës, Rezart Taçi kërkoi që çështja penale ndaj tij për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal të transferohet në Itali, duke argumentuar se është rezident atje dhe është dënuar për të njëjtat vepra penale – kërkesë që solli shtyrjen e radhës së seancës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Arrestimi i Rezart Taçi pas sulmit kundër gazetarit dhe botuesit të gazetës Tema, Mero Baze | Foto nga : LSA

Rezart Taçi, ish-biznesmeni kontrovers i naftës i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme…, SPAK për pastrim parash dhe grup të strukturar kriminal, kërkon që çështja penle në ngarkim të tij të transferohet në Itali. Këtë kërkesë e parashtroi të hënën më 24 qershor gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Ilenja Mëhilli.

Kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri sqaroi në fillim të seancës se Taçi nuk ishte gjendur në banesën e tij, ndërkohë që nga sistemi TIMS rezulton se është larguar nga Shqipëria prej vitit 2015 – konstatime që janë bërë me dije dhe në seancat e mëparshme. Prokurori Klodian Braho tha se tashmë janë shteruar gjithë mundësitë e njoftimit të Taçit dhe në kushtet që ai përfaqësohet me avokatë në gjykim, kërkoi që të deklarohet vijimi i procesit në mungesë të të pandehurit.

Avokatja Mëhilli vërejti se është vërtetuar me dokumentacion se i pandehuri është me leje qëndrimi të përjetshme në Itali që prej vitit 1993 dhe se duhej të ishte lajmëruar dhe në adresën jashtë shtetit.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Etleva Deda dhe Marçela Shehu, i konsideroi të plota kërkimet dhe deklaroi vijimin e gjykimit në mungesë të Taçit, i cili krahas avokates së zgjedhur prej familjes së tij, do të mbrohet edhe nga avokati Artan Simoni, i caktuar kryesisht nga gjykata.

Por, një kërkesë e avokates Mëhilli për transferimin e çështjes së Rezart Taçit në Itali, solli shtyrjen e seancës. Avokatja solli në vëmendje se çështja ndaj tre shtetasve italianë të akuzuar si bashkëpunëtor të Taçit në pastrimin e parave, ishte vendosur prej një tjetër trupi gjykues që të transferohej në Itali.

Prokurori Braho tha se nuk mund të ketë krahasim, pasi tre të pandehurit e tjerë janë shtetas italianë.

Në vijim, avokatja Mëhilli argumentoi se transferimi bëhej kur në shtetin tjetër i pandehuri ishte proceduar për të njëjtën ngjarje dhe ishte rezident atje, pavarësisht nënshtetësisë që gëzonte. Ajo theksoi se ndaj Taçit ishte dhënë vendimi në Itali nga shkalla e parw, qw e kishte dwnuar për të njëjtat vepra penale.

Ajo paraqiti dokumente të gjykatave italiane, duke pretenduar se vërtetonte dënimin e Taçit atje, por gjykata konstatoi se nuk ishin të pajisura me vulë apostile. Mëhilli kërkoi kohë që të mundej ti pajiste dokumentet me vulë apostile dhe t’i dorëzonte në gjykatë, kërkesë që u pranua nga trupi gjykues që caktoi zhvillimin e seancës së radhës më datë 4 korrik, në orën 14:00.

Rezart Taçi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021, pasi u  akuzua se ishte përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali dhe pastrimin e tyre në Shqipëri.

Më 25 prill 2023, Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, vendimmarrje që u la në fuqi nga Apeli në muajin tetor, po të vitit të kaluar.

Sipas hetimit të zhvilluar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Palermos dhe nga SPAK, operacioni financiar për pastrimin e parave është shtrirë në Itali, Zvicër dhe Tiranë. Atwherw u raportua se si pjesë e këtij operacioni përfundoi në arrest shtëpiak sipërmarrësi 90 vjeçar italian, Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Prokuroria e Palermos arrestoi gjithashtu kontabilistin Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati palermitan që jeton dhe punon në Milano. Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi.

Transaksionet bankare të kryera nga të arrestuarit në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, janë realizuar pjesërisht pas ndërhyrjes së SPAK dhe sekuestrimit të 18 milionë eurove.

Rezart Taçi njihet si biznesmen hidrokarburesh prej dy dekadash, por kulmin e tij e arriti gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013, kur përmes një procesi të paqartë, ai arriti të blente kompaninë e përpunimit të naftës, ARMO, që e dorëzoi më pas tek azerët, me një mal me borxhe.

 

Etiketa: antimafiaApeliArmoArrestArtan SimoniBiznesmenBledar LiloBorxheCosa NostraElsa UlliriEtleva DedaFabio PetruzzellaFrancesco ZummoGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëgjykimGjyqIlenja MëhilliItaliItaliaKlodian BrahoKrimMafiaMarçela ShehuMilanooperacionoperacioniPalermoPartisë DemokratikePastrim parashProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëPunëtorRezart TaçishqipShqipëriShqipëriaSistemi TIMSSPAKVendimiZvicër
Tjetri
‘Në vdekje klinike’: Peza përballet me kritika për spastrime masive në RTSH

‘Në vdekje klinike’: Peza përballet me kritika për spastrime masive në RTSH

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.