AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mjekët e Onkologjikut nën akuzë për transferimin e pacientëve drejt klinikave private

Një hetim i nisur për abuzimin me barnat spitalore zbuloi një skemë të krijuar nga mjekë, funksionarë dhe specialistë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për transferimin e pacientëve me tumor drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:28 | 25/06/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Reparti i Radioterapisë te Onkologjiku. Foto kortezi nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkoligjk në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve drejt klinikave private.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT,” citohet në një njoftim të Prokurorisë së Tiranës i cili u shpërnda për mediat më 25 qershor.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Në njoftim sqarohet se që të mund të përdorej kjo aparaturë, duhej të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IAEA.

“Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike. Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje”, citohet në njoftimin e prokurorisë.

Për këto paligjshmëri, janë kërkuar dhe caktuar masa sigurimi personal për veprën penale “Shpërdorimi detyrës” ndaj pesë personave.

Sipas vendimit të gjykatës, ndaj mjekut Edmond Gashi është caktuar masa e “arrestit shtëpiak”, ndërsa masa e detyrimit për t’u paraqitur para oficerit të Policisë Gjyqësore është caktuar ndaj

koordinatorit Emiljano Lela dhe mjekes Alketa Ymeri në lidhje me transferimin e pacientëve.

Ish.nëndrejtoresha e QSUNT, Brikena Qirjazi dhe ish-specialistja Drilona Kishta janë lënë gjithashtu në masën e detyrimit për paraqitje në lidhje me masat e munguara të sigurisë për apartaturën e kobalto-terapisë.

Masa e arrestit shtëpiak është caktuar edhe ndaj administratorit të “Flori Farma”, Florian Marku për tregtimin e mallrave kontrabandë, ndërsa Halil Gashi do të paraqitet para OPGJ për veprën e dyshuar të “fshehjes së të ardhurave”.

Etiketa: Agjencia Atomike e VienesBrikena QirjaziDrilona KishtaEdmond GashiEmiljano LelaFloriFlorianFlorian MarkuGjykatëGjykatësGjyqHalil GashiHetimetMASMasaMasa e arrestitMjekmjekëOPGJParaProkuroriaQSUNTQSUTSHSigurimiSpitali OnkologjikTiranë
I mëparshmi

“Tele-marketingu i egër”, inteligjenca artificiale përdoret në mashtrimet me ‘call center’

Tjetri

Gjyqtarja Vjollca Spahiu përballet me pyetje mbi pasurinë

Tjetri
Gjyqtarja Vjollca Spahiu përballet me pyetje mbi pasurinë

Gjyqtarja Vjollca Spahiu përballet me pyetje mbi pasurinë

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.