AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Figura të shëmtuara’, ministrja e Shëndetësisë reagon me vonesë për skandalin e Onkologjikut

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu thotë se ka nisur hetim administrativ dhe se do të ndërmerren ndryshime ligjore për sanksione të rënda pas zbulimit nga prokuroria të skemës abuzive me pacientët në spitalin e Onkologjikut, ndërsa opozita bën përgjegjëse qeverinë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:33 | 26/06/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën më 26 qershor 2024. Foto: LSA.

Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Skema abuzive u bë publike nga Prokuroria e Tiranës të martën dhe shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve, të cilët reaguan përmes rrjeteve sociale. Në një reagim publik të mërkurën, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se ka nisur një hetim administrativ për skandalin.

Në një dalje para mediave pas mbledhjes së qeverisë Koçiu e cilësoi korrupsionin në bluzat e bardha si “vija e kuqe” dhe punonjësit e mjekët e spitalit të përfshirë në skandal si “figura të shëmtuara”.

“Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria,” njoftoi ajo, duke shtuar se ky hetim “do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim”.

Duke e cilësuar të patolerueshme atë që ka ndodhur, Koçiu paralajmëron amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur, siç tha ajo, “sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e trajon jetën njerëzore si mall shumice në tregun e lirë”.

Ndërkohë, ministrja lajmëroi se qeveria ka vendosur të rrisë pagat në sistemin e mjekësisë me 20 mijë lekë mbi pagën për mjekët dhe 15 mijë lekë mbi pagën për infermierët.

Nga ana tjetër opozita ka reaguar duke bërë përgjegjëse qeverinë për fenomenin e korrupsionit dhe akuzon ministrinë e shëndetësisë se nuk ka marrë masa në kohë për denoncimet për këtë fenonem, duke rrezikuar kështu seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Grupi parlamentar i  Partisë Demokratike vendosi të mërkurën që të thërrasë në një interpelancë urgjente në Kuvend ministren e Shëndetësisë me pretendimin se ajo dhe paraardhësit e saj në këtë detyrë nuk kanë vepruar në kohë pas dhjetra e qindra denoncimesh për abuzime.

“Sistemi korruptiv buron nga koka, që nga ministri i Shëndetësisë dhe është shtrirë në të gjithë sektorin”, deklaroi kreu i grupit Gazment Bardhi, duke kërkuar që për këtë gjë të mbahen përgjegjës “ata që korrupsionin në sistemin e shëndetësisë e kanë ngritur në sistem”.

Për çështjen reagoi edhe Lulzim Basha duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar piramidën e korrupsionit që nuk kursen as të semurët.  Sipas tij, edhe “politika e barnave është një tjetër skemë kriminale korruptive në kurriz të shqiptarëve, duke lejuar futjen në treg të ilaçeve me origjinë jo të sigurtë me cilësi të ulët dhe pa efekt”.

Në skemën abuzive, sipas prokurorisë Tiranë, janë përfshirë funksionarë dhe mjekë, ndërsa të martën u lëshuan disa masa sigurimi personal me “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje” për ta.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

 

Etiketa: Albana KoçiuArrestarrest shtëpieBashadetyrimEdi RamaGazmend BardhiGazment BardhiHetiminfermierëKuvendLulzim BashaMasaMjekmjekëOpozitaPagatParaPartisë DemokratikeProkuroriaProkuroria e Rrethit TiranëProkuroria e TiranësPunëQeveriaRamasanksioneSHSigurimiSpitali OnkologjikTiranëTreg
I mëparshmi

KPA çel hetimin administrativ për gjyqtaren Iliba Bezati

Tjetri

Ish-shefi IKMT-së Sarandë, Julian Prendi dënohet për korrupsion

Tjetri
SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Ish-shefi IKMT-së Sarandë, Julian Prendi dënohet për korrupsion

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.