AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Verifikimi i ‘dyfishtë’ mban peng vakancat në kupolën e drejtësisë

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë në KLGJ e KLP ka tejkaluar me 6 muaj afatet ligjore dhe ka krijuar kontradikta mes institucioneve të përfshira në procedura, gjë që për ekspertët e shoqërisë civile po cenon standardet e reformës në drejtësi.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj gjatë leximit të raportit. Foto kortezi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kuvendi shpalli vjet në korrik thirrjen për aplikime nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por kur po bëhet gati një vit nga nisja e procesit, përzgjedhja e anëtarëve të rinj duket ende larg.

Mandati i 3 anëtarëve të KLGJ dhe 3 anëtarëve të KLP ka përfunduar në dhjetor dhe dispozitat ligjore të miratuara me reformën në drejtësi parashikojnë që 4 muaj do të ishin një kohë e mjaftueshme për t’i përmbyllur procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj.

Por institucionet e përfshira në proces, që në këtë rast janë komisionet e pavarura përzgjedhëse që ngrihen nga Avokati i Popullit dhe më pas parlamenti me Sekretarin e Përgjithshëm dhe Nënkomisionin e Posaçëm mazhorancë-opozitë, kanë tejkaluar jashtë çdo parashikimi afatet e vendosura në ligj, si pasojë e vonesave me verifikimin e dyfishtë të kandidatëve, proceset gjyqësore të kandidatëve dhe zvarritjen në procedurën parlamentare të votimit të tyre.

Ishin komisionet e verifikimit paraprak të ngritura nga Avokati i Popullit që vonoi fillimisht dorëzimin e listës së kandidatëve në Kuvend, ndërsa disa kandidatë fituan gjyqet kundër vendimmarrjes së tyre për t’i skualifikuar dhe u rifutën në garë.

Por edhe pas dorëzimit të listave përfundimtare në Kuvend, ajo e avokatisë në janar dhe e shoqërisë civile në prill, procesi u përball me vonesa të reja nga procesi i verifikimit që bën Sekretari i Përgjithshëm dhe përzgjedhja në nënkomisionin parlamentar që ngrihet për këtë qëllim.

Procesi i përzgjedhës së emrave nga radhët e avokatëve është futur në fazën e fundit, atë të shortit dhe votimit formal në seancë plenare pasi palët nuk gjetën konsesus politik për listën finale të kandidatëve, ndërsa procedura për anëtarët nga shoqëria civile rrezikon të dështojë.

Një raport i publikuar rreth 2 muaj me vonesë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj*, skualifikon 4 nga 6 emra kandidatë për dy këshillat. Nëse shumica dhe opozita nuk gjejnë konsesus për të futur në garë emrat e skualifikuar prej Gjonçajt bëhet e pamundur përzgjedhja me short mes tyre.

Opozita dhe shoqëria civile kontestojnë praktikën e ndjekur dhe rolin e institucioneve të përfshira duke ngritur pikëpyetje për integritetin e vetë procesit dhe standardet ligjore të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në organet drejtuese të sistemit të drejtësisë.

Ekspertë të shoqërisë civile apelojnë që praktika të jetë transparente, e besueshme dhe e standardizuar dhe institucionet e përfshira të marrin përgjegjësinë e të adresojnë problematikat e krijuara.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë që monitoron reformën në drejtësi, i tha BIRN-it se procedura e ndjekur është në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe procedurale dhe ligjeve që funksionojnë për dy strukturat e drejtësisë.

Sipas tij,  të gjitha institucionet që janë përfshirë në procesin përzgjedhës kanë shkelur afatet ligjore, por duhej që parlamenti të reflektonte duke pranuar përgjegjësitë e veta dhe të institucioneve të tjera dhe duke dalë me një akt konkret që i adreson këto përgjegjësi.

“Kjo ska ndodhur dhe krijon dyshime nëse procedura e vonuar është bërë për shkak mosmarrëveshjeve për aspektet teknike për vlerësimit të kandidatëve apo për shkak të kalkulimeve jashtë institucioneve, të grupeve të ndryshme të interesit në KLGJ dhe KLP për të zgjedhur kandidatët e rinj për Gjykatën e Lartë dhe postet e tjera drejtuese”- thotë Krasniqi.

Ai po ashtu sheh si shqetësuese në faktin që institucionet e përfshira, si Avokati i Popullit, Gjykata Administrative, Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkomisioni parlamentar, bëjnë renditje dhe vlerësime të ndryshme për të njëjtët emra duke treguar që asnjë institucion nuk ka barazi me vlerësimin me institucionin pasues.

Kjo, sipas tij, “krijon idenë që s’ka standarde të njësuara për vlerësimin e individëve dhe nuk sigurohet transparenca dhe garancia që zgjedhja finale është zgjedhja e bazuar mbi meritokracinë reale dhe të dhënat reale të kandidatëve”.

Ndërsa për Rigels Xhemollarin, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, ka një mbivendosje rolesh të institucioneve të përfshira në proces duke çuar dhe në shkeljen e afateve ligjore të verifikimit të kandidatëve.

Xhemollari, i cili drejton dhe Komisionin ad-hoc që bëri vlerësimin paraprak të kandidatëve nga shoqëria civile, i tha BIRN-it se “vetë ligji është i paqartë”.

Sipas tij, “pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm është një pozicion që duplikon punën e komisionit Ad-Hoc, ose plotëson në një farë mënyrë punën e tij të cilit ligji nuk i ka dhënë fuqi të mjaftueshme për të bërë një verifikim administrativ të mirëfilltë”.

Po ashtu lidhur me afatet 10-ditore të verifikimit, Xhemollari thotë se në të dy rastet, si Sekretari i Përgjithshëm dhe komisioni Ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit, u duhet më shumë se 10 ditë për të marrë një informacion nga institucionet për kandidatët.

Edhe pse lista e kandidatëve nga shoqëria civile është “rrëzuar” praktikisht nga  Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Xhemollari beson se procesi i zgjedhjes së 2 anëtarëve të rinj për 2 këshillat nuk do të dështojë.

“Duke qenë në dijeni të dosjeve të tyre, por edhe të vendimeve të Gjykatës Administrative që ka kundërshtuar disa nga vendimet tona për disa kandidatë, duke sjellë prova të reja për kandidatët, besoj se nënkomisioni do të sjellë në tavolinë edhe kandidatë të tjerë të cilët i ka skulaifikuar Sekretari i Përgjithshëm, pasi arsyetimet e tij nuk janë për çështje serioze, që cenojnë rëndë integritetin e kandidatëve,” theksoi ai.

Xhemollari beson se ka nevoja për ndryshime ligjore që të përshtaten me problematikën e hasur, kryesisht për zgjatjen e afateve të verifikimit, ndërsa Krasniqi beson se ka nevojë vetëm për krijim standardesh dhe integritet të procesit.

“Këto praktika administrative që edhe nëse janë të sakta nuk mund të mbivendosen mbi  thelbin e reformës në drejtësi që duhej të ishte profesionalizmi, meritokracia dhe integriteti”, shtoi ai.

Krasniqi i referohet aplikimit të hedhjes së shortit nga nënkomisioni si një praktikë e cila e cenon këtë integritet, pasi përzgjedhja nuk bazohet tek kriteret meritokratike të individëve po i lihet rastësisë.

“Individët që kanë përfituar nga kjo praktikë nuk kanë qenë gjithmonë më të mirët dhe këmbëngulja për të shkuar përsëri tek shorti tregon mungesë serioziteti, integriteti dhe llogaridhënie nga parlamenti”, përfundon ai.

*Shkrimi u amendua për saktësuar se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm u dorëzua me rreth 2 muaj vonesë. Në versionin e mëparshëm, ky afat ishte llogaritur gabimisht si 3 muaj.

Etiketa: AdministrativeAfrim KrasniqiAvokati i PopullitBIRNGenci GjonçajGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësGjyqkandidatëtKLGJKLPKomisioni parlamentarKrijonKuvendKuvendiLigjmarrëveshjendryshime ligjoreOpozitaprokurorPunëraportRaportiRigels XhemollariSHIKTransparencaVendimetverifikimZgjedhja e anëtarëveZgjedhja me short
Tjetri
Fantazma e dizinformimit nuk mund të shmangë problemet reale të medias dhe informimit

Fantazma e dizinformimit nuk mund të shmangë problemet reale të medias dhe informimit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.