AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Prokurori Aurel Zarka përballet me vetingun

Komisioni konstatoi për drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka vetëm një pamundësi në shumën 150 mijë lekë në një vit për pagesën e çmimit të një apartamenti, gjetje për të cilën ai kërkoi të konsiderohet në frymën e parimit të proporcionalitetit. Zarka rezultoi me bilanc të përgjithshëm pozitiv, si dhe nuk u evidentuan probleme për figurën dhe profesionalizmin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aurel Zarka, prokuror | Foto: Edmond Hoxhaj

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u përball të enjten më 27 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër denoncime të dorëzuara në KPK nga publiku.

Procesi i vetingut për prokurorin Zarka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

Për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 110 m2 dhe garazh në Tiranë, kundrejt vlerës 84 mijë euro, subjekti ka deklaruar si burime krijimi kursimet e tij e të bashkëshortes në masën 8 milionë lekë, si dhe të ardhurat nga një marrëveshje pesëvjeçare e nënshkruar nga babai i tij në vitin 2001 me administratorin e një shoqërie që operonte në fushën e ndërtimit, të cilit i ka dhënë 40 mijë USD, në këmbim të kthimit të kësaj vlere me interesat, si dhe të një apartamenti me sipërfaqe jo më pak se 60 m2. Administratori i shoqërisë i’a ka kthyer këtë shumë subjektit, pasi babai kishte ndërruar jetë.

Relatori Ilia tha se nga analiza financiare paraprake e kryer lidhur me mundësitë e investimit në blerjen e apartamentit dhe garazhit deri në vitin 2012, kur dhe është kryer porositja e këtyre pasurive, ka rezultuar bilanc pozitiv.

Ndërkohë, për pagesën e një kësti në vitin 2015, ka rezultuar bilanc negativ në shumën rreth 150 mijë lekë, pamundësi për të cilën subjektit i është kaluar barrë prove.

Zarka ka përfituar dhe një tjetër apartament në Vlorë në vitin 2013, si burim krijimi të të cilit ka deklaruar marrëveshjen e babait. Veç kthimit të shumës së investuar nga i ati në vitin 2001, atëherë është dakordësuar që shoqëria të jepte dhe një apartament, që ka rezultuar se e ka shlyer për llogari të subjektit. Ilia tha se kjo pasuri është pasqyruar në analizën financiare të Zarkës.

Sipas Ilias, prokurori Zarka është gjetur me bilanc pozitiv dhe për blerjen e një automjeti në vitin 2013, si dhe nuk janë gjetur probleme në katër llogari rrjedhëse.

KPK ka analizuar dhe një fond investimi në vlerën rreth 9 milionë lekë në vitin 2013, me burim të ardhurat nga shitja e pesë ngastrave tokë dhe një shtëpie në Fier në shumën totale rreth 5.5 milionë lekë si dhe nga shitja për çmimin 4.8 milionë lekë të një apartamenti në Tiranë, pasuri kjo e blerë në vitin 2006.

Relatori Ilia tha se nga analizimi këtyre burimeve, ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë pasur mundësi për krijimin e fondit të investimit në vitin 2013.

Prokurori Aurel Zarka u ndal në shpjegimet e tij gjatë seancës dëgjimore në një gjetje të KPK lidhur me të ardhurat e babait të ndjerë, që kanë shërbyer për krijimin e vlerës 40 mijë USD të investuar në 2001-in. Subjekti theksoi se i ati kishte emigruar për 11 vjet në Greqi, gjatë periudhës 1991-2002. Ai tha se kishte siguruar dhe dorëzuar në Komision dokumente për pagesën e sigurimeve shoqërore për të atin në shtetin grek gjtë viteve 1995-1999. Zarka solli në vëmendje të KPK se kishte depozituar edhe deklarata të punëdhënësve dhe kolegëve të babait. “Kam bërë përpjekjet maksimale për të siguruar të dhëna për të ardhurat e babait afro 35 vjet më parë, i cili ka 22 vjet që ka ndërruar jetë”, tha subjekti dhe i kërkoi Komisionit që të vlerësohet në mënyrë proporcionale se gjendet në pamundësi objektive.

Lidhur me pamundësinë e shumës rreth 150 mijë lekë të konstatuar për pagesat në vitin 2015, Zarka kërkoi që të konsiderohet nën parimin e proporcionalitetit.

KPK ka hetuar dhe mbi një dyqan 63 m2 në Tiranë, të blerë nga bashkëshortja para lidhjes së martesës, me burim të ardhurat dhe kursimet e familjarëve të saj nga puna në emigracion, si dhe një hua 5 milionë lekë të marrë nga nëna e saj. Ilia tha se nisur se kjo pasuri është krijuar përpara martesës, është kryer analiza financiare me rezervë.

Në hetimin administrativ është përfshirë dhe një llogari e bashkëshortes, për të cilën kanë shpjeguar se e ka hapur për llogari të djalit të xhaxhait të saj, që jetonte dhe punonte në Itali prej vitit 1996 e në vijim. Në seancë u tha se subjekti ka shpjeguar për KPK, se bashkëshortja e ka hapur këtë llogari për të ndihmuar kushëririn, pasi ai jetonte në Itali dhe nuk mund të udhëtonte shpesh drejt Shqipërisë. Komisioni ka verifikuar mundësinë e kushëririt të bashkëshortes së subjektit për transferimin e një vlere 35 mijë euro. Nga aktet e dorëzuara në KPK për punësimin dhe të ardhurat e tij në Itali, ka rezultuar se për periudhën 2000-2012 ka siguruar rreth 277 mijë euro, që janë konsideruar të mjaftueshme për transfertën 35 mijë euro në 2013-ën.

Nga analiza financiare e përgjithshme, nga momenti i emërimit si prokuror, deri në 2016-ën, Zarka ka rezultuar me bilanc pozitiv.

Ndërkohë, Ilia evidentoi mosdeklarimin nga subjekti të pjesës takuese të një ngastre toke në Sheq i Madh në Fier, pasuri në bashkëpronësi me dy familjarë.

Subjekti shpjegoi se ngastra në fjalë kishte qenë pjesë e një sipërfaqe toke të shitur në tre pjesë në vitet 2010 e 2011, personave të ndryshëm, të cilët kishin kryer investime më pas. Sipas tij, ngastra për të cilën është konstatuar mosdeklarim, ka qenë rruga që u nevojitej pronarëve të rinj të tokës. Ai tha se nuk e kishte ditur se ajo pjesë e tokës kishte mbetur në emër të tij dhe familjarëve. Në vijim, subjekti pohoi se kishin hequr dorë nga pronësia e asaj sipërfaqe toke, që tashmë rezulton në emër të shtetit.

Prokurori Aurel Zarka tha se dakordësohej me gjithë gjetjet e tjera të Komisionit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do shpallet më 28 qershor, në orën 09:45.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëAurel ZarkaBEemigracionEuroFierGenta Tafa BungoGjyqGreqiHetimhuainvestimeItaliKomisionKPKMarie TumamarrëveshjeMASMosdeklarimParaProcesi i vetingutprokurorProkuroriPunaPunëPunësimiRoland IliaSHshqipShqipëriSuela ZheguTiranëVendimiVetinguVlorë
Tjetri
Raporti: Shpenzimet për Shëndetin dhe Mbrojtjen Sociale më të ulëtat në rajon

Raporti: Shpenzimet për Shëndetin dhe Mbrojtjen Sociale më të ulëtat në rajon

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.