AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjysma e popullsisë në emigrim

Të dhënat e publikuara nga Censi 2023, në krahasim me të dhënat e regjistrit civil, sugjerojnë se së paku 48% e popullsisë ose 2.2 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë Shqipërisë, pa llogaritur këtu shqiptarët që kanë hequr dorë nga shtetësia apo fëmijët e emigrantëve që nuk janë regjistruar në atdhe.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:20 | 28/06/2024
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Shqipëria duket se është bërë një atdhe emigrantësh, ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit. Të dhënat e analizuara nga BIRN të censusit të popullsisë 2023, të cilat u publikuan të premten nga Instituti i Statistikave dhe ato të Regjistrit Civil, i cili mbahet nga Ministria e Brendshme dhe që u morën nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi, sugjerojnë se i gjithë territori i vendit është prekur në masë nga fenomeni i emigrimit, i cili ka dërguar nëpër botë së paku 2.2 milionë njerëz përgjatë tre dekadave të fundit.

Të dhënat e Regjistrit Civil tregojnë se popullsia me shtetësi shqiptare në fund të vitit 2023 ishte 4,611,189 vetë ndërsa të dhënat e Censit 2023, të cilat pasqyrojnë situatën faktike të gjetur në shtator 2023, tregojnë se në Shqipëri banojnë 2,402,113 vetë. Diferenca e këtyre dy shifrave, më shumë se 2.2 milionë banorë, është popullsi me shtetësi shqiptare që jeton jashtë vendit.

Popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit ka gjasa është edhe më e madhe se sa kaq nëse marrim parasysh se një pjesë e emigrantëve kanë hequr dorë nga  shtetësia ose nuk i  kanë regjistruar në Gjendjen Civile shqiptare fëmijët që kanë lindur jashtë.

Të dhënat e ndara sipas qarqeve tregojnë se të gjitha qarqet janë prekur nga emigrimi, ndonëse në përmasa të ndryshme. Qarku i Vlorës, ku përfshihen bashkitë Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol duket se ka përqindjen më të lartë të popullsisë në emigrim. Regjistri Civil shënon si popullsi në këtë qark 390 mijë vetë, por INSTAT gjeti në shtatorin e kaluar vetëm 243 mijë vetë, gjë që do të thotë se 62% e popullsisë atje jeton jashtë Shqipërisë.

Qarku i Gjirokastrës është i dyti për nga përqindja e lartë e popullsisë jorezidente me 58% ndërsa në Lezhë kanë emigruar 56% e në Shkodër, 55% e popullsisë. Në anën tjetër, Tirana, Dibra dhe  Berati  kanë një shkallë emigrimi krahësimisht më të ulët. Këtu,  rreth  37% e popullsisë me shtetësi mungoi në censin e vitit të kaluar.

Për nga numri faktik, Qarkut të Tiranës i  mungojnë rreth 450 mijë shtetas ndërsa në Fier mungojnë 271 mijë vetë, pasuar nga Durrësi ku mungojnë 248 mijë vetë, Vlora me 243 mijë vetë.

Sipas të dhënave të Censit, 32% e popullsisë në Shqipëri jeton aktualisht në Tiranë, pasuar nga Elbasani dhe Fieri me 10% secili dhe Durrësi me 9%.

Etiketa: BIRNCensiDibraEmigrimiFierINSTATInstituti i StatistikaveMASMinistria e BrendshmePopullsiaQarqetSHShkodërshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorTiranaTiranëVloraVlorë
I mëparshmi

Sekuestrohen 50 milioë euro që dyshohet se rrjedhin nga droga

Tjetri

Kalon për gjykim çështja penale në ngarkim të ish-kryetares së Bashkisë Patos

Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Kalon për gjykim çështja penale në ngarkim të ish-kryetares së Bashkisë Patos

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.