AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lamtumirë Kadare! Shkrimtari më i madh shqiptar përcillet me nderime

Personalitete publike dhe politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës përcollën me nderime shkrimtarin Ismail Kadare pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
16:26 | 03/07/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare u përcoll me nderime drejt banesës së fundit. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

E mërkura e gjeti kryeqytetin në ditë zie kombëtare, teksa qindra personalitete publike dhe politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës i dhanë lamtumirën e fundit shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik në moshën 88 vjeçare.

Salla e Teatrit të Operas dhe Baletit u tejmbush nga miq dhe adhurues të Kadaresë, por edhe nga politikanë e qytetarë të tjerë që përcollën me lule në duar kortezhin e shkrimtarit më të madh shqiptar.

Kryeministri Edi Rama përmbylli me një fjalim të vetëm ceremoninë e homazheve, me porosi të bashkëshortes së të ndjerit, Helena Kadare.

“Ai erdhi, shkroi dhe iku. U prehsh në paqe Ismail, i the të gjitha,” tha Rama gjatë fjalës së tij, duke e quajtur Kadarenë si ‘njeriun që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj’.

Edhe Presidenti Begaj e cilësoi Kadarenë si gjeniun e letrave të shqiptarëve, poetin e miteve të Ballkanit dhe përfaqësuesin më të spikatur të letërsisë moderne botërore.

“Novator në stil si dhe në gjuhë, së bashku me Nënë Terezën, ai u shndërrua në emblemën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohëve moderne”, shkroi Begaj në reagimin e tij publik.

Një rastësi ishte prania e statujës simbolike të Nënë Terezës në sfondin e skenës së TOB-it, ku u vendos për homazhe arkëmorti me trupin e Kadaresë.

“Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene, e cila po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë”, tregoi Rama mbi rastësinë e simbolit të Nënë Terezës në sallën e homazheve të shkrimtarit.

Rama shtoi se duke e njohur Kadarenë, e dinte që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë nën mbrojtje.

Vendi i prehjes së Kadaresë u bë gjithashtu objekt diskutimi gjatë homazheve, ku kryeministri Edi Rama tha se i kishin mbërritur plot mesazhe me sugjerime. Në mbyllje, Rama shtoi  Kadaresë do i jepej në kohën dhe vendin e duhur një banesë e veçantë, e denjë për të dhe personalitetin e tij që i kishte lemeri tubimet, fjalimet dhe vendet e populluara.

Pas homazheve dhe ceremonisë shtetërore, Ismail Kadare u përcoll drejt varrezave të Tufinës i shoqëruar nga një kortezh familjarësh dhe miqve të ardhur nga Franca.

Gjatë homazheve për nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Foto: Nensi Bogdani.
Qindra personalitete të politikës dhe jetës publike i dhanë lamtumirën e fundit shkrimtarit Ismail Kadare. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Etiketa: Bajram BegajBIRNDite ZieEdi RamaFrancaHelena KadareIsmail KadareKosovëKryeministri Edi RamambrojtjeNensi BogdanipaqeRamaSHshqip
I mëparshmi

Gjyqtari Flamur Kapllani, konfirmohet në detyrë

Tjetri

Ulet interesi bazë, lehtësi për kredimarrësit në lekë

Tjetri
Ulet interesi bazë, lehtësi për kredimarrësit në lekë

Ulet interesi bazë, lehtësi për kredimarrësit në lekë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.