AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ilir Beqaj përvetësoi fondet e BE-së përmes restorantit Gzona, thotë SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e së enjtes në Tiranë me urdhër të SPAK krahas disa bashkëpunëtorëve, pasi një hetim zbuloi procedura prokurimi të pavërteta të organizuara nga drejtoria që ai drejtonte me fondet e BE-së, ku përfitimi i Beqajt besohet se kalonte përmes restorantit të klasit të lartë Gzona.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Restoranti Gzona në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u bë i famshëm për një seri kontratash kontroverse koncesionare në sektorin e shëndetësisë, dy prej të cilave janë nën hetim, por në fakt arsyeja se pse ai përfundoi në pranga mëngjesin e së enjtes nën akuzat e korrupsionit, shkelje të barazisë në tenderë dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private lidhet me disa procedura prokurimi të kryera nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të cilën ai e drejtoi që nga themelimi, detyra e së cilës ishte menaxhimi më me efikasitet i fondeve të donatorëve, të cilat përfunduan, besohet, në xhepat e tij.

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, njoftoi të enjten se ka kërkuar dhe marrë miratimin e gjykatës për masë sigurie arrest me burg për Beqajn si dhe masa të tjera sigurie për bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, ndërsa gjatë kontrolleve të kryera në zyra dhe biznese, u sekuestruan 47 mijë euro dhe 700 mijë lekë.

“Personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim E. K., i emëruar nga vetë personi nën hetim I. B. në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat,” thuhet në njoftimin e SPAK.

“Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese,” vijon më tej njoftimi.

BIRN raportoi në janar të këtij viti se skema përmes të cilës Beqaj dyshohej se përvetësonte fondet e ndihmës së BE-së kalonte përmes shitjeve reale dhe joreale të një subjekti tregtar të njohur si restorant Gzona, një nga restorantet më luksoze të Tiranës në zemrën historike të kryeqytetit.

SPAK thotë se në një rast, një procedurë prokurimi për një konferencë mbi turizmin duket se është paguar veçmas nga SASPAC dhe veçmas nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, pavarësisht se ishte e njëjta. SASPAC pagoi te një kompani tregtare 125 mijë euro ndërsa ministria pagoi 38.5 milionë lekë, ku pagesa e parë u justifikua si organizim i një konference me titull E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në  Shqipëri ndërsa në rastin e dytë, u quajt Festa. SPAK nënvijëzon se i vetmi shërbim real ishte një darkë me vlerë 4.1 milionë lekë shtruar te Gzona.

Prokuroria thotë se Beqaj do të duhet të përgjigjet para prokurorëve edhe për deklarim të rremë të pasurisë, pasi dyshon se ai është pronar de facto i restorantit në fjalë.

“Personi nën hetim I. B. dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un,” thuhet në njoftimin e SPAK.

“Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110  lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore,” shkruhet më tej në njoftim.

Etiketa: Agjencia Shtetërore eArrestArrest me burgBashkimi EvropianBEBIRNBurgEuroGjykatëGjykatësGzonaHetimhuaIlir BeqajkonferenceKorrupsionMASMasaMinistria e TurizmitMinistria e Turizmit dhe MjedisitMjedisitMosdeklarimpaktParaprokurorProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëSASPACSHshqipShqipëriSPAKtenderTiranë
Tjetri

Falsifikimi i pronave, rëndohet pozita e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.