AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policët e komanduar pranë FRONTEX akuzohet se përfituan 500 mijë euro dieta me fatura false

Shtatëmbëdhjetë punonjës policie që asistonin forcat e FRONTEX në kontrollin e kufijve u pezulluan nga detyra me vendim të Gjykatës së Korçës pasi akuzohen se përfituan mbi 500 mijë euro për dieta dhe fjetje përmes falsifikimit të faturave.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:44 | 04/07/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia e Shtetit në aksion. Foto ilustruese.

Prokuroria e Korçës njoftoi të enjten më 4 korrik caktimin e masës së sigurimit personal të pezullimit të detyrës ndaj 17 punonjësve të policisë, të cilët dyshohet se përfituan mbi 500 mijë euro me fatura fiktive për dieta ushqimore dhe fjetje në hotel.

Sipas prokurorisë, punonjësit e policisë nën akuzë shoqëronin forcat e FRONTEX-it në sigurimin e kufijve të gjelbër.

Bazuar në këto rrethana, janë pezulluar nga detyra për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” 19 persona, ku veç efektivëve të policisë, edhe dy persona të sektorit të financës në stacionin e Policisë Kufitare në Kapshticë.

Nën hetim për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” janë edhe dy përfaqësues të subjekteve tregtare, të cilët akuzohen se kanë siguruar faturat fiktive. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria sqaron se nga hetimet ka rezultuar se punonjës të caktuar me shërbim në kuadër të operacionit FRONTEX, janë rimbursuar padrejtësisht në shumën 574 mijë euro, nga të cilat 452 mijë euro janë faturuar në favor të oficerëve të strukturave të tjera, të caktuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe 121 mijë euro për efektivët e policisë vendore Korçë.

“Nëpërmjet faturave fiktive, të ndihmuar dhe nga subjektet tregtare, këta punonjës kanë përfituar edhe pse shumica prej tyre të komanduar me shërbim në FRONTEX, janë të akomoduar në shtëpi me qira të cilët nuk e kalojnë vlerën e 200 Eurove në muaj për 3-4 persona të akomoduar ose vendbanimin e kishin në Bashkinë Devoll,” tha prokuroria.

Etiketa: DevollEuroFalsifikimi i dokumenteveFatura falseFrontexGjykata e Rrethit KorçëGjyqHetimHetimetKorçëKorrupsioniKorrupsioni pasivMASMasaPolicia e ShtetitProkuroriaSH
I mëparshmi

Falsifikimi i pronave, rëndohet pozita e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro

Tjetri

Pas performancës së Biden në debat, bota duhet të përgatitet për Trump

Tjetri
Pas performancës së Biden në debat, bota duhet të përgatitet për Trump

Pas performancës së Biden në debat, bota duhet të përgatitet për Trump

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.