AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata refuzon garancinë pasurore dhe e lë ish-ministrin Beqaj në qeli

Gjykata e Posaçme vendosi vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë në abuzimin e fondeve të Bashkimit Evropian, duke refuzuar ofrimin e garancive pasurore të tyre në këmbim të lirisë me kusht.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
20:31 | 06/07/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSA

Gjykata e Posaçme konfirmoi të shtunën më 6 korrik masën e arrestit me burg të dhënë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pavarësisht se ky i fundit ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh në këmbim të lirisë me kusht.

Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tenderë dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private – akuza që lidhen me disa procedura prokurimi të kryera nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të cilën ai e drejtoi që nga themelimi.

Detyra e kësaj agjencie ishte menaxhimi më me efikasitet i fondeve të Bashkimit Evropian, që dyshohet se përfunduan në xhepat e Beqajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Gjykata ka lënë në qeli dhe bashkëpunëtorin e ish-ministrit, Ermal Kurtulajn, i cili mbante pozicionin e koordinatorit të programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian. Gjykarta ka refuzuar edhe garancinë pasurore të ofruar nga Kurtulaj, në vlerën e çmimit të shitjes së një automjeti nga ana e tij.

Për të hetuarin Alfred Nikolla, i dyshuar për korrupsion aktiv dhe mashtrim, gjykata vendosi të zëvendësojë masën e arrestit me burg me atë të arrestit në shtëpi. Për të hetuarin Elton Marini, i dyshuar për “mashtrim”, është vendosur vazhdimi i masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”. Po ashtu, është vendosur vijimi i masës “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore për dy personat nën hetim, Bledar Leka dhe Bjona Ziaj, të dy të dyshuar për veprën penale  të mashtrimit.

Sipas SPAK, Beqaj dhe Kurtulaj, i emëruar si koordinator nga ish-ministri, dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat. Nga hetimet ka rezultuare se të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt. Fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

BIRN raportoi në janar të këtij viti se skema përmes të cilës Beqaj dyshohej se përvetësonte fondet e ndihmës së BE-së kalonte nëpërmjet shitjeve reale dhe joreale të një subjekti tregtar të njohur si restorant Gzona, një nga restorantet më luksoze të Tiranës në zemrën historike të kryeqytetit.

SPAK thotë se në një rast, një procedurë prokurimi për një konferencë mbi turizmin duket se është paguar veçmas nga SASPAC dhe veçmas nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, pavarësisht se ishte e njëjta. SASPAC pagoi te një kompani tregtare 125 mijë euro ndërsa ministria pagoi 38.5 milionë lekë, ku pagesa e parë u justifikua si organizim i një konference me titull “E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”” ndërsa në rastin e dytë, u quajt Festa. SPAK nënvizon se i vetmi shërbim real ishte një darkë me vlerë 4.1 milionë lekë shtruar te Gzona.

Beqaj do të duhet të përgjigjet para prokurorëve edhe për dyshimet për deklarim të rremë të pasurisë, pasi SPAK dyshon se ai është pronar de facto i restorantit Gzona. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak sipas SPAK, ka qenë në fakt vetë Beqaj, i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un.

Hetimet për këtë çështje janë kryer nga prokurorja Elida Kaçkini, ndërkohë që masat e sigurisë u caktuan prej gjyqtares Rudina Palloj.

 

Etiketa: Agjencia Shtetërore eAkuzaAlfred NikollaArrestBashkimi EvropianBEBIRNBledar LekaBurgdetyrimElida KaçkiniErmal KurtulajEuroEUSAIRGjykataGjykata e PosaçmeGjyqGzonaHetimHetimetIlir BeqajkonferenceKorrupsionKorrupsion aktivMASmashtrimMinistria e TurizmitMinistria e Turizmit dhe MjedisitMjedisitMosdeklarimpaktParaprokurorPunëPunëtorPunëtorëRudina PallojSASPACSHshqipShqipëriSPAKtenderTiranë
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Besmir Rrapaj – Gjykata e Lartë

Tjetri

Biden apo një plan B?

Tjetri
Biden apo një plan B?

Biden apo një plan B?

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.