AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Biden apo një plan B?

Pas performancës befasuese dhe aspak të fokusuar në debat të presidentit amerikan Joe Biden, Partia Demokratike është e paralizuar. Largimi nga kandidimi e një presidenti në detyrë do të ishte një bast i madh politik, duke pasur parasysh alternativat; por ngecja me një president në detyrë që nuk arrin as të artikulojë dot mund të jetë përfundimisht edhe më e rrezikshme për partinë dhe vendin.

Ian BremmerngaIan Bremmer
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Joe Biden. Foto: Wikimedia.

Me zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 vetëm katër muaj larg, demokratët po përballen me një stuhi të përsosur politike. Performanca befasuese në debat e presidentit Joe Biden kundër Donald Trump ka bërë që zyrtarët e partisë, donatorët kryesorë dhe shumë nga votuesit më të mundshëm të demokratëve të bëjnë thirrje për një ndryshim në krye të listës.

Disa javë më parë, mbështetja e Biden-it mendohej se ishte shpresa më e mirë e demokratëve. Në fund të fundit, nuk është e lehtë të mundësh një president në detyrë. Që nga viti 1932, vetëm Herbert Hoover, Jimmy Carter, George Bush dhe Trump nuk kanë arritur të rizgjidhen. Skenarët në të cilët Biden do të tërhiqej nga gara ose do të përballej me një sfidë parësore të besueshme dukeshin tepër të rrezikshëm. Kur demokratët Harry Truman dhe Lyndon Johnson zgjodhën të mos kërkonin të rizgjidheshin – respektivisht në 1952 dhe 1968 – republikanët Dwight Eisenhower dhe Richard Nixon fituan. Në mënyrë të ngjashme, një sfidë demokratike nga Edëard Kennedy në vitin 1980 ndihmoi në sakatimin e fushatës së rizgjedhjes së Carter, duke e dërguar përfundimisht Ronald Reagan në Shtëpinë e Bardhë.

Me këtë histori në mendje, shumica e demokratëve menduan se ishte më e sigurt të qëndronin me Biden-in, një njeri që tashmë e ka mposhtur një herë Trump-in. Asnjë demokrat që aspiron të jetë president një ditë, nuk dëshiron të jetë ai që do të mposhtë në zgjedhje një kandidat të dobët që është tashmë në detyrë.

Por shqetësimet në rritje për moshën e Biden-it – ai është tani 81 vjeç dhe do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë – janë bërë çështja qendrore e fushatës, edhe pse Trump rrezikon të dëbohet për një krim në Nju-Jork. Pas debatit të Biden-it, bordi editorial i New York Times i kërkoi presidentit të largohej dhe sondazhet e fundit sinjalizuan se rreth gjysma e votuesve të Partisë Demokratike janë dakord me këtë.

Megjithatë, nëse Biden nuk vendos të largohet nga gara, shanset për ta zëvendësuar atë janë pothuajse zero. Gjatë sezonit të zgjedhjeve paraprake, ai siguroi mbështetjen e delegatëve që i nevojiteshin për t’u emëruar në konventën e partisë në Çikago në gusht. Këta delegatë janë zotuar ta mbështesin Biden-in nëse ai nuk i liron ata. Për më tepër, edhe nëse demokratët mund ta zëvendësonin lehtësisht Biden-in, kush do të ishte kandidati i ri i partisë? Sondazh pas sondazhi tregon se zv/presidentja Kamala Harris nuk është më popullore se Biden, por lënia e saj mënjanë për një tjetër kandidat rrezikon të largojë një numër të madh grash dhe votuesish të pakicave.

Sa i përket alternativave – guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, Sekretari i Transportit Pete Buttigieg dhe të tjerë – ata janë kryesisht të paprovuar në skenën kombëtare. Për të kuptuar se sa shpejt mund të dështojë një kandidat i paprovuar, mos shikoni më tej se sa përpjekja e shumëpritur, por katastrofike, e guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, për të rrëzuar Trump në zgjedhjet paraprake republikane të këtij viti.

Biden deri më tani nuk ka treguar asnjë shenjë se ai planifikon të tërhiqet dhe shfaqjet publike të mbështetjes nga ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton kanë për qëllim të konfirmojnë se partia po ecën përpara. Arsyeja për të qëndruar në garë është se presidenti mund ta mposhtë ende Trump. Në mjedisin politik të hiper-polarizuar të Amerikës, miliona njerëz që u thonë anketuesve se Biden është shumë i vjetër për të shërbyer një mandat të dytë, do të votojnë ende për të, qoftë edhe nëse kjo është vetëm për ta mbajtur Trump-in jashtë Shtëpisë së Bardhë. Me të dyja palët që besojnë se e ardhmja e demokracisë amerikane është në rrezik, pjesëmarrja e votuesve ka të ngjarë të jetë e lartë.

Por kodra në të cilën Biden duhet të ngjitet do të bëhet më e pjerrët në javët e ardhshme pasi një rrymë e qëndrueshme zyrtarësh anonimë demokratë paralajmërojnë në media se ai duhet të largohet. Ky burim mbulimi negativ do të rëndojë në aftësinë e presidentit për të kthyer faqe, të paktën deri në kongresin muajin e ardhshëm. Nëse flitet për avancimi të datës në të cilën Biden do të emërohet zyrtarisht, kjo do të nxisë spekulimet se ai është në panik, edhe nëse nuk është. Dhe e gjithë kjo do të ndodhë në një kohë kur fushata e Biden shpresonte ta mbante vëmendjen e medias mbi përgjegjësitë e shumta të Trump.

Për momentin, Partia Demokratike është e paralizuar. Përmbysja e një presidenti në detyrë do të ishte një bast i madh politik; ngecja me një kandidat aktual në detyrë mund të jetë edhe më e rrezikshme. Trump, ndërkohë, ka shijuar disa javë lajmesh të mira. Pothuajse të gjitha problemet e tij ligjore janë shtyrë për pas zgjedhjeve. Dënimi është vonuar në gjyqin e tij të Nju-Jorkut. Vendimet e fundit të Gjykatës së Lartë kanë reduktuar gjasat që ai të përfundojë në burg, si dhe u kujtuan votuesve konservatorë se ai e tërhoqi gjykatën djathtas dhe do ta bënte përsëri këtë nëse do të fitonte.

Vendimi për të ardhmen politike të Biden varet nga vetë presidenti dhe është e pamundur të dihet se çfarë do të bëjë ai. Për momentin, ai duket se synon të vazhdojë të marrë pjesë në zgjedhje dhe përpiqet të ndryshojë temë. Por çdo ditë që kalon, presioni për një ndryshim në krye të fushatës presidenciale të Partisë Demokratike do të rritet. Kjo është një situatë e paprecedentë në atë që tashmë ishte një zgjedhje presidenciale në mënyrë unike jofunksionale në SHBA.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Biden or Plan B?

Etiketa: Barack ObamaBidenBill ClintonBurgDonald TrumpDwight EisenhowerfushataGjykatëGjykatësHarry TrumanJoe BidenKamala HarrisKrimMediapaktPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePiSpresidentProject SyndicaterepublikanerrezikSHSHBAsondazhTrumpVendimetVendimivotuesitzgjedhjezgjedhje presidencialeZgjedhjet
Tjetri
Ankesa për shkarkim të padrejtë në Radio Televizionin Publik Shqiptar

Rastet e shkarkimeve të padrejta ngrenë shqetësime për qeverisjen e RTSH-së

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.