AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sekuestrohet 5D Konstruksion dhe pasuritë e Redi Mollës

Prokurorët e SPAK vendosën sekuestro preventive të kompanisë që përfitoi miliona euro tenderë me procedura të dyshuara si të manipuluara. Nën sekuestro edhe aksionet e Redi Mollës në hotelin me status qeveritar si investim “special”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kreu i UKT-së, Redi Molla gjatë një inspektimi në vitin 2017.

Prokurorët e posaçëm njoftuan të martën se kanë kërkuar dhe marrë autorizim nga gjykata për sekuestro preventive të kompanisë 5D Konstruksion si dhe të kompanisë Restur dhe aseteve të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin “special” nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Prokurorët thonë se morën vendimin e sekuestros pasi hetimet zbuluan se të ardhurat e kompanisë 5D Konstruksion përbëjnë produkt të veprave penale si dhe faktin që paratë e përfituara nga 5D Konstruksion u nxorrën cash prej saj për t’u përdorur nga pronarët e dyshuar, Mariglen Qato dhe Redi Molla, për blerjen e pronave të tjera.

“Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm  se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Kompania 5D Konstruksion u vu nën hetim nga prokuroria pas një denoncimi të kandidatit të opozitës për postin e kryebashkiakut të Tiranës Belind Këlliçi, i cili deklaroi në vitin 2023 se kompania i përket drejtorëve të bashkisë pavarësisht se rezulton nën pronësinë e një qytetari tjetër.

Në prill të këtij viti, prokurorët arrestuan Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, dy drejtues jetëgjatë të bashkisë Tiranë gjatë qeverisjes së kryetarit Erion Veliaj dhe i akuzuan për manipulim tenderësh, korrupsion dhe pastrim parash. Krahas tyre u vendosën në masa sigurie dhe disa drejtorë të tjerë të bashkisë, të cilët akuzohen për manipulim të tenderëve.

Kompania 5D, e cila ka pasur të ardhura bruto prej 22 milionë eurosh mes viteve 2016 dhe 2022, është zgjeruar gjatë viteve të fundit në ndërtim pallatesh ndërsa një prej aksionerëve të saj, Redi Molla, ka hyrë si investitor në hotelin me status special në Durrës. Kompania e hotelit do të vijojë të administrohet nga pronarët ndërsa SPAK është përmbajtur me sekuestrimin vetëm të 24% të aksioneve të kontrolluara nga Molla.

Etiketa: 5D KonstruksionBelind KëlliçiDurrësEdi RamaErion VeliajEuroGjykataHetimHetimetKorrupsionmanipulimMariglen QatoMasaMediterranean Investment GroupMollaPastrim parashprokurorProkuroriaRamaRedi Mollasekuestro preventiveSHSPAKtenderTiranë
Tjetri
Shqipëria e papërgatitur për rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike

Bujqësia dhe industria në recesion, rritja ushqehet nga ndërtimi dhe sektori publik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.