AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Përdorimi i inteligjencës artificiale në fushën e medias shton mundësitë dhe risqet

Gazetari gjerman Rene Falkner ndau në një intervistë me BIRN risitë që sjell përdorimi i programeve të AI-së në fushën e medias, si edhe pritshmërinë e tij për të ardhmen e kësaj teknologjie.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 years më parë
në Artikull kryesor, Intervista
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetari dhe eksperti i intelegjencës artificiale Rene Falkner | Foto Xhemali Moku

Programet dhe aplikacionet e inteligjencës artificiale (AI) po përdoren gjithmonë e më shumë në Shqipëri ashtu si në mbarë botën, teksa jo rrallë herë ato janë përdorur për qëllime jo dashamirëse.

Eksperti gjerman i AI-së, njëkohësisht edhe gazetar, Rene Falkner, i tha BIRN se sipas tij e ardhmja e dimensionit të inteligjencës artificiale është e paqartë akoma, por gazetarët duhet të mësohen të identifikojnë risqet që ajo sjell si edhe të shfrytëzojnë mundësitë e shumta të kësaj teknologjie të re për shoqërinë tonë.

“Bota e medias po ndryshon, ashtu si bota e radios, apo bota e moderimit. Për mua si gazetar sigurisht nuk është një lajm i mirë që të mësoj se lajmet janë duke u krijuar në mënyrë tërësisht automatike. Por ne nuk mund ta ndalojmë këtë zhvillim, dhe do na duhet të mësojmë si ta përdorim sepse pas disa vitesh kjo do të jetë një mundësi për ne”, tha Falkner, mbi ndryshimet e teknologjisë dhe nevojën e gazetarëve për tu përshtatur me to.

Falkner tregoi se si në një ishull të vogël të Gjermanisë, drejtuesi i një radioje krijoi një transmetim që funksionon 24 orë nëpërmjet AI-së, si një zgjidhje ndaj shkurtimit të buxhetit për kompaninë e tij.

“Një problem i madh është fakti se kush do të paguajë gazetarët, sepse shoqëria ka nevojë dhe duhet të paguajë për gazetari të mirë dhe cilësore”, theksoi eksperti gjerman i AI-së, i cili shtoi se nuk mundemi të dimë se si do të shkojë rrugëtimi i kësaj teknologjie në të ardhmen.

Rene Falkner u ftua nga fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri për të trajnuar një grup të rinjsh në Tiranë mbi përdorimin e teknikave dhe programeve të inteligjencës artificiale, duke sjellë dhe njohuritë e tij për rolin e AI-së në media dhe komandat e duhura për rezultatet më të mira për profesionistët e fushës.

Falkner ka një përvojë në fushën e medias që prej vitit 1990, me eksperiencë si redaktor dhe menaxher i përgjithshëm i televizioneve lokale dhe radiove në Gjermani, dhe së fundmi në menaxhimin e  kanaleve të YouTube, ku nisi dhe përvoja e tij me inteligjencën artificiale (AI).

Sipas tij AI ofron edhe shumë mundësi pozitive, siç është ajo e përkthimit të materialeve në gjuhë të ndryshme me një kosto të ulët.

“YouTube na shërben edhe si një urë lidhëse me AI, sepse na jep mundësinë e prodhimit të përmbajtjeve në gjuhë të ndryshme” tha Falkner për BIRN.

Falkner përmend përkthimet e videove në shumë gjuhë dhe me më pak para, për shembull videot me informacione për turistët, apo edhe lajmet, duke i cilësuar këto aspekte si disa prej mundësive të arta që ofron e ardhmja e AI-së.

Sipas Falkner, risku kryesor i përdorimit të programeve të AI-së është ai i manipulimeve, por për të kjo nuk është një risi.

“Sigurisht disa njerëz mund ta përdorin AI-në për të manipuluar videot, zërat, dhe ky është një problem. Ne si gazetarë nuk mund të bëjmë diçka lidhur me këtë, por mund të mësojmë si funskionon AI dhe mediat sociale, pasi ky është një fenomen që po ndodh kudo në botë”, shtoi ai.

Ai shprehet se ditët e sotme problemi nuk qëndron shumë tek manipulimet e bëra nëpërmjet AI-së, por tek mediat sociale.

“Instrumentet dhe aplikacionet e manipulimit nuk janë të reja, kanë ekzistuar dhe më parë. Ajo që është e re është përdorimi i mediave sociale në shpërndarjen e tyre”, tha Falkner për BIRN.

Përveç manipulimit të përmbajtjeve, risku i AI-së qëndron edhe tek rënia e produktivitetit të gazetarëve apo punonjësve të tjerë.

“Personalisht, frika ime më e madhe është se mos bëhem më dembel, me përdorimin e AI-së për punët lidhur shkrimet e mia”, pranoi Falkner për BIRN.

“Nëse e përdor shpesh AI-në, kam frikë se mund të humb kreativitetin në aftësitë e mia të shkrimit”, shtoi ai.

Eksperti gjerman gjithashtu shtoi se duhet një kujdes i veçantë lidhur me ndarjen e të dhënave sensitive me programet e inteligjencës artificiale.

“Sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen të dhëna sensitive me aplikacionet e AI-së, sepse ne nuk e dimë se ç’mund të bëjë inteligjenca artificiale me to, ndaj do rekomandoja mos të përmenden të dhëna personale apo sensitive gjatë punës me AI”, tha Falkner për BIRN.

Sipas tij, të dhënat që janë publike nuk përbëjnë problem, por duhet treguar kujdes i shtuar lidhur me të dhënat private.

Falkner i tha gjithashtu BIRN se shkollat duhet të investojmë për të edukuar të rinjtë si të përdorin instrumentet e AI-së, dhe mbase duke përfshirë këtë edukim në kurrikulat e tyre.

“Duhen edukuar të rinjtë në përdorimin e instrumenteve dhe teknikave të AI në mënyrë të përgjegjshme, dhe të mësojnë cilat janë rreziqet potenciale të këtyre përdorimeve”, tha Falkner për BIRN.

“Të rinjtë kanë humbur durimin, ato preferojnë të përdorin telefonin dhe aplikacionet për zgjidhje të shpejta, dhe për mendimin tim ky është ndër të tjera një rrezik për kreativitetin”, përfundoi ai.

Etiketa: BIRNgazetarGjermaniInteligjenca ArtificialeKonrad AdenauerkostoLokaleMediaMediat socialeParaPunëRene FalknerrrezikSHshqipShqipëriteknologjiTiranëTreguturistzhvillim
Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Xhelal Rraja, aleat i Durim Bamit kundër Arben Ndokës, arrestohet

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.