AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Xhelal Rraja, aleat i Durim Bamit kundër Arben Ndokës, arrestohet

Kreu i një bande të dyshuar me bazë në Nikël dhe vëllai i ish-deputetit jetëgjatë socialist Rrahman Rraja, u arrestua nga policia mesditën e së mërkurës në një vendndodhje të pacaktuar. Ai ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit me shtatë banda të goditura falë sekuestrimit në Francë të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Arratia e Xhelal Rrajës, kreut të dyshuar të një bande kriminale me bazë në Nikël të Krujës, mori fund mesditën e së mërkurës, pasi policia e arrestoi në një vendodhje të pacaktuar. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Rrajës u realizua “pas një pune të mirëfilltë hetimore”.

Rraja u bë i njohur për publikun në korrik të vitit të kaluar si organizator i rrahjes së dy qytetarëve të zonës, një ngjarje rrëqethëse që u regjistrua nga vetë rrahësit para se të rridhte në media dhe të bëhej publike. Në video, Një video [link] disa anëtarë të familjes Rraja dhunojnë me shkopa bejsbolli dy kushërinj, pasi i gjetën ata në një lokal.

Në video dëgjohet dikush që bërtet “Vrite – Vrite!” ndërsa goditjet e pamëshirshme vijojnë, në një akt që dukshëm ishte i synuar për të frikësuar viktimat, edhe pasi këta të fundit ishin të rrëzuar në dysheme. Arsyeja e dhunimit ishte se kushërinjtë ishin ankuar në polici për shpërthimet në një gurore pranë banesave të tyre. Rraja gjithsesi shpëtoi pa pasoja nga ngjarja, e cila u deklarua nga prokuroria e Tiranës si Plagosje e lehtë me dashje, ndërsa dhunuesit nuk u arrestuan nga policia pasi nuk u gjetën dot.

Rraja u arrestua të mërkurën për akuza më të rënda, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Vepra e parë penale dënohet me deri pesë vjet burg ndërsa vepra e dytë i shton pesë vjet burg dënimit të parë, për një maksimum deri në dhjetë vjet.

Sipas prokurorëve, “shtetasi Xhelal Rraja ka pasur rolin e organizimit të personave që do të kryejnë ekzekutimin e shtetasit Arben Ndoka.”

Në një nga bisedat e tij me shtetasin Durim Bami, Rraja e informoi këtë të fundit për një vizitë që ish-deputeti socialist Arben Ndoka do të bënte në Tiranë për ngushëllimin e familjes së një zyrtari të drejtësisë të ndrarë nga jeta për shkaqe natyrore, gjë që supozohej se përbënte një mundësi për ta vrarë. Bami inspektoi vendin ku pritej të bëhej atentati panë fakultetit të Gjuhë-Letërsisë në Rrugën e Elbasanit dhe cakton Marklen Hakën për të bërë vrasjen. Plani dështoi për shkak se Ndoka nuk vajti për vizitë.

Dosja e Shtatë Bandave përmban 50 të akuzuar për tetëmbëdhjetë vepra të ndryshme penale dhe u mundësua falë faktit që pjesa më e madhe e të dyshuarve përdornin për komunikimet e tyre një aplikacion të veçantë të quajtur Sky ECC, të cilin besonin se ishte i papërgjueshëm. Policia franceze e sekuestroi serverin e aplikacionit duke mundësuar zbardhjen e një numri të madh aktesh kriminale.

Në rastin e Shtatë Bandave, ngjarjet e provuara shtrihen përgjatë vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021 dhe paraqesin tentativat e Arben Ndokës për të vrarë Durim Bamin dhe të tjerë, si hakmarrje për vrasjen e të vëllait dy vjet më herët. Ndoka përdor shërbime të bandave të tjera aleate me të, ndërsa atentati kundër Bamit dështoi, duke shkaktuar plane të Bamit për ta vrarë Ndokën.

Aktualisht Arben Ndoka është në arrati ndërsa Durim Bami është arrestuar në Dubai, një vend i preferuar nga krerët e bandave kriminale shqiptare për shkak se Shqipëria nuk ka arritur të ekstradojë asnjë të akuzuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe deri më sot.

Astrit Avdyli, drejtues i një bande tjetër kriminale i akuzuar se ndihmoi Arben Ndokën në planet për vrasjen e Durim Bamit, u arrestua pak ditë më parë në banesën e tij në Shijak.

Ndër krerët e tjerë të dyshuar të këtyre grupeve, Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur ndërsa Ilia Ndoka u arrestua në Itali e Leonard Duka u arrestua në Belgjikë.

Etiketa: AkuzaArben NdokaarrestimiAstrit AvdyliAtentatiavdyliBurgDosjaDosja e Shtatë BandaveDubaiDurim BamiEmiratet e Bashkuara ArabeErvis MartinajGuroreItaliKrujëMediaParapasojaplagosjepoliciPoliciaprokurorProkuroriaProkuroria e TiranësSHshijakshqipShqipëriashqiptareSigurimiSky ECCTiranëvideovrasjeXhelal Rraja
Tjetri
Zgjedhjet më të pabesueshme në historinë franceze

Zgjedhjet më të pabesueshme në historinë franceze

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.