AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Plazhi i Durrësit ku koha ka ndalur

Shumica e vijës bregdetare të Durrësit është e mbushur me hotele dhe apartamente, por ka edhe plazhe kur nuk ka ndryshuar shumë gjatë dekadave të fundit, që nga koha kur përcaktoheshin si zonë kufitare ushtarake.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi i Rrushkullit | Foto: Gëzim Kabashi

Një grup të rinjsh anglezë zbresin plot zhurmë nga një kamion dhe zënë vend nën tendën e ngritur, ngjitur me bunkerin në plazhin e fshatit Rrushkull në Durrës.

Janë të gjithë nga Essex, rreth 20 vetë, dhe sapo kanë zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli në Krujë.

Sapo ulen ata falënderojnë shoferin, që i ka marrë në karrocerinë e automjetit.

“Nuk mund ti lija në diell e në pluhur,” dëgjohet përgjigjja mikpritëse nga shoferi, kur dikush ia përkthen vlerësimin e djemve anglezë.

Vija bregdetare e Durrësit gjatë tre dekadave të fundit ka pësuar ndryshime të ndjeshme në përdorimin e saj, por përveç erozionit këto ndryshime nuk duken në Rrushkull, ku pak ka ndryshuar nga fillimi i viteve ’90, kur afro gjysma e bregdetit të Durrësit konsiderohej vijë kufitare me Italinë dhe kalimi në të dënohej.

Me plane të mirëfillta projektimi, apo edhe me ndërtime abuzive, bregdeti i  Durrësit vazhdon të jetë më i frekuentuari në shkallë vendi.

Plazhet e Durrësit aktualisht fillojnë në Kepin e Rodonit në veri, dhe përfundojnë në Përroin e Agait, me rreth 62 kilometra gjatësi, ku bashkë me hotelet dhe pallatet, nuk mungojnë ende edhe plazhet e panjohura.

Gjiri i Lalzit, gjysma me hotele turistike, gjysma me plazhe popullore

Vija bregdetare e Gjirit të Lalzit bën pjesë tërësisht në territorin e bashkisë së Durrësit, por e ardhmja e saj është zgjidhur vetëm në pjesën veriore.

Brenda 20 viteve të fundit, vilat dhe hotelet e sapondërtuara tërhoqën interesin e biznesmenëve dhe të familjeve të politikanëve shqiptarë.

Vendndodhja e resorteve u quajt gabimisht “Gjiri i Lalzit”, ndërkohë që vija bregdetare e gjirit me të njëjtin emër është shumë herë më e madhe. Vetëm distanca detare nga Kepi i Rodonit deri në Bishtin e Pallës arrin në 11 milje, apo 18 km.

Mati Zefi, një pensionist nga Rrushkulli tha për BIRN se tashmë ndërtimet gjithfarësh, janë përfunduar nga Shën Pjetri në veri deri në hidrovorin e Hamallajt, në jug.

Sipas tij, problem i kësaj zone mbetet erozioni bregdetar, i cili i ka detyruar projektuesit të ndërtojnë më shumë se sa 100 metra larg bregut.

Rëra e pastër kurative dhe pylli paralel me bregun përbën një nga tërheqjet më të mëdha turistike.

“Po edhe godinat dykatëshe janë ngritur bukur,” shprehet Mati, duke shtuar:

“Nëse në veri kemi disa kilometra ndërtime, këtu në Rrushkull gjithçka ka mbetur njëlloj, përveç bregut, i cili gërryhet çdo vit e më shumë”.

Kupolat e disa bunkerëve që dikur ishin instaluar në tokë, tashmë mezi duken në det, dhjetëra metra larg plazhit.

Lumi Erzen e ka ndryshuar disa herë rrjedhën e tij, dhe sipas Matit, “ndërhyrjet e mjeteve të rënda për marrjen e zhavorreve, ndihmojnë vazhdimisht erozionin detar, si dhe rëndimin e mjedisit me prurjet e mbetjeve plastike”.

“Që këtej duken dhe rrjetat hobse të peshkatarëve, të cilat deti I ka larguar nga bregu,” shton Mati Zefi.

Të njëjtën gjë tha për BIRN edhe Isuf Shehu, i cili drejton shoqatën “Ishmi”. Sipas tij, edhe lumi Ishëm në veri, edhe përroi i Tarinit kanë ndikuar në ndryshimet negative të vijës bregdetare.

“Vetëm njësia jonë administrative, komuna siç vazhdojmë ta quajmë, ka 26 kilometra bregdet,” u shpreh Isufi, duke shtuar se në historikun e zonës që po përgatisin një vend i veçantë do ti kushtohet edhe rëndësisë që ka patur ky bregdet që nga mesjeta.

Plazhet private në gjiun e Lalzit kanë sipërfaqe shfrytëzimi të njëjte me atë që kanë në dispozicion familjarët, që mbërrijnë me mjetet dhe çadrat personale në bregdetin e Fshatit Rinia apo të Fllakës.

Nga Hamallaj deri në Bishtin e Pallës, durrsakët dhe tiranasit vazhdojnë ti gëzohen qetësisë së plazhit dhe pastërtisë së ujrave detarë.

“Rrugët për të kaluar me makinë nga plazhi në plazh, shpesh herë nuk  ekzistojnë, dhe ne përdorim tabanin e rërës së ngjeshur,” tregoi Betim Lani, i cili megjithë rrugën e dëmtuar, vjen çdo të dielë me familjen në Rrushkull.

“Ne nuk i dijmë planet e qeverisë për zonën, por unë jam i bindur se sapo të fillojë zbatimi i tyre do të ndërtohet edhe rruga,” ndërhyn Mati Zefi.

Gjiu Durrës – Kavajë, qindra ndërtime e qindra mijëra turistë

Vija bregdetare e Durrësit që nga fillimi I këtij shekulli e ka instaluar terminalin detar të transportit të karburanteve në Porto Romano, ndërsa vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar, që po zhvendoset dora dorës nga qendra e qytetit, ku kryen veprimtarinë e tij prej dhjetra vitesh.

Gjiri i Durrësit, gjysma e të cilit administrohet nga bashkia e qytetit bregdetar është plotësisht i zënë me godina gjithfarësh.

Plazhi tradicional ka humbur pjesën më të madhe të fundit të rërës, që është zëvendësuar nga disa radhë pallatesh, deri në rrugën Durrës – Kavajë.

Hotelet rifillojnë vetëm pas qetësisë së plazheve rreth 3-4 km, të ish-Bllokut të Udhëheqësve, resortit “Tropikal”, shtëpive të Pushimit të ministrive të Brendëshme dhe asaj të Mbrojtjes, situata e të cilave thuajse nuk ka ndryshuar krahasuar me shekullin e kaluar.

Pylli i dendur vazhdon ta ndajë nga rruga nacionale këtë territor, që ka ende pamjen e një oazi të gjelbërt.

Vija prej 62 kilometra e bashkisë së Durrësit përfundon te Përroi i Agait, aty ku bregdeti i takon zyrtarisht Kavajës.

“Këtu ngrihen hotelet me 400-800 shtretër secili, të cilët vitin e kaluar mundësuan një numër të përgjithshëm prej 1 milion turistësh në Durrës,” tha për BIRN, eksperti i turizmit Edmond Basho.

“Mali i Robit me numrin më të madh të hoteleve mbetet i pakonkurrueshëm,” përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativebregdetiEdmond BashoerozioniErzenEssexGjiri i LalzitHamallajIshëmIsuf ShehuKepi i RodonitLumi ErzenLumi IshëmMjedisiPërroi i AgaitPorto RomanoTurizmi
Tjetri
KPK konfirmon në detyrë ndihmësen ligjore Anida Bica

KPK konfirmon në detyrë ndihmësen ligjore Anida Bica

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.