AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK: Në aferën e inceneratorit të Tiranës u pastruan 20 milionë euro

Prokuroria e Posaçme lëshoi tetë urdhër-arreste të tjera për pastrimin e rreth 20 milionë eurove përmes faturave fiktive nga inceneratori i Tiranës, por asnjëri prej personave të dyshuar nuk u arrestua.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
14:55 | 16/07/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Incneratori i Sharrës është një kontratë PPP e fituar nga kompania Integrated Energy BV

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën, 16 korrik, se zbatimi i tetë urdhër arresteve të lëshuara prej Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kishte dështuar. Në një njoftim për shtyp, prokuroria bëri me dije se urdhër arrestet ishin lëshuar 12 korrik dhe në datën 15 korrik, policia kishte njoftuar se ekzekutimi i tyre ishte i pamundur.

“Nënvizojmë se, Policia e Shtetit më datë 15.07.2024, ka vënë në dijeni Prokurorinë e Posaçme, për pamundësinë e ekzekutimit të masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të mësipërm,” thuhet në njoftim.

Urdhër arrestet u lëshuan për Dashamir Ymeraj, pronari i një kompanie fiktive të përfshirë në skemën e evazionit fiskal, Denisa Tollkuçin, një nga drejtueset e “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k, Endrit Habilaj, drejtues i një kompanie mediatike, Renardo Nallbani, Ilir Dedja, administrator i disa kompanive në Zvicër dhe shtetasit e huaj të përfshirë në aferë, Giusepe Ciaffaglione, Marc Lapat dhe Michael Druijts.

SPAK bën me dije se urdhër arrestet i përkasin një faze paraprake të hetimeve dhe se këto të fundit vazhdojnë. Prokuroria thotë se personat e përfshirë konsiderohen pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që nga gjetjet e prokurorisë deri në këtë fazë kishin pastruar 20 milionë euro.

“Aktiviteti kriminal i pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton se është kryer në vazhdimësi duke filluar që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare, duke përdorur mekanizma dhe forma të ndryshme të ngritura nga organizatorët e këtij aktiviteti kriminal, me pjesëmarrës shtetas shqiptar dhe të huaj, të cilët kanë vepruar në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim.

SPAK identifikon në krye të grupit kriminal biznesmenët kontroversë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të dy të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata e Posaçme në aferat e ndërtimit të inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.

SPAK ka ngritur 4 akuza ndaj tetë personat për të cilat u lëshuan urdhër arreste dhe Mërtirit e Zotajt. Prokuroria thotë se ata akuzohen për “Mashtrim”, me pasoja të rënda, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Projekti koncesionar për inceneratorin e Tiranës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë më shumë se 100 milionë euro – ndonëse punët mbetën përgjysmë dhe inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme caktoi 15 masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në këtë aferë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish- deputeti socialist, Alqi Bllako dhe drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, të cilët u arrestuan dhe ndodhen në qeli.

Në gusht të vitit 2023, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, projekti koncesionar i trajtimit të mbetjeve në Tiranë mori jetë pasi kryebashkiaku Veliaj i dërgoi qeverisë në janar të vitit 2016 një studim fizibiliteti të IFC-së për zgjerimin e landfillit të Sharrës bashkë me propozimin për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane në kryeqytet.

Projekti u udhëhoq më pas nga Ministria e Mjedisit, ku u përfshinë edhe dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto përmes një oferte të pakërkuar.

 

Etiketa: “Integrated Energy” B.V SPVAfera e inceneratoreveDashamir YmerajDenisa TollkuçiEndrit HabilajGiuseppe CiaffaglioneIlir DedjaInceneratori i TiranësKlodian ZotoMarc LapatMirel MertiriSPAK
I mëparshmi

100 pyetje për Altin Dumanin në Kuvend

Tjetri

Shorti i tretë përzgjedh anëtarët e KLGJ dhe KLP nga avokatia

Tjetri
Shorti i tretë përzgjedh anëtarët e KLGJ dhe KLP nga avokatia

Shorti i tretë përzgjedh anëtarët e KLGJ dhe KLP nga avokatia

sandra

Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!

07:32 | 10/07/2026
Bregdeti ‘i panjohur’ i Durrësit fton për eksplorim zhytësit amatorë

Zyrtarë të ASHK-së nën akuzë për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

20:46 | 09/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit

19:38 | 09/07/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave

19:31 | 09/07/2026
a person with a neon sticker on their arm saying no to bullying

KMD dhe Policia dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të miturës në Fier

18:09 | 09/07/2026
photo 2026 07 06 20 18 14

Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

07:28 | 09/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.