AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shorti i tretë përzgjedh anëtarët e KLGJ dhe KLP nga avokatia

Katër kandidatët për 2 vende vakante në secilin këshill do të votohen formalisht në seancë plenare, ndërsa është futur në ngërç procesi për përzgjedhjen e 2 anëtarëve të rinj nga shoqëria civile për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve në listën finale.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:59 | 16/07/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nënkomisioni i posaçëm i Ligjeve gjatë hedhjes së shortit të tretë. Foto: Parlament.al.

Nënkomisiomi i posaçëm i Ligjeve hodhi të martën shortin e tretë nga i cili dolën emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës. Ndërkohë, Mërkuri ka punuar dhe si ekspert ligjor i Kuvendit dhe përfaqësues ligjor i këtij institucioni në Gjykatën Kushtetuese në betejën e PS-së për të shkarkuar ish-presidentin Ilir Meta dhe për të mbrojtur mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Sipas dispozitave ligjore, kjo listë me katër emrat e kandidatëve do të votohet formalisht në seancë plenare, pasi dy listat e para të dala po nga shorti dështuan të marrin 2/3 e votave të deputetëve.

Zgjedhja me short është një zgjidhje e parashikuar në ligj kur dështon konsensusi mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës në nënkomision për emrat që do t’i shkojnë seancës plenare.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj nga radhët e avokatisë u shoqërua me debate politike, pasi opozita kontestoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, i cili skualifikoi për mosplotësim të kritereve ligjore disa kandidatë nga lista fillestare e miratuar nga komisioni i pavarur i verifikimit i ngritur pranë Avokatit të Popullit.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat e lartë të sistemit të drejtësisë parashikon të zgjedhë dhe 2 anëtarë të rinj, një për secilin këshill, nga radhët e shoqërisë civile.

Nënkomisioni diskutoi të martën edhe raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për këtë listë.

Gjonçaj ka kualifikuar vetëm dy emra për 2 vendet vakante nga 6 kandidatë që kanë kaluar vlerësimin paraprak,  duke bërë që për KLGJ-në të ketë dy kandidatë Erjon Fejzulla dhe Violanda Theodhori, ndërsa për KLP në garë është vetëm Fejzulla.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cilësoi anti-ligjore dhe absurde arsyetimet për  skualifikimin e kandidatëve.

“Absurdi shkon deri aty sa e bën të pamundur aplikimin e procedurës kushtetuese që është hedhja  e shortit, duke lënë nga një kandidat në garë”- tha Bardhi, duke e cilësua antiligjor skualifikimin e kandidatëve që kishin fituar vendime gjyqësore për t’u përfshirë në garë.

Por, Gjonçaj, ashtu si dhe në seancat e mëparshme dëgjimore, këmbënguli se kishte zbatuar vetëm dispozitat kushtetuese për të të sjellë në Kuvend një listë emrash që plotësonin kriteret ligjore.

“Nuk është ky proces që t’i gjejmë punë disa personave, por të gjejmë personin e duhur për punën”- tha ai duke sqaruar si e kuptonte ai procesin e verifikimit ligjor të kritereve.

Pas debateve anëtarët e nënkomisionit nuk gjetën dakordësi për të shtuar në listën finale emrat e skualifikuar nga Gjonçaj, duke vijuar procesin vetëm me dy kandidatë për dy vende vakante, i cili pritet të përfundojë në një proces të pamundur të hedhjes së shortit.

Plotësimi i vakancave në dy këshillat është me 6 muaj vonesë pasi mandati i 6 anëtarëve të këshillave që pritet të zëvendësohen nga lista e avokatisë dhe ajo e shoqërisë civile ka përfunduar që në muajin dhjetor.

Etiketa: Albens TabakuBledar BajriErind GërmenjiErind MerkuriGenci GjonçajKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i Prokurorise
I mëparshmi

SPAK: Në aferën e inceneratorit të Tiranës u pastruan 20 milionë euro

Tjetri

Prokurori Neritan Hoxha jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Tjetri
Prokurori Neritan Hoxha jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurori Neritan Hoxha jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.