AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

BB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë zhvillimin ekonomik të Ballkanit

Raporti rajonal për klimën dhe zhvillimin në vendet e Ballkanit Perëndimor, i publikuar së fundmi nga Grupi i Bankës Botërore, nxjerr në pah nevojën e vendeve të rajonit për të investuar në zvogëlimin e risqeve që sjellin ndryshimet klimatike.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
17:58 | 17/07/2024
në Lajme, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Banka Botërore publikoi të mërkurën më 17 Korrik një raport rajonal mbi risqet e ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor, si edhe disa zgjidhje potenciale për uljen e humbjeve ekonomike e mjedisore si edhe zhvillimin e vendeve të rajonit.

“Ndryshimet klimatike janë kërcënim i qartë ndaj zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe kostot e investimeve për përshtatje janë të konsiderueshme,” tha Xiaoqing Yu, drejtor i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se lajmi i mirë është që përfitimet e tyre janë edhe më të mëdha.

Sipas ekspertëve të raportit, investimet e bëra në këtë kuadër do të ndihmonin në shmangien e humbjeve të jetëve njerëzore, gjithashtu edhe të pasurive apo rënies së prodhimtarisë, duke ndikuar kështu në rritje më të shpejtë të ekonomisë.

“Përfitimet nga veprimet në kuadër të klimës do të ishin tejet të konsiderueshme për Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu Shqipërinë dhe vendet e tjera”, citon raporti.

“Përgatitja për rreziqet klimatike na mundëson të shpëtojmë jetë, të mbrojmë komunitetet vendore, dhe të nxisim rritjen ekonomike”, tha Xiaoqing Yu.

Ballkani Perëndimor është një rajon i ndikuar seriozisht nga ndryshimet klimatike, duke përmendur këtu përmbytjet, zjarret, thatësirën dhe dukuri të tjera të fatkeqësive natyrore.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, investimet për përshtatjen me ndryshimet klimatike, veçanërisht në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sjellin përfitime të konsiderueshme, ku çdo 1 Dollar i investuar përkthehet në rreth 4 Dollarë përfitime.

“Përshtatja me ndryshimet klimatike është element kyç për vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim rritjen e potencialit dhe nxitjen e rritjes së fuqishme dhe të qëndrueshme”, tha Nicolas Marquier, menaxher rajonal i IFC- për Ballkanin Perëndimor.

Gjetjet e raportit gjithashtu theksojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pakësojnë shkarkimet e gazrave serrë, me qëllim që të vijojnë të përforcojnë sigurinë e energjisë dhe të tërheqin investime ndërkombëtare.

“Shkarkimet e gazrave serrë në nivelin zero neto në mbarë ekonominë deri në vitin 2050 janë të arritshme nëse energjia diellore, e erës dhe ajo hidrike arrijnë të prodhojnë 95% të të gjithë energjisë”, citojnë gjetjet e raportit.

 

Etiketa: Ballkani PerendimorBanka BoteroreIFCMjedisiNdryshimet klimatikeNicolas MarquierShqipëriXiaoqing Yu
I mëparshmi

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për publikimin e sponsorit privat të KPK

Tjetri

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Besnik Hoxha në Kolegj

Tjetri
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Besnik Hoxha në Kolegj

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Besnik Hoxha në Kolegj

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.