AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Besnik Hoxha në Kolegj

Në seancën e shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Besnik Hoxha. Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi parashtrimet e palëve dhe i ftoi ata të përgatisnin konkluzionet përfundimtare. Komisioneri kërkoi shkarkimin e Hoxhës, ndërsa ky i fundit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
18:07 | 17/07/2024
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë seancës për gjyqtarit Besnik Hoxha. Foto: Vladimir Karaj.

Komisioneri Publik këmbënguli të mërkurën në shkaqet e ankimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës Besnik Hoxha. Në seancën e parë për shqyrtimin e ankimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e Hoxhës, duke arsyetuar se ai nuk arrinte nivel të besueshëm.

“Kërkojmë që shkaqet parashtruara në ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë: – Ndryshimin e vendimit nr. 661, datë 18.5.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Hoxha”, tha Ballhysa.

Në krahun tjetër avokatja Romina Zano, e cila lexoi qëndrimet e Hoxhës para Kolegjit, këmbënguli në lënien në fuqi të vendimit, duke thënë se pretendimet e  Komisionerit Publik nuk bazoheshin në fakte dhe prova.

Duke iu referuar vendimit të KPK-së Zano tha se ai duhej të qëndronte në fuqi. “Është i drejtë dhe i bazuar në ligj,  dhe për kёtё arsye kërkoj nga  Kolegji i Pavaruar i Kualifikimit lënien në fuqi të kёtij vendimi”, u shpreh avokatja e Hoxhës.

Hoxha, i cili u konfirmua në detyrë me shumicë votash një vit më parë në KPK, është i njohur si një nga anëtarët e trupës që gjykoi çështjen dhe u dha pafajësi gardistëve të akuzuar për vrasjet në protestën e 21 janarit. Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Hoxhën, u kundërshtua nga Operacioni i Vëzhguesve Ndërkombëtar dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendon se vendimi i KPK-së është i cënueshëm në të tri kriteret e rivlerësimit.

Gjatë leximit të parashtrimeve Ballhysa i qëndroi asaj që kishte paraqitur në ankim. Ai këmbënguli se sa i përket pasurisë Hoxha kishte bërë deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm dhe se ishte “përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasurinë në fjalë dhe interesat e vërteta pasurore të tij”.

Komisioneri renditi një sërë rrethanash që sipas tij duhej të ishin vlerësuar ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke theksuar se subjekti nuk kishte arritur të provonte të kundërtën e barrës së provës.

Për pasurinë: godinë banimi 3-kate në Shkodër Komisioneri arsyeton se zbatimi i parimit të proporcionalitetit siç ka arsyetuar KPK është i pavend. “Është e qartë se parimi i proporcionalitetit nuk mund të merret dhe  interpretohet i shkëputur për relativizuar pasaktësinë në deklarim dhe pamjaftueshmërinë e  burimeve të ligjshme në krijimin e pasurisë godinë banimi 3-kate të ndodhur në Shkodër, duke u  shmangur kështu, nga detyrimi për deklarim me vërtetësi të tërësisë së pasurisë dhe shpjegimit  bindshëm të ligjshmërisë së burimit të krijimit të saj”, thuhet në parashtrime.

Në kundërshtim me këto qëndrime avokatja e Hoxhës parashtroi se subjekti kishte bërë deklarim të saktë. Zano këmbënguli në fjalën e saj se pretendimetet e Komisionerit Publik se nuk mund të zbatohej parimi i proporcionalitetit ishin të pabazuara. Sipas saj Komisioneri Publik nuk kishte paraqitur një shifër se sa ishte diferenca dhe pse kjo nuk mund të cilësohej proporcionale.

“Në fakt Komisioneri Publik nuk paraqet në ankimin e tij se sa është pamjaftueshmëria financiare që sipas tij nuk është as  proporcionale.  Komisioneri përmend disa shifra, psh për vlerën e ndërtimit  në ankim po nuk pretendon në ankim ndonjë diferencë konkrete në mbulimin e kostos së kësaj pasurie”, tha Zano.

Qëndrime të ndryshme palët mbajtën edhe sa i përket pasurisë së dytë. Një apartament në Tiranë i deklaruar si adresë vendbanimi e subjektit. Komisioneri Publik këmbënguli në fjalën e tij se në këtë rast subjekti kishte paraqitur një situatë të ndryshme faktike “nga sa kanë rrjedhur ngjarjet dhe interesat e tij pasurore me këtë pasuri, si dhe momentit të posedimit të saj”.

Zano e kundërshtoi këtë pretendim duke këmbëngulur se nuk kishet prova.

Palët po ashtu u përballën sa i përket dyshimeve të ngritura për kontaktet e subjektit me një sërë personash dhe përdormin e mjeteve të tyre, ndërkohë që kishte gjykuar më herët çështje me këto palë.

Komisioneri Publik këmbënguli se këto raste duhet të vlerësohen për të gjykuar integritetin e magjistratit. “Komisioneri Publik, bazuar në Rekomandimin e ONM-së të datës 19.6.2023, vlerëson se  pavarësisht natyrës së çështjeve të gjykuara nga subjekti, është përgjegjësi e tij të mos gjykojë  çështje kur ai ka lidhje të natyrës personale apo interesi me palët në gjykim”, tha Ballhysa.

Zano këmbëguli në vijim të fjalës së saj se bëhej fjalë për vendimmarrje deklarative dhe se nuk ishet cënuar integriteti i gjykatës. Ajo po ashtu vuri theksin te koha e kaluar mes çështjes në gjykatë dhe kontaktit të Hoxhës me palët. “Kanë qenë të natyrës deklarative, dhe vendimmarrja  i subjektit të rivlerësimit nuk ka si të ketë ndikuar në veprimet juridike të mëpasme”, tha Zano.

Pasi dëgjoi palët, trupa e Kolegjit, me kryesuese Albana Shtylla, relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Mimoza Tasi, vendosi të ftojë palët për konkluzionet përfundimtare në datën 22 korrik.

Etiketa: Albana ShtyllaBesnik HoxhaFlorian BallhysaGjykata e Rrethit TiranëGjyqtareIna RamaKolegji i Posaçëm i ApelimitMimoza TasiNatasha MulajRomina ZanoSokol Çomo
I mëparshmi

BB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë zhvillimin ekonomik të Ballkanit

Tjetri

Dhjetë persona në pranga për kultivim hashashi në Shkodër

Tjetri
Operacioni antikanabis mbërrin në Tepelenë, por kultivuesit nuk gjenden

Dhjetë persona në pranga për kultivim hashashi në Shkodër

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.