AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi shtyn votimin për listën e kandidatëve nga shoqëria civile

Anëtarët e mazhorancës në nënkomisionin e posaçëm të Ligjeve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë kërkuan kohë para se të votonin për listën përfundimtare të kandidatëve nga shoqëria civile, që do t’i kalojë për votim seancës plenare.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:21 | 17/07/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë shortit për listën e parë të kandidatëve nga avokatia. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

“Kolegët kërkojnë kohë për të vlerësuar dhe njëherë bindjen tonë,” njoftoi të mërkurën gjatë mbledhjes drejtuesja e nënkomisionit të posaçëm, Klotilda Bushka.

Votimi është parashikuar të bëhet mbi listën e dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili ka skualifikuar 4 kandidatë, duke lënë në garë vetëm dy emra për dy vende vakante. Për KLGJ-në janë kualifikuar kandidatët Erjon Fejzulla dhe Violanda Theodhori, ndërsa për KLP në garë është vetëm Fejzulla.

Nënkomisioni mund të vendosë me konsensus mes PS-PD që të kalojë kandidatët e skualifikuar në listën e të kualifikuarve dhe t’i japë mundësi Kuvendit të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje ose mundësinë e zhvillimit të shortit për anëtarët e rinj.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi propozoi që nënkomisioni të kualifikonte të gjithë kandidatët e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjoncaj.

Sipas Bardhit, argumentet për skualifikimin e tyre janë të pabazuara në ligj dhe se në të paktën dy raste, Gjonçaj ka dalë kundër vendimeve të gjykatës administrative, e cila ka vendosur legjitimitetin e tyre si kandidatë.

“Sekretari i Përgjithshëm na ka prodhuar dy standarde,” tha Bardhi, duke iu referuar procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga radhët e avokatisë, ku Gjonçaj kishte pezulluar procesin në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës për një kandidat.

“Kurse këtë radhë thotë nuk na intereson se çfarë ka thënë gjykata,” shtoi ai duke iu kërkuar kolegëve socialiste që të merrnin në konsideratë zbatimin e vendimeve të gjykatave për të njëjtin proces dhe të kualifikonin emrat e skualifikuar.

Bëhet fjalë për kandidatët Altin Shegani dhe Lefterie Lleshi, të cilët fituan gjyqin ndaj komisionit ad-hoc të ngritur nga Avokati i Popullit, i cili i kishte skualifikuar për mosplotësim të kritereve ligjore.

Argumenti i Gjonçajt për skualifikimin e tyre nga gara lidhet me mosvërtetimin prej tyre të aktivizmit në 5 vitet e fundit në organizata të shoqërisë Civile, kriter që e kërkojnë dispozitat ligjore.

Po ashtu, Bardhi kërkoi rikualifikim të kandidatit Altin Hazizaj, me argumentin se vendimi penal ndaj tij i ka kaluar afatet e rehabilitimit sipas ligjit të dekriminalizimit.

Bardhi e cilësoi të pabazuar edhe skualifikimin e kandidates tjetër, Juelda Lamçe.

Drejtuesja e nënkomisionit, Bushka, në komentin përmbyllës tha se dhe ajo ishte e mendimit se “vendimet e gjykatës, kur janë pjesë e një dosjeje, duhet të merren në konsideratë”, por sqaroi se pretendimi i Bardhit për ngjashmërinë me vendimet e gjykatës në dy proceset e përzgjedhjes së kandidatëve nuk qëndronte.

Sipas saj, argumentet ligjore për secilin rast do të ndihmonin deputetët në vendimmarrje.

Në proceset e mëparshme mazhoranca ka votuar kundër ndryshimit të listës së kualifikuar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit. Plotësimi i vakancave në dy këshillat është me 6 muaj vonesë pasi mandati i 6 anëtarëve të këshillave që pritet të zëvendësohen nga lista e avokatisë dhe ajo e shoqërisë civile ka përfunduar që në muajin dhjetor.

 

Etiketa: Erjon FejzullaGazmend BardhiGenc GjonçajKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseKlotilda BushkaKuvendi i ShqiperiseViolanda Theodhori
I mëparshmi

Në gjurmët e historisë: Banorët e Vaut të Dejës inskenojnë dasmën e Skënderbeut

Tjetri

Kolegji urdhëron KPK të kryejë vetingun e ish-këshilltarit Periand Teta

Tjetri
KPA njihet me bisedimet përfundimtare në çështjen e ish-ndihmësit ligjor, Periand Teta

Kolegji urdhëron KPK të kryejë vetingun e ish-këshilltarit Periand Teta

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.