AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Në gjurmët e historisë: Banorët e Vaut të Dejës inskenojnë dasmën e Skënderbeut

Aktorë të zonës së Zadrimës dhe Vaut të Dejës risollën skena nga dasma e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, në një shfaqje plot emocione në trojet e Kishës së dikurshme të Shën Mërisë.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
15:32 | 17/07/2024
në Artikull kryesor, Fotogaleri, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktorë në rolet e Gjergj Kastriotit dhe Donika Arianitit gjatë inskenimit të dasmës së Skënderbeut në Vaun e Dejës. Foto: Nensi Bogdani.

Pasditen e nxehtë të 16 korrikut, në kishën e sotme të Dejës – dikur e njohur si kisha e Shën Mërisë, u inskenua dasma e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ku qindra vizitorë ndoqën shfaqjen me aktorë amatorë nga zona e Zadrimës.

Nën regjinë dhe skenarin e Valbona Mulaj Llukës dhe Markerit Hilajt, inskenimi i dasmës së heroit kombëtar u zhvillua në qiell të hapur, teksa tonet e ngjyrave pas perëndimit të diellit i shtonin akoma më shumë emocione aktrimit të protagonistëve të zonës.

Besohet se Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti lidhën kurorë në kishën e Shën Mërisë në Vaun e Dejës më 1451. Foto: Nensi Bogdani.
Dasmorë në inskenimin e dasmës së Skënderbeut në Vaun e Dejës. Foto: Nensi Bogdani.

“Është hera e parë që organizohet Dasma e Skënderbeut në zonën e Zadrimës. Vendosëm ta risjellim në skenë për shumë arsye. Fillimisht sepse këtu jemi në trojet e Kishës së Shën Mërisë, poshtë Kalasë së Dejës, nga ku Skënderbeu kontrollonte Shkodrën dhe Lezhën,” i tha BIRN Valbona Mulaj Lluka, poete dhe një prej organizatoreve të eventit.

Kisha e sotme e Dejës njihej dikur si kisha e Shën Mërisë, përpara se të hidhej në erë nga regjimi komunist. Foto:Nensi Bogdani.

Kisha e Shën Mërisë ka një domethënie historike dhe strategjike për këtë zonë, si një prej kishave të pakëta me arkitekturë gotike përpara se ajo të hidhej në erë nga regjimi komunist. Ishte pikërisht kjo kishë ku Gjergj Kastrioti lidhi kurorë me Donika Arianitin në vitin 1451.

Aktorë amatorë në rolet e Gjergj Kastriotit dhe Donika Arianitit, gjatë inskenimit të dasmës së Skënderbeut në Vaun e Dejës. Foto: Nensi Bogdani.

Sipas gojëdhënave, Gjergj Kastrioti u martua me Donikën në Ardenicë, por banorët e zonës së Vaut të Dejës konfirmojnë se lidhja e kurorës ka ndodhur pikërisht në Kishën e Dejës, asokohe e Shën Mërisë.

“Është martuar në Ardenicë, dasma zgjati tre ditë, por Skënderbeu zgjodhi ta vërë kurorën këtu në Kishën e Shën Mërisë, kishë së cilës i kanë mbetur vetëm themelet, pasi u hodh në erë në 1967 nga regjimi asokohe,” thotë Valbona Mulaj.

Aktorë vendas nga Vau i Dejës dhe zonat e Zadrimës inskenojnë akte nga dasma e Skënderbeut. Foto:Nensi Bogdani.
Besohet se Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti lidhën kurorë në kishën e Shën Mërisë në Vaun e Dejës. Foto: Nensi Bogdani.

Alfrila Guri, aktore amatore dhe protagoniste në inskenim i tha BIRN se ky event ka një vlerë historike dhe kulturore mbarëkombëtare.

“Në këtë dasëm të të gjithë shekujve unë jam në rolin e motrës së heroit tonë, në rolin e Mamicës. Ajo që sjell kaq shumë emocion është fakti se si ne po rikthejmë pas kaq shumë vitesh të gjitha vlerat kulturore dhe po mbrojmë fort vlerat e kulteve tona dhe mbarë Shqipërisë,” tha ajo.

Valltarët kërcejnë përpara spektatorëve në inskenimin e dasmës së Skënderbeut. Foto: Nensi Bogdani.

Sipas Valbona Mulaj, ky inskenim është një pasaportë për Vaun e Dejës dhe të gjithë aktorët dhanë maksimumin e tyre për suksesin e tij.

“Lajmi për këtë shfaqje u prit shumë mirë, sepse njerëzit e kësaj zone e dinin historinë, thjesht nuk kishin mundur ta transmetonin për mbarë publikun,” shtoi ajo.

“Këta njerëz ishin të gatshëm që edhe në temperatura shumë të larta të bënin prova çdo ditë këtu në qiell të hapur, dhe ndjehem shumë e lumtur për gatishmërine e tyre për ta risjellë këtë vepër”, përfundoi ajo.

Aktorë në rolet e Gjergj Kastriotit dhe Donika Arianitit gjatë inskenimit të dasmës së Skënderbeut në Vaun e Dejës. Foto: Nensi Bogdani.
Dasmorë në inskenimin e dasmës së Skënderbeut në Vaun e Dejës. Foto: Nensi Bogdani.

 

Etiketa: Donika ArianitiGjergj Kastriot SkënderbeuMarkerit HilajValbona Mulaj LlukaVau i DejesZadrimë
I mëparshmi

Kërkimi për një shumicë të re në Francë

Tjetri

Kuvendi shtyn votimin për listën e kandidatëve nga shoqëria civile

Tjetri
Mungon konsensusi, kandidatët për KLGJ dhe KLP zgjidhen me gogla

Kuvendi shtyn votimin për listën e kandidatëve nga shoqëria civile

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.