AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Rama duhet të na tregojë ndonjë provë të ‘komplotit kundër turizmit’

Ka shumë gurë kilometrikë për të parë se sa poshtë mund të bjerë një politikan apo një njeri. Aludimet pa prova për komplote kundër “atdheut” dukshëm janë një nga këto.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
18:17 | 18/07/2024
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një konference pë median në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Fillimisht ishte një deputet socialist. Denis Deliu, i cili në jetëshkrimin e tij zyrtar deklaron se ka studiuar në Akademinë e Policisë në Tiranë, pyeti në mënyrë retorike kreun e SPAK gjatë një seance plenare nëse ky i fundit ka nisur hetime për një shqetësim shumë specifik të Deliut. Sipas tij, “ka një sabotim të turizmit, ka rritje të nivelit të dizinformimit”, sepse, shtoi ai, “këto dizinformime dëmtojnë ekonominë shqiptare.”

“A ka hapur SPAK hetim ndaj këtij fenomeni, ndaj shërbimeve të huaja inteligjente”? pyeti Deliu, kuptueshëm, duke na e lënë mister se cili ishte burimi i tij i informacionit dhe se cilat ishin këto “shërbime të huaja inteligjente”.

Pastaj në skenë hyri vetë kryeministri me boritë e tij të shumta mediatike. Sipas asaj që Rama tha, ka “shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara, të bëra me qëllim, që duan të thonë që këtu s’ka ardhur njeri.” Sipas tij, kemi të bëjmë me “sulm të organizuar që vjen nga disa anë. Fakti është që sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike.”

Së fundmi, media proqeveritare deklaroi “fakte” më konkrete për të vërtetuar komplotin. Sipas një propagandisti qeveritar, agjenci të lidhura me resorte në Greqi paguajnë mediat, për të thënë që Shqipëria është e shtrenjtë.

Nuk është shumë e vështirë të dallosh nonsenset në të gjithë këtë. E para, nëse ka ndonjë sjellje të koordinuar, me fjalë të hedhura në ajër, të pambështetura në prova, nuk ka pse të shkojmë më tutje. Pastaj, në botën e sotme, turistët informohen në Booking dhe AirBNB apo shërbime të tjera të ngjashme për të parë se në cilën zonë ka dhoma të disponueshme dhe se sa kushtojnë këto dhoma. Rrjedhimisht, është shumë e vështirë që të “dizinformosh” një vizitor potencial duke publikuar lajme për plazhe bosh apo për çmime të larta. Sepse, nëse publikon video me plazhe bosh, kjo ka gjasa që do të nxisë më shumë turistë që të vizitojnë këto plazhe, në një kohë kur mbipopullimi i qendrave turistike është shqetësim madhor për shumë vetë.

Dhe, normalisht që është edhe kontradikta në vetë fjalët e Ramës. Nga njëra anë ai ankohet për këtë fushatën armiqësore kundër turizmit, ndërsa nga ana tjetër i bërtet operatorëve turistikë duke thënë se “kanë luajtur mendsh” me çmimet që kanë vendosur këtë vit.

Nga ana tjetër, deputetët e tij flasin për shërbime të huaja armiqësore kundrejt një vendi që, në fakt, rrethohet nga të gjitha anët nga aleatë. A mundet që, fjala vjen, një shërbim i huaj që përhap informacione të pavërteta dhe dëmtuese për turizmin shqiptar të jetë, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut apo Kosova, tre të parat, aleatet tona në NATO, ndërsa Kosova, ndonëse jo aleat në NATO, ka pak gjasa të hyjë në fushatë të tillë? Apo mos e kanë fjalën për Serbinë, vendin me të cilin kryeministri ka ndërtuar ura të forta bashkëpunimi përgjatë të gjithë dekadës së fundit (dhe një vend që nuk ka dalje në det dhe nuk ka se si të përfitojë duke na sharë turizmin ne)? Apo, mos ndoshta shërbimet sekrete turke, një vend me të cilin kemi jo thjesht aleancë, por marrëdhënie “vëllazërore”, po bëjnë atë që na shpjegoi Deliu në parlament? Apo pas fushatës dizinformuese është Putini?

Normalisht që vetë raporti në përmasa të shtyn të mendosh se, edhe nëse do të ishin me të vërtetë armiqësore, as Greqia, as Turqia as Italia, as Kroacia e as ndonjë vend tjetër nuk do të merrte mundimin që të shante në rrjetet e medias sociale turizmin shqiptar për të përfituar vetë. Greqia, subjekti më afërmendësh i një teorie komploti, ka një vijë bregdetare prej 15 mijë kilometrash (ndërsa Shqipëria ka 400). Në një vit të zakonshëm ka 30 milionë turistë, të cilëve arrin t’u shërbejë para së gjithash falë punës së qindramijëra emigrantëve shqiptarë. Turqia ka rreth 8400 kilometra vijë bregdetare dhe rreth 50 milionë turistë në vit. Me pak fjalë, larg të qenit “halë” në sytë e armiqve, Shqipëria është një vend tërësisht i parëndësishëm për t’u marrë, edhe nëse këto vende do të ishin armike, kur në fakt janë aleate.

Rama vetë na foli për “siguri kibernetike”. A mundet vallë? Siguria kibernetike nuk ka shumë të bëjë me thashethemet e pavërteta të përhapura në rrjetet sociale, por ka të bëjë me thyerjen e sistemeve kompjuterike. Ironia është që me të vërtetë Shqipëria ka një institucion të quajtur: Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

E treta, aludimi se ka agjenci turistike në shërbim të resorteve në Greqi. Kjo ka pak gjasa të jetë e vërtetë para së gjithash për faktin se Greqia nuk është një vend i njohur për resorte. Turizmi në Greqi është zhvilluar sipas modelit të njësive të vogla e të mesme ekonomike, nën pronësi kryesisht familjare, me shumë pak hotele të mëdha dhe kurrsesi, jo me llojin e komplekseve të njohura si “resorte” me shërbime masive siç janë ato në Turqi e Egjipt. Është pak e vështirë të imagjinohet që ndonjë Kostas apo Nikos nga hoteli i tij me pesë apo dhjetë dhoma diku në Greqi të lidhet me ca agjenci turistike, të cilave, t’u shkojë në mendje të shajnë turizmin shqiptar në mënyrë që turisti të mos shkojë në Golem apo në Orikum, por të shkojë drejtpërsëdrejti te ky në Greqi.

Çdokush ka të drejtë të thotë broçkulla, përfshirë deputetin Deliu apo opinionistët pranë qeverisë. Kjo hyn në kategorinë e të drejtave themelore të njeriut. Vetëm se kryeministri Edi Rama, në mënyrë që fjalët e tij të mos i klasifikojmë automatikisht në kategorinë e broçkullave, bën mirë në na japë ndonjë provë se ajo që ai tha, mbështetet në realitet dhe jo në fantazi. Ai mund ta fillojë shpjegimin duke na treguar se cilës agjencie qeveritare i është ndezur llampa e kuqe, se çfarë metodologjie analize ka ndjekur kjo agjenci për të identifikuar sjelljen keqbërëse si dhe, nëse mundet, të na tregojë nëse, kur z. Deliu foli për shërbime sekrete të huaja, ka pasur në mendje ndonjë informacion real nga agjenci reale të inteligjencës, apo jo.

Thuhet me të drejtë se teoritë e komplotit ngjisin më shumë në vendet e Evropës Lindore postkomuniste për shkak të historisë. Përgjatë dyzet e pesë viteve, shqiptarëve iu ushqye vazhdimisht dhe vazhdimisht ideja e të qenit e rrethuar nga armiqtë. Nga televizioni te gazetat, librat apo infomacioni i shpërndarë nëpër shkolla, shqiptarët dëgjonin se si armiqtë e jashtëm bashkëpunonin me ata të padukshmit, të brendshëm, për të na rrëmbyer ne këtë parajsën që kishim këtu. Aspekti i interesit ekonomik si mekanizmi që nxit sjelljet armiqësore dhe komplotiste ka qenë shumë i rëndësishëm në modelin e propagandës komuniste, (krahas imazhit të armikut që vjen të të çnderojë), si mjet për të nxitur urrejtje ndaj të huajit. Kjo shpjegon teorinë e komplotit mes interesit të “resorteve në Greqi”, agjencive turistike dhe lajmeve të rreme të publikuara “në media”, (emrat e mediave nuk jepen), që dizinformojnë turistët për çmimet në Shqipëri. Tre dekada pas rënies së komunizmit, mentaliteti i shqiptarit dhe aftësia e publikut për të mos rënë pre e propagandës me komplote dukshëm nuk është përmirësuar mjaftueshëm. Teoritë e komplotit i sheh në të dyja anët e politikës, me raste të padëmshme, e me raste, me rrezikun që mbartin për dehumanizimin e tjetrit, siç është rasti i teorive të komplotit me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Është një politikë shumë e shëmtuar kjo, të cilën publiku bën mirë ta shohë ashtu siç është: një politikë të shëmtuar.

Etiketa: AirBnBBookingDenis DeliuEdi RamaGreqiaItaliaKomploti kunder turizmitKosovaMaqedonia e Veriut
I mëparshmi

Gjykata rrëzon kërkesën e Rezart Taçit për transferimin në Itali të çështjes për pastrim parash

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dorjan Tafilaj

Tjetri
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dorjan Tafilaj

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.