AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e Rezart Taçit për transferimin në Itali të çështjes për pastrim parash

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e rrëzoi si të pabazuar kërkesën e ish-biznesmenit kontroveres të naftës, Rezart Taçi për transferimin në Itali të çështjes për pastrim parash në ngarkim të tij, duke argumentuar se veprimet e paligjshme janë kryer në Zvicër e në Shqipëri dhe se vendimmarrja e drejtësisë italiane për dënimin e tij nuk është e formës së prerë në këtë moment procedural.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Arrestimi i Rezart Taçi pas sulmit kundër gazetarit dhe botuesit të gazetës Tema, Mero Baze | Foto nga : LSA

jykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të enjten më 18 korrik kërkesën e ish-biznesmenit kontrovers të Naftës, Rezart Taçi, për transferimin në Itali të  çështjes për pastrim parash në ngarkim të tij. Kërkesa u depozitua në seancën e 24 qershorit nga përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Ilenja Mëhilli, e cila pretendoi se çështja e Taçit duhej transferuar në Itali, pasi ai është rezident në atë vend, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka qenë që prej vitit 2015.

Sipas avokates, klienti saj është gjykuar dhe dënuar nga drejtësia italiane në shkallën e parë dhe se pas arsyetimit të vendimit në muajin shtator, pritej që së shpejti procesi të përmbyllej dhe në apel. Ajo tha se objekti procesit në Shqipëri është një gjë e gjykuar, pasi për të njëjtat fakte Taçi është gjykuar e dënuar dhe në Itali. Ajo argumentoi se proceset në të dy vendet janë ngritur bazuar në shkëmbimin e të njëjtave prova e akte.

Po ashtu, Mëhilli solli në vëmendje se për shtetasit italianë ishte transferuar çështja në Itali dhe prokurori kishte qenë dakord.

Prokurori Klodian Braho e cilësoi si të pabazuar kërkesën e avokates Mëhilli, si dhe krahasimin e bërë prej saj në rastin e transferimit të çështjes për shtetasit italianë. Ai theksoi se veç faktit që Taçi është shtetas shqiptar, nuk ka asnjë dokument që të provojë se ai është me qëndrim në Itali. “Që prej vitit 2021 është në kërkim ndërkombëtar dhe nuk dihet se ku është me qëndrim”, tha Braho dhe vërejti se avokatja ishte zgjedhur me prokurë nga motra e të pandehurit.

Në vijim, Braho konstatoi se fakti penal për të cilin akuzohet Taçi dhe bashkëpunëtorët e tij ka ndodhur në Zvicër e në Shqipëri. Ai shtoi se vendimi i drejtësisë italiane nuk ishte i formës së prerë dhe për rrjedhojë nuk ka ende gjë të gjykuar. Sipas Brahos, në këtë moment procedural, kërkesa nuk qëndronte dhe duhej të rrëzohej.

Me të njëjtat argumente gjykata e rrëzoi kërkesën dhe hapi shqyrtimin gjyqësor. Prokurori Braho parashtroi rrethanat e faktit për të cilat akuzohet Rezart Taçi.

Rezart Taçi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021, pasi u  akuzua se ishte përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali dhe pastrimin e tyre në Shqipëri.

Më 25 prill 2023, Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, vendimmarrje që u la në fuqi nga Apeli në muajin tetor, po të vitit të kaluar.

Sipas hetimit të zhvilluar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Palermos dhe nga SPAK, operacioni financiar për pastrimin e parave është shtrirë në Itali, Zvicër dhe Tiranë. Atëherë u raportua se si pjesë e këtij operacioni përfundoi në arrest shtëpiak sipërmarrësi 90 vjeçar italian, Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Prokuroria e Palermos arrestoi gjithashtu kontabilistin Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati palermitan që jeton dhe punon në Milano. Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi, duke tentuar që vlerat monetare t’i transferonin drejt Hong-Kongut pasi të kishin mundësuar pastrimin e tyre në Shqipëri, nëpërmjet një kompanie hidrokarburesh.

Rezart Taçi njihet si biznesmen hidrokarburesh prej dy dekadash, por kulmin e tij e arriti gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013, kur përmes një procesi të paqartë, ai arriti të blinte kompaninë e përpunimit të naftës, ARMO, që e dorëzoi më pas tek azerët, me një mal me borxhe.

Etiketa: Cosa NostraFabio PetruzzellaFrancesco ZummoGjykata e PosaçmeIlenja MëhilliKlodian BrahoKorrupsioniPalermoPartisë DemokratikePastrim parashRezart Taçi
Tjetri
2023: Viti më i keq për median

Rama duhet të na tregojë ndonjë provë të ‘komplotit kundër turizmit’

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.