AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar –Shpëtime Pitaku – Gjykata e Durrësit

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e Gjykatës së Durrësit po përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

BIRNngaBIRN
12:17 | 24/07/2024
në KPK, Skeda
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e Gjykatës së Durrësit po përballet të mërkurën më 24 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.

Shpëtime Pitaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Durrës. Në vitin 2015, Pitaku u kallëzua në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për dyshime për fshehje pasurie, por hetimi u mbyll pa rezultat.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Shpëtime Pitaku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Durrësit, Shpëtime Pitaku.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Shpëtime Pitaku deklaronte pasuri me vlerë 15.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare është rritur me 4.5 herë, duke kapur vlerën e 72.2 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 50.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 5.2 milionë lekësh, kursime në cash prej 3.4 milionë lekësh si dhe pasuri të luajtshme prej 9.9 milionë lekësh. Gjithashtu, gjyqtarja Pitaku deklaron sende me vlerë të veçantë prej 3.4 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 103.4 milionë lekë, nga të cilat paga e subjektit zë 17% të totalit, të ardhurat nga biznesi 28%, të ardhurat nga shitja e pasurive të patundshme 25%, të ardhurat nga qiratë në masën 22% dhe pagat e familjarëve në masën 4.8%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite, tre prej deklaratave rezultuan me probleme.

Kontrolli aritmetik dhe logjik për subjektin Shpëtime Pitaku ka rezultuar me probleme në vitin 2010, 2014 dhe 2016. Gjatë këtyre viteve, subjekti dhe familjarët e saj kanë shtuar asete që nuk justifikohen me burimet financiare të deklaruara. Balanca negative totale është rreth 7,6 milionë lekë.

Në deklarimin e vitit 2003 dhe atë Periodik/Vjetor 2004, subjekti deklaron prona të trashëguara nga prindërit e saj dhe të bashkëshortit, të cilat janë shitur pjesërisht në vitet në vijim duke shërbyer si burim i drejtpërdrejtë për financimin e aseteve të reja.

Në vitin 2014 deklarohet blerja e ambient shërbimi me sipërfaqe 71.67 m2, kati përdhe me vlerë 70,000 euro. Burimi financiar për këtë investim është i paqartë, pasi deklarohet se shlyerja e 20,000 eurove është tërhequr nga llogaria bankare në euro tek Raiffeisen Bank, por një llogari e tillë nuk është deklaruar më parë. Në vitin 2015 po nga e njëjta llogari bëhet shlyerja e shumës 10,000 euro. Gjithashtu deklarohet që shuma prej 40,000 eurosh do të likuidohet me kredi bankare, por në deklarimet e ardhshme nuk është pasqyruar kredi hipotekore marrë me qëllim likuidimin e diferencës së çmimit.

Gjatë periudhës deklaruese 2003-2018, subjekti dhe familjarët e saj kanë kryer transaksione të shpeshta me pasuritë e luajtshme, ku regjistrohen rreth 15 automjete të blera dhe rreth 10 transaksione shitjeje.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: Firdes ShuliGjykata e Rrethit DurrësGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitOlsi KomiciShpëtime PitakuSkeda e pasurisëXhensila Pine
I mëparshmi

Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Tjetri

Pasi përfundoi dënimin për abuzim me detyrën, ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe nën akuzë për fshehje pasurie

Tjetri
Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe arrestohet për abuzime me tenderin

Pasi përfundoi dënimin për abuzim me detyrën, ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe nën akuzë për fshehje pasurie

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.