AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pakti PS-PD për Reformën Zgjedhore pritet me kritika në Kuvend

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën  një draft konsensual ndryshimesh në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet u përkrahën nga politikisht nga dy partitë e mëdha, por u kontestuan nga deputetë të tyre.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhja e Komisionit te ligjeve | Foto: LSA

Dy negociatorët politikë të partive kryesore, Damian Gjiknuri i PS-së dhe Oerd Bylykbashi i PD-së prezantuan të mërkurën në Komisionin e Ligjeve draftin ligjor për ndryshime në Kodin Zgjedhor, duke dhënë të drejtën e votimit me postë diasporës dhe duke lënë në duart e kryetarëve të partive vendosjen e kandidatëve në pjesën e sigurt të listës.

Sipas draftit, që iu shpërnda deputetëve në momentin e fundit para mbledhjes, lista do të jetë e mbyllur në 1/3 e përbërjes së saj dhe në pjesën tjetër të listës vota do të jetë preferenciale, që do të çojë një “luftë” brenda llojit për të dalë deputetë.

Këto ndryshime u pritën me kritika dhe akuza për “pazar” nga një pjesë e anëtarëve të komisionit, nga të dy krahët e politikës.

Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj, i cili për gati 2 vite bashkë-drejtoi komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, i cili përfundoi pa rezultat, e cilësoi draftin “pazar politik” të arritur pa transparencë.

“Nëse fiksoni 30% të listës, mbrojtja më e madhe që i jepet Ramës”, komentoi Alibeaj duke u kërkuar kolegëve që të hapin listat në masën 100%.

Ndërsa kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se formula e listës nuk garantonte zgjedhje të lira. “Nëse partitë politike janë tribale, vënë kandidatë tribalë, dhe nëse partitë demokratike janë demokratike, kandidati më i ri ka të njëjtat të drejta siç ka politikani i vjetër”, -tha ai.

Dashnor Sula i PD-së po ashtu akuzoi se pakti ishte mbajtur i fshehur dhe se lista e mbyllur bëhej për të mbrojtur “ajkën e partisë” dhe formula nuk garantonte barazi të votës.

Socialisti Jurgis Çyrbja sfidoi kolegët e tij me pyetjen; se cili nga ata do të ishte komod që të renditej tek pjesa e pasigurt e listës.

Dy negociatorët e mbrojtën draftin si një zgjidhje ligjore për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk e quajtën një reformë zgjedhore të mirëfillte, por rregullime ligjore të ndikuara nga këto vendime.

“Nuk kemi të bëjmë me reformë zgjedhore, për shkak të mungesës së konsensusit”, tha Gjiknuri, duke shtuar se formula e listës së kandidatëve mbron kuotën gjinore dhe është afër formulimit kushtetues.

“Formula e gjetur nga ekspertët dhe partitë kryesore, se këtu nuk kanë qenë ndonjë herë dakord të gjithë, reflektojnë pjesën më të madhe të forcave politike dhe interesin publik,” theksoi ai.

Edhe Bylykbashi mbrojti formulën e listës, duke thënë se “gjysma e deputetëve përcaktohet nga zgjedhësit pa herës e pa prag”. “Kurse me herësin e mëparshëm vetëm 3 deputetë e thyen,” shtoi ai.

Por, paktin e mbrojti deputeti veteran socialist Pandeli Majko, i cili pati një përvojë personale ku nuk fitoi dot mandatin për shkak të thyerjes së herësit nga kandidatë të tjerë në zgjedhjet e 2021, për t’u futur më pas në Kuvend nga listat shumëemërore.

“Mua më çoi në shtëpi formula e mëparshme,edhe pse isha një ndër deputetët më të votuar, por nuk u qurravita”, tha ai duke kërkuar që të votohej drafti i paraqitur nga palët.

Mungesë entuziazmi për marrëveshjen u shfaq dhe nga vetë kreu i demokratëve, ish kryeministri Sali Berisha.

Gjatë fjalës së përditshme për simpatizantët e tij që mblidhen poshtë apartamentit ku po vuan masën “arrest shtëpie”, ai tha se: “Beteja jonë nuk është kurrë për një grusht mandatesh. Beteja jonë është për rikthimin e votës së lirë dhe rotacionin politik”.

Drafti ligjor pritet të kalojë për votim në seancën e fundit të Kuvendit të premten.

Etiketa: Damian GjiknuriDashnor SulaEnkelejd AlibeajFatmir MediuGjykatës KushtetueseOerd BylykbashiPandeli MajkoSali Berisha
Tjetri
KPK gjen pamundësi të mëdha financiare në pasuritë e gjyqtares Shpëtime Pitaku

KPK gjen pamundësi të mëdha financiare në pasuritë e gjyqtares Shpëtime Pitaku

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.