AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ndryshimet e reja në kabinet forcojnë ‘kultin e Ramës’ në qeverisje

Kryeministri Edi Rama ndryshoi tre postet kyçe të kabinetit qeveritar pa dhënë asnjë shpjegim publik, në një lëvizje që komentohet si shenjë e rritjes së autoritarizmit të tij, si në qeverisje ashtu edhe në parti.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:19 | 29/07/2024
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS më 28 korrik 2024. Foto: LSA.

Në një skenë që ngjante si një “deja vu” e një viti më parë, kryeministri Edi Rama ia doli të dielën që të suprizojë edhe njëherë me ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar, ku pritet të ulen në detyrat kyçe tre ministra të rinj pa përvojë politike dhe pothuajse të panjohur për publikun.

Në fund të një fjalimi të gjatë para Kongresit të Partisë Socialiste, Rama njoftoi pa shpjegime se kishte vendosur që të largonte ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe atë të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Balla, një funksionar i hershëm i Partisë Socialiste, do të zëvendësojë Elisa Spiropalin në ministrinë pa portofol të Marrëdhënieve me Parlamentin, pas promovimit të kësaj të fundit si kryetare e Kuvendit.

Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërkohë që Mete ikën nga Ministria e Financave më pak se një vit pas emërimit.

Tre ministrat e rinj u përzgjodhën nga Rama nga nivelet e dyta të qeverisjes.

Ervin Hoxha, 46 vjeç, do të ngjitet në krye të Ministrisë së Brendshme në një debutim politik pas një karriere si funksionar i Policisë së Shtetit dhe drejtues i disa institucioneve të tjera teknike, ndërsa ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga Pirro Vengu, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.

Ndërkohë, Rama ia besoi ministrinë e Financave Petrit Malajt, i cili iu prezantua publikut për herë të parë në janar të këtij viti kur u emërua drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN.

Emrat e rinj të ministrave së bashku me Spiropalin si kryetare e Kuvendit pritet të marrin aprovimin e Parlamentit në një seancë plenare të jashtëzakonshme të paralajmëruar për të martën.

Emërime të tilla të befta në kabinetin qeverisës po kthehen në një normë të kryeministrit Edi Rama, të paktën që nga përfundimi i mandatit të tij të parë në vitin 2017. Por vëzhgues dhe analistë të politikës i shohin ndryshimet e reja si një shenjë të mëtejshme të forcimit ‘të kultit të individit” në krye të qeverisë dhe të Partisë Socialiste.

“Zgjedhja për ministra e emrave që nuk i thonë asgjë publikut dhe që gazetarëve u duhet google për të mësuar se kush janë, tregon se sistemi karrierës në PS varet vetëm nga vullneti i kryeministrit!” tha për BIRN gazetari Lutfi Dervishi.

Sipas tij, këto emërime nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim në këto dikastere, pasi edhe më parë, “disa emërime ministrash kanë rezultuar fiasko”.

“Zara në një lojë tavlle”

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet në fund të mandatit të tij të tretë qeverisës dhe në kërkim të një mandati të katërt të paprecedentë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ndërsa qeverisja e tij është dominuar nga problemet, Rama vetë ia ka dalë t’u mbijetojë deri më tani skandaleve që kanë çuar nën akuzë për korrupsion një ish-zv.kryeministër, dy ministra si dhe bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij.

Ndryshimet e shpeshta të Ramës në kabinetin e tij janë diktuar shpeshherë nga këto skandale, por janë parë gjerësisht si një makiazh më tepër sesa ndryshime për përmirësimin e qeverisjes.

Ndryshe nga herët e tjera, emërimet e fundit interpretohen si një tregues i autoritetit në rritje të Ramës si në parti, ashtu edhe në qeverisje.

Armand Shkullaku, analist politik dhe drejtues i medias kritike Lapsi.al i tha BIRN se mënyra se si Rama po i bën ndryshimet në qeveri apo në detyra të tjera të larta shtetërore ka rrëzuar parimet e demokracisë përfaqësuese në përgjithësi.

“Nuk janë gjë tjetër veçse manifestimi arrogant i kultit të individit që Edi Rama mëton tashmë t’ua bëjë të qartë të gjithëve,” tha Shkullaku.

“Nuk ka më rëndësi as karriera politike, përfaqësimi i qyetarëve, profili publik, por janë tekat dhe trillet e liderit ato që vendosin se çfarë dhe kë meritojnë qytetarët në qeverisje,” shtoi ai.

Shkullaku i përshkruan ministrat si “zara në një lojë tavlle”, që rrotullohen në varësi të humorit të kryeministrit, ndërsa eksperimentet e tij me emrat e rinj si një shfaqje të nënshtrimit dhe “poshtërimit që ai i ka bërë Partisë Socialiste”.

Irena Beqiraj, një konsulente financiare që shërbeu si zv.ministre dhe këshilltare në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në vitet 2015-2017 beson gjithashtu se ndryshimet në qeveri janë shenjë e autoritarizmit të kryeministrit.

Beqiraj shtoi gjithashtu se ministrat e rinj janë emra pa asnjë rëndësi për publikun, por që i japin mundësinë Ramës që të shfaqet si “lider transformues” – ndonëse eksperimente të ngjashme në të shkuarën kanë kaluar sipas saj pa asnjë gjurmë në Partinë Socialiste.

“Ata nuk do të duhet të shohin asgjë tjetër veç dritë të ‘shkëlqyer’ dhe do të duhet të bëjnë atë që u kërkohet,” tha Beqiraj, ndërsa shtoi se kur punët nuk shkojnë mirë, ata duhet të mbajnë gjithashtu edhe përgjegjësi personale.

Zgjedhjet e ardhshme

Ndryshimet e së dielës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama nuk mund të shihen ndarazi nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat u paraprinë nga korrektime të Kodit Zgjedhor në marrëveshje me Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në Kongresin e së dielës, Rama gjithsesi i tejkaloi këto zgjedhje dhe foli për vizionin e tij për Shqipërinë e vitit 2030.

Sipas Lutfi Dervishit, me ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama u çoi një mesazh vartësve të tij në parti.

“Ndryshimet e fundit në vitin zgjedhor i dërgojnë mesazhin deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të PS-së se fushata e ardhshme do të jetë e fushata e liderit,” tha Dervishi.

Përtej mesazhit politik, ndryshimet në dy portofolet kyçe të qeverisë së Ramës komentohen të jenë motivuar edhe nga arsye praktike.

Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave luajnë historikisht një rol të rëndësishëm në vitet zgjedhore për menaxhimin apo financimin e proceseve të kushtueshme, ku në të shkuarën ka pasur akuza për përfshirjen e personave me rekorde kriminale apo lëvrimin e miliona eurove për investime.

Shkullaku nga Lapsi.al vlerëson se të paktën në këto dy ministri, ndryshimet janë bërë edhe në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

“Edi Rama ka nevojë të ndikojë si gjithnjë tek vota e lirë dhe Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave janë tepër të ndjeshme në këtë drejtim,” përfundoi ai.

Etiketa: Armand ShkullakuEdi RamaElisa SpiropaliErvin HoxhaErvin MeteIrena BeqirajLutfi DervishiNdryshime ne qeveriNiko PeleshiPartia SocialistePetrit MalajPirro VenguSali BerishaTaulant Balla
I mëparshmi

Demokracia liberale është në fije të perit

Tjetri

KPK me dy qëndrime në vlerësimin e pasurisë së prokurorit Madrid Kullolli

Tjetri
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Madrid Kullolli

KPK me dy qëndrime në vlerësimin e pasurisë së prokurorit Madrid Kullolli

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.