AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Plotësohet trupa e prokurorëve të SPAK

KLP emëroi në detyrë pranë SPAK dy prokurorët Anita Jella dhe Bledar Maksuti, duke plotësuar trupën e kësaj strukture të posaçme me 20 magjistratë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të mërkurën më 31 korrik projekt-aktet për emërimin në detyrë si prokurorë në Prokurorinë e Posaçme të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella dhe prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti. Në tetor 2023, KLP hapi garën për plotësimin e tre vendeve të fundit vakante në SPAK. Nga ata që garuan, u vlerësua se plotësonin kriteret ligjore tetë prokurorë. Pas verifikimeve dhe intervistimit, Këshilli renditi të parin Ols Dadon, që në atë kohë ishte i komanduar në SPAK. Në vijim sipas pikëve u renditën Anita Jella, Ndini Tavani, Bledar Maksuti, Kreshnik Ajazi, Pal Deçolli, Albert Kuliçi dhe Sonila Muhametaj.

Tre të parët u verifikuan nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës, ku Dado dhe Jella e Kaluan me sukses, ndërsa për prokurorin Ndini Tavani u vlerësua se nuk i plotësonte kushtet e sigurisë për t’u bërë pjesë e SPAK. Për rrjedhojë, KLP vendosi me pëlqimin e tetë anëtarëve të pranishëm moscaktimin në detyrë si prokuror në SPAK të Ndini Tavanit.

I pyetur për koment lidhur më këtë rrethanë, prokurori Ndini Tavani pohoi për BIRN gjatë një bisede telefonike, se gjatë tre muajve të fundit u kishte dërguar tre shkresa KLP-së dhe një kërkesë Komisionit të Posaçëm, për t’u njohur me raportin që e penalizon, por se nuk i ishte dhënë asnjë përgjigje. “Kam tre muaj që bëj kërkesë dhe jam ende në errësirë”, tha Tavani dhe shtoi se ishte njoftuar nga mediat për mbledhjen e KLP-së, si dhe se nuk ishte ftuar asnjëherë për t’u dëgjuar apo mbrojtur, në kuadër të një procesi të rregullt ligjor.

“Nuk ka sens. Ta di pse po më ‘shkarkojnë’”, tha Tavani duke e cilësuar raportin e Komisionit të Posaçëm si shkarkues. Sipas tij, nuk mund të ketë prokuror të përshtatshëm për një juridiksion prokurorie dhe të mos jetë i përshtatshëm për një juridiksion tjetër. Tavani theksoi se “ose je, ose nuk je prokuror i përshtatshëm”. Ai kërkoi që KLP gjetjet t’i referojë pranë ILD-së. Prokurori Tavani përfundoi se do të vendoste ankimin ose jo të vendimmarrjes pasi të njihej me arsyetimin dhe gjetjet për të cilat është penalizuar.

Pas vendimmarrjes për moscaktimin e Tavanit në SPAK, KLP emëroi pranë strukturës së posaçme të katërtin në renditje, prokurorin Bledar Maksuti, i cili rezultoi të kishte kaluar testin e Komisionit të Posaçëm për figurën dhe pasurinë.

Prokurori Ols Dado u emërua pranë SPAK në mars të këtij viti. Me emërimin e Jellës dhe Maksutit të mërkurën, SPAK tashmë e ka plotësuar trupën e 20 prokurorëve.

Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 u komandua në Prokurorinë e Përgjithshme si ndihmës magjistrat, transferim që u ndërpre më 6 mars të vitit të kaluar, për të filluar një komandim të ri në SPAK e duke u bërë pjesë e kësaj trupe prokurorësh.

Anita Jella, pasi përfundoi Shkollën e Magjistraturës ka punuar si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Prej 9 majit 2018, ajo drejtoi Prokurorin e Durrësit.

Prokurori Bledar Maksuti e ka nisur karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004, ndërsa në vitin 2008 ai u emërua prokuror në Kurbin. Në periudhën 2010-2012, Maksuti ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2012 e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Në mbledhjen plenare u vendos ndër të tjera fillimi procedurës për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit, pozicion që mbetet vakant pas kalimit të Jellës në SPAK.

Po ashtu, u vendos dhe pezullimi nga detyra i drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, pas vendosjes së masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm.

Etiketa: Albert KuliçiAnita JellaAurel ZarkaBledar MaksutiDurrësKLPKreshnik AjaziKurbinLibrazhdMagjistratNdini TavaniOls DadoPogradecSonila Muhametaj
Tjetri
Mbyllet versioni i shtypur i “Gazeta Shqiptare”

Mbyllet versioni i shtypur i “Gazeta Shqiptare”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.