AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Edi Rama kundërshton akuzat e PD për përfitim të paligjshëm të një prone në bregdet

Opozita ngre akuza ndaj kryeministrit Rama për përfitim të padrejtë të një prone 22.4 hektarësh toke në bregdet, por ai thotë se janë trajtuar në mënyrë të barabartë në njohjen e trashëgimisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fshati Vuno: Foto nga: Sharon Hahn Darlin/Flickr

Partia Demokratike akuzoi të premten Kryeministrin Edi Rama se ka përdorur detyrën e tij për të miratuar akte ligjore nga të cilat pjesëtarë të trungut të tij familjar kanë përfituar një pronë, 22.4 hektarë tokë në Vuno, një fshat në bregdetin e Vlorës, nga ku ka origjinën nëna e tij.

Sipas akuzave nga selia e PD-së trashëgimtarët e familjes Koleka, mbiemri i vajzërisë së nënës së kryeministrit, e kanë përfituar në mënyrë të kontestueshme nga ana ligjore, ndërsa një kuadër ligjor i miratuar nga qeveria ka lehtësuar procedurat e marrjes së pronës.

Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso në një dalje për mediat rreshtoi “faktet’ që nga një vendim i Gjykatës së Apelit Vlorë në favor të trashëgimtarëve të tjerë të kësaj prone, më pas listë shpallje të regjistrimit fillestar të pronave të vitit 2021, ku mes trashëgimtarëve figuron dhe emri Aneta Rama (Koleka) dhe një sërë VKM dhe ligjesh, të cilat ai pretendoi se përbënin “gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë”.

“Agjencia e Trajtimi të Pronave kishte refuzuar fillimisht ta regjistronte këtë pronë për shkak se nuk vërtetonte aktin e shpronësimit nga regjimi komunist pas vitit 1944”, tha Kaso, duke shtuar se ndryshimet ligjore pas vendimit të gjykatës në favor të trashëgimtarëve Koleka detyruan këtë agjenci që t’a regjistronte dhe jo ta rishqyrtonte çështjen, siç parashikonte ligji i mëparshëm.

PD po e përdor rastin si krahasim me akuzat e ngritura nga drejtësia për kreun e kësaj partie, ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është në hetim se ka ndryshuar ligjet në favor të përfitimit të direkt të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi nga privatizimi i ish-klubit sportiv “Partizani”.

Rama i hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi “përpjekje të dëshpëruar për të bërë paralele” mes rasteve, por ai pohoi se ai vetë, familja dhe fisi i tij ishin trajtuar në mënyrë të barabartë sipas ligjit.

“Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone – ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon – nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë”, pretendoi Rama në një status në rrjetin social X .

Etiketa: Aneta RamaEdi RamaIvi KasoJamarbër MallteziPartia Demokratikeregjimi komunistSali BerishaSpiro KolekaVangjel Tavo
Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.