AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A do t’u mbijetojmë 100 viteve të ardhshme?

Rreziqet ekzistenciale janë rreziqe që ose do të asgjësonin jetën inteligjente me origjinë nga Toka, ose do të kufizonin përgjithmonë dhe në mënyrë drastike potencialin e saj. Shumica e tyre – le të themi, bioterrorizmi ose ndryshimet klimatike – janë krijuar nga qeniet njerëzore dhe nuk po trajtohen nga qeveritë me ndonjë seriozitet apo urgjencë që meritojnë.

Peter SingerngaPeter Singer
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Në maj, ekspertë nga shumë fusha u mblodhën në Mal të Zi për të diskutuar “Kërcënimet ekzistenciale dhe fatkeqësitë e tjera: Si duhet t’i trajtojmë ato”. Termi “rrezik ekzistencial” u popullarizua në një ese të vitit 2002 nga filozofi Nick Bostrom, i cili e përkufizoi atë duke iu referuar rreziqeve të tilla saqë “një rezultat negativ ose do të asgjësonte jetën inteligjente me origjinë nga Toka, ose do të kufizonte përgjithmonë dhe në mënyrë drastike potencialin e saj”.

Për të vlerësuar dallimin midis rreziqeve ekzistenciale dhe fatkeqësive të tjera, merrni si shembull ndryshimet klimatike. Në disa skenarë, ngrohja globale mund ta bëjë pjesën më të madhe të Tokës shumë të nxehtë që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë atje, por Antarktida dhe disa nga rajonet më veriore të Evropës, Azisë dhe Amerikës së Veriut do të bëhen të banueshme.

Kjo do të reduktonte potencialin e jetës inteligjente në Tokë, ndoshta për mijëvjeçarë, por përfundimisht planeti do të ftohej dhe pasardhësit e të mbijetuarve do ta ripopullonin atë. Nëse këta janë me të vërtetë skenarët e rasteve më të këqija, atëherë ndryshimet klimatike, sado katastrofike të jenë, nuk janë një rrezik ekzistencial.

Në fakt, nëse serioziteti i një fatkeqësie është drejtpërdrejt proporcional me numrin e njerëzve që vret, ndryshimi midis një fatkeqësie që vret pothuajse të gjithë popullsinë njerëzore të Tokës dhe asaj që sjell zhdukjen e saj nuk do të ishte aq i madh. Për shumë filozofë të shqetësuar për rrezikun ekzistencial, megjithatë, kjo pikëpamje nuk merr parasysh numrin e madh të njerëzve që do të vinin në ekzistencë nëse speciet tona do të mbijetonin për një kohë të gjatë, por jo nëse Homo sapiens-i do të zhdukej.

Konferenca e Malit të Zi, duke iu referuar në titullin e saj “fatkeqësive të tjera”, nuk u kufizua në rreziqe ekzistenciale, por pjesa më e madhe e diskutimit ishte rreth tyre. Ndërsa sesionit të fundit të konferencës po i afronte fundi, disa nga të pranishmit menduan se çështjet që kishim diskutuar ishin aq serioze, por megjithatë kaq të neglizhuara, saqë ne duhej të kërkonim të tërhiqnim vëmendjen e publikut dhe vëmendjen e qeverive te tema. Drejtimi i përgjithshëm i një deklarate të tillë u diskutua dhe unë isha anëtar i një grupi të vogël të caktuar për ta hartuar atë.

Deklarata vë në dukje se ka rreziqe serioze për mbijetesën e njerëzimit, shumica e tyre të krijuara nga qeniet njerëzore, qoftë me dashje, si bioterrorizmi, ose pa dashje, si ndryshimet klimatike ose rreziku i paraqitur nga krijimi i një superinteligjence artificiale që nuk përputhet me vlerat tona. Këto rreziqe, thuhet më tej në deklaratë, nuk po trajtohen nga qeveritë me ndonjë seriozitet apo urgjencë që meritojnë.

Deklarata mbështet pikëpamjen e saj duke iu referuar dy pretendimeve të bëra nga Toby Ord në librin e tij të vitit 2020, The Precipice. Ord vlerësoi probabilitetin që speciet tona të zhduken në 100 vitet e ardhshme në 16-17%, ose një në gjashtë. Ai vlerësoi gjithashtu se përqindja e PBB-së botërore që njerëzimi shpenzon për ndërhyrjet që synojnë reduktimin e këtij rreziku është më pak se 0.001%.

Në një përditësim që u shfaq në korrik, Ord thotë se për shkak se provat e reja sugjerojnë se skenarët më ekstremë të ndryshimeve klimagtike nuk kanë gjasa, rreziku ekzistencial i paraqitur nga ndryshimet klimatike është më i vogël se sa ai mendonte se ishte në vitin 2020. Nga ana tjetër, lufta në Ukrainë do të thotë se rreziku i luftës bërthamore që shkakton zhdukjen tonë është më i lartë, ndërsa rreziqet nga superinteligjenca artificiale dhe pandemitë janë, sipas tij, më të ulëta në disa aspekte dhe më të larta në të tjera.

Ord e sheh fokusin te chatbot-e si një mënyrë për ta çuar AI në një drejtim më pak të rrezikshëm, sepse chatbot-et nuk janë agjentë.

Në përgjithësi, Ord nuk e ka ndryshuar vlerësimin e tij – të cilin ai e pranon se është shumë i përafërt – se ka një në gjashtë mundësi që speciet tona të mos mbijetojnë në 100 vitet e ardhshme. Ai mirëpret faktin që tani ka një interes të shtuar global për reduktimin e rreziqeve të zhdukjes dhe ofron si shembuj përfshirjen e temës në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për vitin 2021 dhe rëndësinë e saj në axhendën e grupit ndërkombëtar të ish-liderëve botërorë të njohur Të Moçmit.

Deklarata e Malit të Zi u kërkon qeverive të punojnë në mënyrë bashkëpunuese për të parandaluar fatkeqësitë ekzistenciale dhe u bën thirrje veçanërisht qeverive të vendeve të pasura që të investojnë “burime të rëndësishme” në gjetjen e mënyrave më të mira për të reduktuar rreziqet e zhdukjes njerëzore. Megjithëse deklarata nuk jep asnjë tregues se çfarë do të thotë “i rëndësishëm” në këtë kontekst, Ord ka sugjeruar diku tjetër një angazhim prej 1% të PBB-së globale për të zvogëluar rrezikun e zhdukjes së specieve tona. Kjo është një mijë herë më shumë se vlerësimi i tij për vitin 2020 mbi se sa qeveritë shpenzonin atëherë për këtë detyrë, por do të ishte e vështirë të argumentohej se është shumë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Will we Survive the Next 100 Years?

Tjetri
Që të ruani demokracinë, taksoni të pasurit

Që të ruani demokracinë, taksoni të pasurit

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.