AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Fakte jo reale”: Në gjykatë, kronistët e luftës së Kosovës mohojnë shkrimet

Një nga një, ish-luftëtarët guerilë dhe reporterët kosovarë po mohojnë librat që kanë shkruar për luftën e viteve 1998-99 përderisa prokurorët po i përdorin ato si prova për të dënuar për krime lufte ish-komandantët e UÇK-së.

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 4 prill 2023. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Livestreaming

Në kohën kur shkroi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, Skënder Zhitia nuk mund ta imagjinonte kurrë se libri i tij më vonë do të citohej nga prokurorët e krimeve të luftës që kërkonin të dënonin ish-bashkëluftëtarët e tij.

Së pari u shfaqën titujt në mediat e Kosovës që thoshin se libri i tij për Zonën Operative të Llapit gjatë luftës së viteve 1998-1999 kishte ndihmuar në akuzën ndaj e Sali Mustafës. Në dhjetor të vitit 2022, Mustafa u bë ish-pjesëtari i parë i UÇK-së që u shpallur fajtor nga gjykata në Hagë e krijuar për të ndjekur vetëm krimet e supozuara të UÇK-së gjatë dhe pas luftës.

Tani Zhitia është thirrur nga prokuroria të dëshmojë në gjykimin ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, dhe tre ish-pjesëtarëve të tjerë të lartë të UÇK-së – Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Zhitia thotë se libri i tij i botuar në bashkëpunim me Institutin e Historisë së Kosovës nuk duhet të përdoret nga gjykata dhe ai nuk është i vetmi.

Një numër autorësh tashmë kanë mohuar atë që kanë shkruar për luftën, duke hezituar të shohin pjesët e librave të tyre të përdoren për të demonstruar forcën dhe koordinimin e UÇK-së.

Librat në të shumtën paraqesin heroizmin dhe autoritetin e komandantëve të UÇK-së.

Në një intervistë për BIRN, Zhitia i qëndron asaj që shkroi, por thotë se gjykata nuk duhet t’i bëjë këtij libri “një lexim të keq”.

“Nuk e di ende se çfarë do të më pyesin, por do të them atë që qëndron”, thotë ai.

Alban Bokshi, studiues i shkencave politike që ka magjistruar në Universitetin e Sussex në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se hiperbolizimi dhe ekzagjerimi i përdorur shpesh në libra për luftën ka kontribuar në “mbulimin e së vërtetës”.

“Duke i fshehur, mohuar aspektet e ‘turpshme’ të saj, ngjarjet jo edhe aq heroike, viktimat civile dhe të mbijetuarit, është penguar njohja e luftës dhe gjërave që nuk janë përputhur me narrativën e përgjithshme heroike”, thotë Bokshi për BIRN.

“Mohimi i librave të tyre si të ekzagjeruara nga ata që gjenden në proces gjyqësor, nuk ndihmon për ta kuptuar të vërtetën. Por kjo ndoshta ndihmon të pyesim se cila qenka e vërteta pra? A gjendet ajo mes ekzagjerimit dhe mohimit?”.

Skënder Zhitia. Foto: BIRN

“Pak e ekzagjeruar”

Në shkurt, Hajrush Kurtaj, një ish-epror i Brigadës së Kaçanikut, tha në një sesion të hapur të gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve se në librin e tij, “Flaka e pashuar” kishte “përforcuar, ekzagjeruar, zbukuruar, siç do të bënte secili”.

“Në librin tim, kam shkruar siç kam dashur, jo siç ishin gjërat”, ka thënë ai. Faktet u “rritën e u zbukuruan”.

Kurtaj, shefi i Departamentit për Planifikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, pranon se ka qenë e vështirë të dëshmojë. “U ndjeva keq”, thotë ai.

I pyetur në lidhje me një pjesë të librit ku shkruhej për një “plan të UÇK-së”, rreth të cilit u fokusuan prokurorët, Kurtaj thotë se plani ishte produkt i “imagjinatës” së tij.

“Nëse do të kishte pasur një plan, do ta kisha publikuar faksimilen”, thotë ai një intervistë për BIRN në zyrën e tij.

“Unë nuk gënjeva. Por realisht, nëse flasim në terma të përgjithshëm, çdo libër në Kosovë është paksa i ekzagjeruar”, thotë Kurtaj.

“Megjithatë, librat po keqpërdoren nga gjykata për qëllime politike”.

Salih Mustafa në gjyq, gjatë dhënies së vendimit të apelit të enjten, 14 dhjetor 2023. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Livestream

Kundërshtimet e mbrojtjes

Avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar përdorimin e këtyre librave, duke përmendur faktin se autorët kanë mohuar vazhdimisht ato që kanë shkruar.

“Libri përmban shtrembërime dhe zbukurime domethënëse për të promovuar karrierën e autorit, duke e vendosur atë në pozicione dhe lidhje që ai nuk i kishte realisht”, tha për librin e Kurtajt në shkurt avokati britanik i Veselit, Ben Emmerson.

Në qershor, gazetari Nuhi Bytyci gjithashtu kërkoi nga gjykata të mos mbështetet në librin e tij, “Libri i Luftës”, duke thënë se e kishte ekzagjeruar fuqinë e UÇK-së.

“E kam portretizuar dhe përshkruar siç doja të ishte”, kishte thënë ai në gjykatë. “Duke marrë parasysh këto zbukurime e ekzagjerime, ju lutemi mos e merrni këtë libër si fakt reale sepse ato nuk janë fakte reale”, ka thënë Bytyçi.

“Unë u përpoqa ta afirmoja UÇK-në pak më shumë se ç’duhej”, tha ai. “Nuk e kam llogaritur se libri do t’i shërbente kësaj gjykate për të akuzuar ish-udhëheqësit e UÇK-së”.

Një pohim i tillë bie ndesh me recensionin e profesorit të gazetarisë, publicistit dhe ish-kryeministrit, Bajram Kosumi, ku thotë se Bytyqi ishte “bazuar në fakte dhe dokumente konkrete”. Në vitin 2018, Bytyqi u dekorua nga Thaçi me medalje presidenciale.

I pyetur për dëshminë e tij, Bytyqi tha se “i qëndron asaj” që ka thënë në gjykatë. “Nuk dua që gjykata ta konsiderojë librin tim si provë’, thotë ai për BIRN.

Një autor tjetër, ish-pjesëtari i UÇK-së, Ilaz Kadolli, gjithashtu nuk preferon që libri i tij “Syri i shqiponjës” të përdoret nga gjykata. Por libri po citohet nga prokurorët. “Në librin tim, mund të shihni se disa gjëra janë marrë nga burime të pakonfirmuara dhe nuk mund të përdoren si provë”, tha ai për BIRN përmes telefonit, duke treguar se ishte në Francë dhe kishte probleme shëndetësore që e pengojnë të flasë më shumë.

Hajrush Kurtaj. Foto: BIRN

Njëri nga të akuzuarit, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, gjithashtu ka kërkuar që libri i tij, “Kthesa e madhe”, të mos përdoret si provë, pasi prokurorët cituan një pjesë për komunikimet e përditshme telefonike brenda UÇK-së.

“Ju lutemi mos abuzoni me shënimet e mia”, i tha ai gjykatës. “Shënimet e mia për të shkruar librin janë përdorur nga prokuroria, por ato nuk janë prova”.

Avokati Emerson, gjithashtu ka kundërshtuar, duke thënë se “autori tashmë ka treguar se nuk është një dokument që mund të merret si provë e saktë. Nuk mund të bazoheni në diçka të kundërt me atë që ai e tha në gjykatë, pasi nuk është dokument”.

Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në dëshminë e tij ka treguar se shtabi ishte shpesh nuk dinte për veprimet e ndërmarra nga komandantët rajonalë. Ai ka theksuar se ofensivat serbe e bënin të pamundur për krerët e UÇK-së që të ushtronin kontroll të plotë mbi të gjitha njësitë në terren, duke vënë në dyshim edhe librin e Krasniqit.

“Nga ajo që po lexoj dhe që kam mundur të shoh, përmbajtja e librave nuk përputhet me realitetin”, ka thënë Zyrapi. “Pavarësisht se kush e ka shkruar këtë, Jakup Krasniqi apo tjerë, kjo nuk është në përputhje me realitetin. Po flas në realitet për atë se çka e kam gjetur në atë kohë prej majit ‘98 e deri në fund”.

Përtej ndikimit të tyre në kërkimin e drejtësisë, Abit Hoxha, ligjërues  dhe studiues i drejtësisë tranzicionale në Universitetin e Agderit në Norvegji, thotë se libra të tillë kanë përfituar nga një boshllëk në qasjen e shtetit ndaj historisë së Kosovës, duke dëmtuar mënyrën se si lufta kujtohet dhe interpretohet.

“Autorët që mohojnë librat dhe interpretimin e tyre të ngjarjeve, në veçanti, kanë kontribuar në keqinterpretimin e së kaluarës dhe padyshim vazhdojnë të dëmtojnë paraqitjen e luftës dhe të vërtetave në Kosovë”, thotë Hoxha për BIRN.

“E gjithë lufta është kondensuar kryesisht në video dhe libra historikë jozyrtarë të heroizuar dhe shkruar në një format dikotomik”, thotë ai. “Praktika të tilla kanë ndikuar dhe do të vazhdojnë të ndikojnë në memorializimin e luftës në të gjitha aspektet e saj”.

Etiketa: Dhomat e SpecializuaraHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veselikrime luftelufta ne KosoveSalih MustafaUCK
Tjetri
Kritikët: Orban po e përdor krizën e koronavirusit për të forcuar pushtetin e tij

Një BE parimore dhe e fuqishme

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.