AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një BE parimore dhe e fuqishme

Në një botë të përkufizuar gjithnjë e më shumë nga lojërat e pushtetit gjeopolitik dhe realpolitika, autoriteti moral dhe përkushtimi i BE-së ndaj qeverisjes së bazuar në vlera shihen gjithnjë e më shumë si piktoreske dhe joefikase. Mungesa e lidershipit vizionar dhe kohezionit vetëm sa e kanë komplikuar problemin.

Ana PalaciongaAna Palacio
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri hungarez Viktor Orban. Foto: Flickr.

Sa herë që evropianët kthehen nga pushimet e tyre verore, thirrjet për një rishikim strukturor të Bashkimit Evropian janë praktikisht të pashmangshme. Ky vit nuk do të jetë ndryshe, megjithëse shtysa për ndryshim mund të jetë më e fuqishme se kurrë.

BE-ja po përballet me sfida të shumta të frikshme – madje edhe ekzistenciale. Lufta kërcënon në pragun e saj, konkurrenca ekonomike është me vonesë dhe dhe polarizimi i thellë social vazhdon. Pasiguria politike në Francë dhe pavendosmëria në Gjermani komplikojnë brishtësinë e BE-së, pikërisht kur një tranzicion i paparashikueshëm lidershipi në Shtetet e Bashkuara, i cili kërcënon të sjellë një periudhë të zgjatur izolacionizmi amerikan, i lë Evropës me pak zgjidhje, përveçse të marrë fatin e saj në duart e veta.

BE-ja ka arritur të kapërcejë ngjarje të rënda në vitet e fundit, nga krizat e borxhit sovran deri te tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar. Por, në mjedisin e sotëm gjeopolitik, ajo është e dobët, vulnerabël dhe e papërgatitur për të përballuar sfidat me të cilat përballet. Ndikimi i qëndrueshëm i forcave populiste – të cilat i transformojnë në armë shqetësimet mbi emigracionin e paligjshëm dhe sfidojnë haptazi unitetin evropian – është një nga arsyet kryesore.

Për shembull, kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili ka udhëhequr qeverinë e Hungarisë që nga viti 2010 (pasi ka mbajtur më parë detyrën nga 1998-2002), me sa duket e ka bërë misionin e tij të gërryejë sundimin e ligjit në Hungari dhe në mbarë BE-në, duke minuar kohezionin evropian. Dhe muajin e kaluar, qeveria e tij mori presidencën e radhës të Këshillit të BE-së.

Brenda disa ditësh, Orban kreu vizita të papritura në Kiev, Moskë dhe Pekin, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë – një përpjekje e qartë si për të shfrytëzuar aparatin institucional të BE-së edhe për ta minuar atë strategjikisht. Ai gjithashtu mori pjesë – përsëri, pa koordinim apo paralajmërim – në samitin e Organizatës së Shteteve Turke, e cila përfshin si “vëzhguese” Republikën Turke të panjohur të Qipros Veriore.

Liderët e BE-së u përpoqën të sqaronin se Orban nuk kishte mandat për të përfaqësuar Bashkimin Evropian nga jashtë, e jo më për të negociuar çdo lloj marrëveshjeje paqeje në Ukrainë. Për të nënvizuar se Orbán po vepronte jashtë radhe, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i hoqi Hungarisë të drejtën për të pritur takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes – normalisht detyrën e presidentit të Këshillit të BE-së.

I pashqetësuar, Orban vazhdoi duke njoftuar një sistem të ri vizash të shpejta që do t’u mundësonte qytetarëve të tetë vendeve, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, të hynin në Hungari pa kontrolle sigurie, duke rritur frikën për integritetin e zonës Shengen dhe sigurinë e BE-së më gjerësisht. Orban ka kërkuar gjithashtu, së bashku me homologët e tij në Sllovaki, të përdorin mekanizmat e BE-së për ta detyruar Ukrainën t’i japë fund ndalimit të saj për tranzitin e naftës ruse përmes tubacionit Druzhba që kalon nëpër territorin e saj. Së fundmi, Hungaria bllokoi një deklaratë të përbashkët të BE-së mbi “parregullsitë” e zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, duke bërë që Borrell të lëshonte një deklaratë të veçantë.

Liderët e BE-së mund të bëjnë çfarëdolloj kontrolli dëmi që dëshirojnë, por Orban po e arrin qëllimin e tij për ta bërë Bashkimin të duket konfuz, të papajtueshëm dhe të dobët. Pasi ka përvetësuar mësimet kryesore të epokës sovjetike, ai e di se perandoritë dhe institucionet fillojnë të lëkunden sapo të bëhen objekt talljeje.

Kjo ka kontribuar në rritjen e përshtypjes se në një botë të përkufizuar gjithnjë e më shumë nga lojërat e pushtetit gjeopolitik dhe realpolitika, autoriteti moral i BE-së dhe përkushtimi ndaj qeverisjes së bazuar në vlera janë të çuditshme dhe joefektive – relike të së shkuarës. Mungesa e lidershipit vizionar dhe kohezionit midis anëtarëve kryesorë thjesht e kanë komplikuar problemin.

Jo vetëm që motorit dikur të fuqishëm franko-gjerman të integrimit evropian i kanë shteruar energjitë; Mandati i ri i Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen – të cilin ajo e siguroi duke krijuar një platformë të paqartë që kërkonte t’i bënte thirrje një spektri të gjerë interesash – duket se nuk ka gjasa të sjellë ndryshim të thellë. Në këtë sfond, krijimi i një vizioni koherent për çështje kritike si konkurrenca, inovacioni dhe mbrojtja do të jetë i vështirë. Ata që mund të përfitojnë më shumë nga kjo situatë janë prishësit, si Orban, të cilët kanë mësuar se si të shfrytëzojnë përçarjen dhe paqartësinë.

Gjatë krizave të kaluara – nga negociatat e Brexit-it deri te marrëdhëniet e mëparshme të BE-së me Hungarinë mbi sulmet e Orban ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës – BE-ja është mbështetur kryesisht në një qasje legaliste dhe teknokratike, e cila shpesh e ka lënë atë në një situatë më të keqe. Por thirrjet që BE-ja të fillojë të flasë “gjuhën e pushtetit” kanë mbetur të padëgjuara. Dhe ndërsa propozimet për forcimin e mandatit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë janë avancuar, ato janë thjesht pak më shumë se ndryshime estetike.

Që të ringrihet në këmbë, BE-ja duhet të veprojë me urgjencë dhe vendosmëri, edhe nëse kjo përfshin konfrontime të pakëndshme me shtetet anëtare. Dhe për të lulëzuar në botën e sotme dhe të nesërme, ajo duhet, edhe një herë, të konfirmojë veten si një partner i domosdoshëm për SHBA-në.

Kjo do të thotë se ajo duhet të forcojë ekonomisë së saj, jo më pak përmes inovacionit. Do të thotë gjithashtu se duhet të ndjekë këshillën e ish-Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Robert Gates, për t’u angazhuar në mënyrë më efektive me brezat e rinj të amerikanëve. Forcimi i imazhit të BE-së, i cili shpesh shihet më negativisht se shtetet anëtare individuale, është thelbësor.

Me presidentin e SHBA-së Joe Biden tani në vështirësi, Ukraina dhe Evropa kanë hyrë në një periudhë vulnerabiliteti. Sulmet hibride të Rusisë mund të përshkallëzohen në muajt e ardhshëm, duke paraqitur  kështu një sfidë të rëndësishme për BE-në, veçanërisht me Orban-in në krye të Këshillit. Nëse zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA e kthejnë Donald Trump-in në Shtëpinë e Bardhë, presioni për një “paqe të negociuar” në Ukrainë mund të intensifikohet, duke prishur më tej një peizazh gjeopolitik tashmë të brishtë.

BE-ja gjendet përballë një zgjedhje të ashpër: ose mund të vazhdojë të lejojë forcat e brendshme dhe të jashtme ta dobësojnë atë, ose mund të veprojë me guxim për të rimarrë integritetin e saj dhe për të forcuar ndikimin e saj. Nga inkurajimi i inovacionit dhe forcimi i sundimit të ligjit deri te krijimi dhe zbatimi i një vizioni të përbashkët të politikës së jashtme, BE-ja duhet të demonstrojë se mund të jetë edhe parimore dhe e fuqishme, ose rrezikon të mbetet pas.Top of Form

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. A Principled and Powerful EU

Etiketa: Bashkimi EvropianJosep BorrellLufta Rusi-UkraineUrsula von der LeyenViktor Orban
Tjetri
“Turistë të përgjuar”: Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit

“Turistë të përgjuar”: Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.