AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e grupit të kultivimit të kanabisit në Shkodër

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet ndaj 23 personave të akuzuar për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike në Shkodër, përfshirë edhe një duzinë gra që punonin në parcelat e kanabisit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:48 | 21/08/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Serat me kanabis në Bajzë. Foto:Emi Kalaja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën më 21 gusht përfundimit e hetimeve dhë dërgimin për gjykim të një çështje penale në ngarkim të 23 personave të akuzuar për kultivim dhe përpunim të bimëve narkotike, mes të cilëve edhe 12 gra që punonin në parcelat me kanabis.

Në qershor të vitit 2022, policia lokale e Shkodrës zbuloi në fshatin Vallas të njësisë administrative Oblikë në Shkodër parcela të mbjella me rreth 32 mijë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, si dhe ushtroi kontrolle në ambjente të tjera ku u gjetën 246 kilogramë kanabis në proces tharje.

Sipas prokurorisë, si organizator i kultivimit të bimëve narkotike akuzohet Arian Popa. Të pandehurit Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela dhe Afrim Dahati provohen të kenë qenë pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal.

Ndërsa Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani akuzohen se kanë kryer procesin e përpunimit të bimëve narkotike, deri në përftimin e produktit përfundimtar dhe ato akuzohen vetëm për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, në tetor po të vitit 2022 janë ushtruar kontrolle në dy banesat e vëllezërve Pjetër dhe Roland Gjoni, si edhe të babait të tyre në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, në Bashkinë Shkodër. Në banesat e tyre gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës kanë qenë disa gra duke punuar. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 86 kg lëndë narkotike e tharë dhe në proces tharje. Si organizator i kësaj veprimtarie akuzohet Pjetër Gjoni. Ndërsa të pandehurit Roland dhe Fabion Gjoni akuzohen se kanë qenë pjesëmarrës në veprimtarinë e kundërligjshme. Si pjesëmarrëse në këtë grup kriminal akuzohet dhe e pandehura Danjela Hasani, mbi të cilën rëndon dhe akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kurse të pandehurat Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar vetëm për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Etiketa: Afrim DahatiArben UruçiArdjan TahiriBesar LejthizaErmis SelaIzmir DahatiKultivimi i kanabisitProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSamet Dahati
I mëparshmi

KPA u nda në rrëzimin e vendimit për gjyqtarin në pension, Petraq Çurri

Tjetri

SPAK sekuestron llogari të Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë për abuzim me fondet e BE

Tjetri
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

SPAK sekuestron llogari të Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë për abuzim me fondet e BE

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.