AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Organizatat e mediave shprehin shqetësim për publikimin e videove të dhunshme

Organizatat e mediave në Shqipërisë i shohin me shqetësim rastet e fundit të publikimit të videove me përmbajtje dhune, ku protagonistë janë qytetarë të zakonshëm, dhe u kërkojnë mediave të jenë të kujdesshme në mbrojtjen e dinjitetit dhe privatësisë së qytetarëve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixabay

Një nga lagjet më të populluara të Tiranës u trondit me datë 19 gusht, pasi një oficer i policisë së Kufirit, Fatjon Goxhara plagosi me armë zjarri një shtetas tjetër në mes të rrugës në orët e mesditës.

Ngjarja u trajtua gjerësisht nga media për shkaqet që çuan në këtë krim, por ajo që tronditi dhe më shumë opinionin ishte publikimi i një video me përmbajtje sensitive, që autori i krimit i kishte bërë viktimës pasi e kishte qëlluar.

Kjo video u shpërnda në media dhe u publikua në shumë portale online, por dhe nga televizionet në edicionet informative, pasi autori u dorëzua në polici disa ditë pas ngjarjes.

Ky nuk ishte rasti i veçuar, pasi të hënën një tjetër video ku dy vajza shihen që dhunojnë një vajzë tjetër në një restorant të Tiranës u publikua po ashtu në media, ndërkohë që ngjarja e ndodhur disa javë më parë është në hetim dhe autoret e krimit nuk janë kapur akoma nga policia.

Policia e Shtetit mohoi që video të ishte shpërndarë nga punonjës të saj apo ekzistencën e një pretendimi të tillë në një përgjigje për BIRN*.

“Të dy ngjarjet që përmenden në kërkesën tuaj janë referuar nga Policia e Shtetit në prokurori, së bashku me materialet procedurale, dhe janë nën hetim nga ky organ,” tha  Elton Metaj, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun.

Ndërkohë, publikimi i tyre ka ringritur shqetësimin te organizatat e mediave për shkelje të etikës gazetareske dhe cenim të dinjitetit të njeriut.

Në një deklaratë publike Instituti i Medias Online dhe Sociale (IMOS Albania) shpreh shqetësim dhe thotë se publikimi i tyre nuk është në shërbim të interesit publik.

“Kjo organizatë u bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, kryeredaktorëve dhe menaxherëve të portaleve dhe faqeve të njohura online, përfshirë ëeb-faqet e televizioneve, që të respektojnë etikën dhe të heqin postimet për videon e plagosjes me armë zjarri të shtetasit L.K nga një efektiv policie dhe të shtetases K.P nga dy shtetase të tjera”, shkruhet në reagim.

Edhe aktivistë të tjerë të medias e quajnë të pavend publikimin e këtyre pamjeve dhe kërkojnë nga kolegët e tyre që të udhëhiqen nga interesi publik dhe jo nga klikimet.

Gazetari Isa Myzyraj nga “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” i tha BIRN-it se “në të gjitha rastet gazetarët dhe mediat duhet të respektojnë jetën e njeriut, dhe dinjitetin e tij”.

“Nuk është në interesin publik transmetimi i i këtyre materialeve që në dukje janë për të thithur klikime, ndërkohë që personi që i ka shpërndarë ato fillimisht e që është detyrimisht një zyrtar shtetëror duhet të mbahet përgjegjës për shkeljen e një sërë ligjesh”, shtoi ai.

Edhe Blerjana Bino, nga “Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt”, kërkon nga mediat që të kenë përparësi mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit të njerëzve dhe të raportojnë në mënyrë etike dhe profesionale.

“Kur identitetet e viktimave ekspozohen ose kur ata shfaqen në situata që cenojnë dinjitetin e tyre, mediat nuk po  raportojnë një ngjarje, por po krijojnë mundësinë që këta individë të bëhen viktima të dyfishta”, i tha ajo BIRN-it duke shtuar se në këto raste, viktimat “janë të ekspozuar ndaj gjykimit publik, stigmatizimit dhe turpërimit”.

Sipas saj, ky lloj “gjyqi publik” është i papranueshëm dhe i padrejtë, duke u përballur me pasoja të rënda për shëndetin mendor dhe emocional të viktimave apo familjarëve.

Bino sugjeron që redaksitë e mediave të rishikojnë praktikat e tyre të punës dhe dhe të sigurojnë që publikimet e tilla të trajtohen me kujdes të veçantë, duke respektuar parimet e etikës dhe të drejtave të njeriut.

Videot gjenden edhe në platformat online të mediave të rëndësishme kombëtare si Top Channel dhe Tv Klan.

Robert Rakipllari, drejtor i Informacionit në Top Channel i tha BIRN-it se vendimi për publikim ishte udhëhequr nga arsye profesionale të transparencës mbi ngjarjen dhe se video ishte edituar për të mbrojtur identifikimin e viktimës.

“Censurimi i një dinamike aq të rëndësishme të ngjarjes, që flet edhe për motivet e krimit, në momentin kur ne e disponojmë si informacion, do të kishte qenë joprofesionale,” tha Rakipllari.

“Aq më tepër kur kemi të bëjmë me një ngjarje e cila përfshin një efektiv të policisë dhe rreth të cilës mund të ketë përpjekje për mbulim ose devijim të informacionit, ne jemi edhe më të kujdesshëm për t’i mbuluar të gjitha dinamikat”, arsyetoi Rakipllari.

Sipas tij, televizioni është kujdesur që editimi i i videos të hedhë dritë mbi elemente të audios që jepnin informacion për motivin e krimit.

“Gjykimi për këtë rast ka qenë pra thelbësisht profesional dhe preokupimi etik është konstant në punën tonë jo vetëm në raport me këtë ngjarje”, përfundoi ai.

Por, krejt ndryshe mendon Fatos Hakorja, kryeredaktor i Tv Klan, i cili i tha BIRN-it se redaksia kishte vendosur që të mos lejonte publikimin e videove gjatë edicionit të lajmeve.

“Vendosëm të mos i publikojmë sepse përbëjnë zero interes për publikun, lejojnë denigrim të viktimës, përveç faktit së përmbajnë pamje sensitive”, tha ai.

Por Hakorja nuk dha një arsyetim se pse këto pamje ishin ndërkohë të publikuara në platformën online të këtij televizioni.

“Platforma online është e ndarë nga televizioni dhe secili drejtues redaksie e gjykon vetë vendimin nëse duhet lejuar publikimi apo jo në raste të tilla”, përfundoi ai.

*Shkrimi u përditësua për të reflektuar përgjigjen e Policisë së Shtetit, e cila mbërriti në redaksi pas publikimit. 

Etiketa: Blerjana BinoFatos HakorjaIMOS AlbaniaIsa MyzyrajPolicia e ShtetitRobert RakipllariTop ChannelTV Klan
Tjetri
“Kërkon ndërhyrje urgjente”: Qeveria pranon problemet në sistemin shëndetësor

“Kërkon ndërhyrje urgjente”: Qeveria pranon problemet në sistemin shëndetësor

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.